Shko te përmbajtja

Nico Schlotterbeck

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Nico Schlotterbeck
Schlotterbeck në nxehje me Borussia Dortmundin në vitin 2023
Informacioni personal
Emri i plotë Nico Cedric Schlotterbeck[1]
Data e lindjes 1 dhjetor 1999 (26 vjeç)[1]
Vendi i lindjes Waiblingen, Gjermani
Gjatësia 1.91 m (6 ft 3 in)[1]
Pozicioni(et) Qëndër-mbrojtës
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
Borussia Dortmund
Numri 4
Karriera me të rinjtë
0–2007 SG Weinstadt
2007–2014 Stuttgarter Kickers
2014–2015 VfR Aalen
2015–2017 Karlsruher SC
2017–2018 SC Freiburg
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2018–2020 SC Freiburg II 25 (2)
2019–2022 SC Freiburg 49 (4)
2020–2021Union Berlin (huazim) 16 (1)
2022– Borussia Dortmund 84 (6)
Karriera ndërkombëtare
2017 Gjermania U18 1 (0)
2017–2018 Gjermania U19 2 (0)
2018 Gjermania U20 3 (0)
2019–2021 Gjermania U21 13 (3)
2022– Gjermania 20 (0)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 23:13, 30 mars 2025 (UTC)
‡ Ndeshjet dhe golat me kombëtaren, të sakta prej datës 18:05, 24 mars 2025 (UTC)

Nico Cedric Schlotterbeck (lindur më 1 dhjetor 1999) është një futbollist profesionist gjerman i cili luan si qëndër-mbrojtës për klubin gjerman Borussia Dortmund dhe kombëtaren gjermane.

Schlotterbeck e nisi karrierën e tij me Freiburgun, duke debutuar fillimisht me ekipin e dytë. Në vitin 2019, ai u bë pjesë e ekipit të parë, duke qënë pjesë për tre vite. Gjatë kësaj kohe, ai u huazua për një sezon te Union Berlini. Në vitin 2022, ai u ble nga Dortmundi.

Schlotterbeck ishte pjesë e kombëtares gjermane nën-21 që fitoi UEFA Kampionatin Evropian në vitin 2021. Ai debutoi me ekipin e parë në vitin 2022 dhe dy vite më pas mori pjesë në UEFA Euro 2024.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Schlotterbeck bëri debutimin e tij zyrtar me ekipin e parë të Freiburgut më 9 mars 2019 në fitoren 2–1 kundër Hertha BSC, duke u aktivizuar si zëvëndësues në pjesën e dytë.[2] Në sezonin e tij të dytë, Schlotterbeck u aktivizua në vetëm 13 ndeshje në Bundesligë.

Më 31 korrik 2020, Schlotterbeck u huazua për një sezon te Union Berlin po në Bundesligë.[3] Gjatë kohës së tij me ekipin kryeqytetas, ai u aktivizua në 16 ndeshje në kampionat dhe një në kupë, duke shënuar dy gola. Goli i tij i parë në Bundesligë erdhi më 16 shtator 2020 në barazimin 1–1 kundër Borussia Mönchengladbach e cila ishte debutimi i tij me klubin.[4]

Pas rikthimit të tij te Freiburgu, Schlotterbeck e fitoi menjëherë vendin e titullarit, duke luajtur 32 ndeshje në kampionat në sezonin 2021–22. Ai gjithashtu ishte protagonist në ecurinë e ekipit në kupë, duke u shpallur lojtari i ndeshjes në finalen e humbur me penallti kundër RB Leipzig.[5]

Borussia Dortmund

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 2 maj 2022, Borussia Dortmundi njoftoi se kishte arritur transferimin e Schlotterbeck në një marrëveshje pesë-vjeçare.[6] Shuma e transferimit u raportua të ishte 25 milion €.[7] Në sezonin e tij të parë në Signal Iduna Park, Schlotterbeck dhe Dortmundi e humbën në kampionatin në javën e fundit pasi dështuan të fitonin në shtëpi kundër Mainz 05, në një ndeshje ku Schlotterbeck nuk u aktivizua.[8]

Në sezonin 2023–24, Schlotterbeck ishte titullar i padiskutueshëm në kampionat, duke u aktivizuar në 33 ndeshje. Ai kishte mesataren më të lartë të ndërhyrjeve të sakta në Bundesligë me 71%, duke rikuperuar zotërimin e topit për ekipin e tij 240 herë.[9]UEFA Ligën e Kampioneve, Schlotterbeck u aktivizua në 12 nga 13 ndeshje të mundshme, me Dortmundin që arriti finalen për herë të parë pas 11 vitesh; në finale, ai luajti si titullar në mbrojtje përkrah Mats Hummels, por Dortmundi u mposht 2–0 nga Real Madridi.[10]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Schole u thirr për herë të parë në kombëtaren gjermane nga trajneri Hansi Flick gjatë fushatës kualifikuese të FIFA Kupës së Botës 2022.[11] Ai bëri debutimin e tij zyrtar më 27 mars 2022 në ndeshjen miqësore kundër Izraelit.[12] Në nëntor të atij viti, Schlotterbeck ishte një nga 26 lojtarët e thirrur për të luajtur në Kupën e Botës në Katar.[13]

Në maj 2024, Schlotterbeck ishte pjesë e ekipit gjerman që mori pjesë në UEFA Euro 2024.[14]

