Kërceni tek përmbajtja

Nijazi Kuqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Njazi Kuqi
Personal information
Emri i plotë Njazi Kuqi
Data e lindjes 25 mars 1983 (42 vjeç)
Vëndi i lindjes Vushtrri, Kosovë
Gjatësia 1.93 m (6 ft 4 in)
Pozicioni(et) Sulmuesi (futboll)
Informacioni i skuadrës
Skuadra aktuale
PK-35 Vantaa
Number 99
Karriera rinore
1998–1999 FinnPa
1999–2000 MP
2001 Kapa-51
Karriera e lartë*
Vitet Team Apps (Gls)
2002–2005 FC Lahti 53 (16)
2005–2006 Birmingham City F.C. 0 (0)
2006Blackpool F.C. (huazim) 4 (0)
2006Peterborough United (huazim) 1 (0)
2006 FC Groningen 0 (0)
2007–2008 FC Carl Zeiss Jena 1 (0)
2008–2010 TuS Koblenz 52 (11)
2010 Stevenage F.C. 1 (0)
2010 Dundee F.C. 3 (0)
2011 Turun Palloseura 21 (8)
2011–2012 Panionios G.S.S. 24 (10)
2012–2013 Atromitos F.C. 24 (1)
2014 F.C. Pro Vercelli 1892 8 (0)
2014 Olympiacos Volou 1937 F.C. 8 (3)
2015 SG Sonnenhof Großaspach 7 (0)
2016– PK-35 Vantaa 1 (2)
Karriera ndërkombëtare
2005–2013 Finlanda 12 (5)
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve

Nijazi Kuqi (lindi më 25 mars 1983 në Vushtrri) është futbollist kosovarë, por me nënshtetësi finlandeze i cili luan për skuadrën PK-35 Vantaa si sulmues. Nijazi është vëllai i Shefki Kuqit.

Nijazi e filloi karrierën e tij nga viti 2002, duke kaluar tri vite në skuadrë FC Lahti. Në janar 2005, ai nënshkroi për skuadrën Birmingham City F.C.. Në gjysmën e sezonit 2005-2006, Nijazi u dërgua në Blackpool F.C. si huazim. Në mars 2006, ai shkoi edhe një herë si huazim, por këtë herë në skuadrën Petersborough United F.C. deri në fund të sezonit.

Në qershor 2006, ai shkoi si transfer në skuadrën FC Groningen. Ai u largua në gusht 2006, për shkak të një konfliktit. Gjashtë muaj më vonë, Nijazi nënshkroi një kontratë për 18 muaj në skuadrën FC Carl Zeiss Jena. Në vitin 2008, ai nëshkroi një kontratë për tre vjetë në skuadrën TuS Koblenz. Në mars 2010, ai luajti për herë të fundit për këtë skuadër kundër Rot-Weiß Oberhausen.

Në shtator 2010, ai nënshkroi për skuadrën Dundee F.C. me kontratë një vjeçar. Më 28 mars 2011, ai shkoi për të luajtur për skuadrën TPS Turku, ku gjatë sezonit 2011, ai shënoi tetë gola. Në shtator 2011, ai shkoi për të luajtur për skuadrën Panionios G.S.S..