Nikolin Xhoja
Nikolin Xhoja (1926-1987) lindi ne Brindisi te Italisë, me 12 maj. Qysh ne radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare, ku mori pjese aktivisht, luajti me grupet teatrore te njësiteve luftarake. Ne grupin filodramatik partizan ne Kosove, si një nder aktoret kryesore te njësisë ushtarake, dha shume shfaqje ne qytetet e Gjakovës, Sanxhakut, Mitrovicës, Gostivarit, Ohrit, me skeçet dhe komeditë e shkurtra si Daj Ceni, Kepucari, Po vijnë partizanet etj.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas çlirimit te vendit dhe kthimit ne Durrës, vijoi te luante me tej si aktor amator pranë grupit qendror te Shtëpisë te Kulturës. Është nga aktoret themelues te teatrit “Aleksandër Moisiu” te Durrësit, me 11 janar 1955. Roli i tij i pare si aktor profesionist ishte ai i Kostës ne komedinë Vajza nga fshati e Fatmir Gjatës. Ka luajtur 54 role ne teatër, kryesisht te planit komik e satirik, gjithashtu ne 11 premiera te estradës se Durrësit si dhe ne 7 filma artistike. Një nga arritjet e tij me te spiakatura, gjerazi e njohur ne aktrimin shqiptar, ishte roli i Qazim Mulletit ne komedinë Prefekti (1968) e Besim Levonjes. Ai njëmendësoi plot shpoti dhe mjete te holla humoristike fytyrën e kuislingut, e frikacakut, sidomos atë te zyrtarit te korruptuar e sharlatan, fale nej përshtatjeje qe e bënte edhe me te dukshme sjelljen dyfytyrëshe : mburrjen dhe panikun, kinse ndershmërinë dhe natyrën prej grabitqari, vrazhdësinë dhe shpirtin gjoja prej babaxhani. Me këtë rol loja e N. Xhojes mbërriti ne një nga vlerat sipërore te aktrimit shqiptar, i barasvlershëm me cilësinë aktoriale te Mihal Popit pot e ky rol.
Me pas vijoi me rolin e Podgolisenit ne komedinë Martesa te Gogolit, e cila mbetet ne fondin e figurave shpotitëse me te realizuara te karrierës se tij, e luajtur me vërtetësi e hijeshi komike. Dhuntitë prej komiku te talentuar u shfaqen ne ploteri edhe ne interpretimin e dy roleve kryesore ne komeditë e Spiro Comores, si Nikollaq Jorganxhiu te Karnavalet e Korçës (1969), tek i cili te bënte përshtypje eleganca, finesa, sharmi komik, qe vinin ne mënyre te shpenguar, pa britma e nervozizëm te shtirur ; Aristoteli te Dy me zero me nëntitull Prindër edukatore (1969), ku luajti plot hijeshi me nënkuptimet dhe keqkuptimet, me qëndrimet e dyanshme, luhatjet, kthimet dhe rikthimet, me pohimet dhe mohimet e atypëratyshme duke i dhëne figurës, paçka se “pozitive”, një pozicion te mbrothte ne shfaqje.
Ndryshe nga shume figura te mëparshme, me rolin e Rrapo Tabanit ne dramatizimin Koha e komisareve, sipas romanit Njeriu me top te Dritero Agollit, ai arriti te krijoje figurën e një komandanti popullor, disi te ashpër ne dukje, port e bute, babaxhan e tepër njerëzor ne shpirt. Këtu elementet dhe gjetjet komike, qe vinin nga mënyra e te sjellurit, e folura “popullorçe”, përshtatja psikofizike, u gërshetuan gjithashtu edhe me tonet epiko-dramatike e ato heroike. Ndonëse ishte aktor me prirje për kah humori popullor, ai interpretoi me sukses edhe ne disa komedi te Molierit, ku ndihej po aq edhe sarkazma. Spikati sidomos te komedia i sëmuri imagjinar (1983) me rolin e Arganit, përmes te cilir përqeshi hijshëm snobizmin e borgjezisë se pasur por te pagdhendur, për t’u barabitur me rangjet e larta te fisnikërisë tradicionale franceze për nga dija, zakonet, shijet, kultura dhe mënyra e jetesës.
N. Xhoja arriti ta beje këtë personazh njëherazi edhe qesharak, edhe te përbuzshme ; doemos me i suksesshëm dhe me pranë qasjes se pare dhe pak tek e dyta. Një tjetër figure plot kripe e humor ishte ajo e xha Beqos ne filmin Kapedani (1972). Këtu ai skaliti me mjeshtëri te larte dhe sens te holle njeriun shpirtmire, gazmor, te gjindshëm, disi te leshte port e dashur e te ëmbël, duke krijuar se bashku me aktorin tjetër, Albert Verria ne rolin e Sulos, një nga dyshet aktoriale me harmonike, si nga pikëpamja e sendërtimit te marrëdhënieve, ne mënyre fare te natyrshme, ashtu edhe nga pikëpamja e ndjersjelljeve, e kundërshtive dhe e përplotësimeve reciproke ne karaktere, ne dialogët dhe ne gjendjet e tyre shpirtërore. Me tutje realizoi figurën e Përparimtarit ne filmin Çifti i lumtur (1975). Edhe pse një “personazh pozitiv”, ku ndihej zbukurimi, përkundrazi me aktrimin e tij brilant ai arriti t’i nderkalle figurës jete, organicitet ne shprehje e gjeste si dhe nur komik, duke iu shmangur konceptimeve skematike qe zotëronin asaj kohe.
Me pak penelata N. Xhoja u jepte fizionomi vetjake edhe roleve te vogla, sikurse u duk qarte kjo me rolin e kuzhinierit ne filmin Horizonte te hapura (1968) etj. Loja e tij ishte e ngrohte, e çlirët, e ngopur me detaje e gjetje te shumta, duke u shkrire ne mënyre tërësore me personazhin e duke u përqasur plot vërtetësi ne situatat komike te tij. N. Xhoja ishte një nga aktoret shqiptare me organike e me te vërtete ne veprimin skenik dhe ne përjetimin e personazhit, sin e skene, ashtu edhe ne ekran. Sjellja e tij ne skene apo para kamerës ishte thuajse “natyrale”, çka dëshmonte për talentin burimor, aftësinë e komportimit psikofizik, shpengimin dhe zotërimin e gjendjes. Kishte hir e lezet. Me artin dhe shijet e tij te holla si aktor, ai portretizoi nje galeri karakteresh, me se shumti figura njerëzish baballëk, te thjeshte, disi te leshte e naive, shpirtbardhë apo mendjetrashe, te bute e te mire, te përzgjedhura nga meset e larme sociale, historike apo ato nacionale. Mban titullin “Artist i Popullit”.
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Në prag të jetës - (1981)
- Thirrja - (1976)... Baca Leka
- Udhëtim në pranverë - (1975)... Magazinieri
- Çifti i lumtur - (1975)... Babai i Vajzës
- Kapedani - (1972)... Xha Beqoja
- Horizonte të hapura - (1968)... Kuzhinieri