Schlotterbeck vjen nga familje futbollistësh: vëllai i tij Keven aktualisht luan me FC Augsburgun kur daja e tij Neils luajti në vitet 1990' me disa klube në shtete si Gjermania, Kuvaiti dhe Qipro.[15][16]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Përditësuar më 25 janar 2025[17]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga DFB-Pokal Evropa Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
SC Freiburg II 2018–19 Regionalliga Südwest 242242
2019–20 Regionalliga Südwest 1010
Gjithsej 252252
SC Freiburg 2018–19 Bundesliga 400040
2019–20 Bundesliga 13010140
2021–22 Bundesliga 32460384
Gjithsej 49470564
Union Berlin (huazim) 2020–21 Bundesliga 16111172
Borussia Dortmund 2022–23 Bundesliga 284308[a]0394
2023–24 Bundesliga 3323012[a]0482
2024–25 Bundesliga 160207[a]0250
Gjithsej 776802701126
Gjithsej karriera 1671316127021014
  1. 1 2 3 Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
Përditësuar më 19 nëntor 2024[18]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtarVitiNdshGola
Gjermania 202280
202330
202470
Gjithsej180
SC Freiburg
Borussia Dortmund
Gjermania nën-21
  • Ekipi i Turnamentit i UEFA Kampionatit Evropian nën-21: 2021[22]
  • Ekipi i Sezonit i Bundesligës: 2021–22,[23] 2022–23[24]
  • Ekipi i Sezonit i Bundesligës nga kicker: 2021–22[25]
  1. 1 2 3 "FIFA World Cup Qatar 2022 – Squad list: Germany (GER)" (PDF) (në anglisht). FIFA. 18 dhjetor 2022. fq. 13. Marrë më 26 tetor 2024.
  2. "Herthas Unglücksrabe heißt Ibisevic". Kicker.de (në gjermanisht). kicker-sportmagazin. 9 mars 2019. Marrë më 16 mars 2019.
  3. "N ico Schlotterbeck Joins 1.FC Union Berlin on Loan". Last Word On Football (në anglisht). 31 korrik 2020. Marrë më 31 korrik 2020.
  4. "Borussia Mönchengladbach vs. Union Berlin 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 26 shtator 2020. Marrë më 14 prill 2025.
  5. Perform Media Deutschland GmbH (22 maj 2022). "SC Freiburg – RB Leipzig, Stimmen zum DFB-Pokalfinale: Man darf den alten Trainer nicht schlecht machen". spox.com (në gjermanisht). Marrë më 31 maj 2022.
  6. "BVB signs Nico Schlottbeck" (në anglisht). Borussia Dortmund. 2 maj 2022. Marrë më 2 maj 2022.
  7. Paul Johnson (3 maj 2022). "Borussia Dortmund Sign Nico Schlotterbeck from Freiburg for €25m". SB Nation (në anglisht). Marrë më 3 maj 2022.
  8. "Dortmund let Bundesliga title slip as Bayern are crowned Champions" (në anglisht). Sky Sports. 28 maj 2023. Marrë më 20 shkurt 2025.
  9. "Statistik beweist: Tackling-Monster Schlotterbeck wurde in den EM-Kader absolut verdient berufen!" (në gjermanisht). Tribuna.com. 14 maj 2024.
  10. Mark Pettit (1 qershor 2024). "Real Madrid win ChampionsLeague: Carvajal and Vinícius Júnior see off Dortmund" (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 2 qershor 2024. Marrë më 2 qershor 2024.
  11. "Bundestrainer Flick beruft drei Neulinge und fünf Rückkehrer". dfb.de (në gjermanisht). Federata Gjermane e Futbollit. 27 gusht 2021. Marrë më 6 shtator 2021.
  12. "Flick on Schlotterbeck's Germany debut: "Hopefully, it will be a good lesson for him"". Bulinews (në anglisht). 27 mars 2022. Marrë më 31 maj 2022.
  13. "Flick beruft Moukoko, Füllkrug und Götze in WM-Kader". dfb.de (në gjermanisht). Federata Gjermane e Futbollit. 10 nëntor 2022. Marrë më 10 nëntor 2022.
  14. "UEFA Euro 2024: All squads and players full list". Olympics.com (në anglisht). 7 qershor 2024. Marrë më 7 qershor 2024.
  15. "Keven Schlotterbeck". scfreiburg.com (në gjermanisht). SC Freiburg. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2018. Marrë më 3 shkurt 2019.
  16. Daniela Frahm (14 mars 2019). "SC mit einem Schlotterbeck – oder auch mit zwei". Kicker.de (në gjermanisht). kicker-sportmagazin. Marrë më 16 mars 2019.
  17. "Nico Schlotterbeck" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 27 janar 2025.
  18. "Nico Schlotterbeck". EU-Football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 27 janar 2025.
  19. "DFB-Pokal 2021/22, Finale in Berlin: SC Freiburg 2:4 RB Leipzig: Takt. aufstellung". kicker.de (në gjermanisht). Olympia-Verlag. Marrë më 21 maj 2022.
  20. Phil McNulty (1 qershor 2024). "Real Madrid 2–0 Borussia Dortmund" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 1 qershor 2024.
  21. "Germany beat Portugal for third U21 EURO title" (në anglisht). UEFA. 6 qershor 2021. Marrë më 6 qershor 2021.
  22. "Under-21 EURO Squad of the Tournament" (në anglisht). UEFA. 7 qershor 2021. Marrë më 21 qershor 2021.
  23. "The EA Sports Bundesliga Team of the Season 2021/22 is here!" (në anglisht). Bundesliga. 13 maj 2022. Marrë më 13 maj 2022.
  24. "The official Bundesliga Team of the Season 2022/23" (në anglisht). Bundesliga. 13 maj 2023. Marrë më 18 maj 2023.
  25. "Sechs Klubs vertreten: Die kicker-Elf der Saison 2021/22". kicker.de (në gjermanisht). 26 maj 2022. Marrë më 15 nëntor 2022.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]