Nikolla Llambro
Nikolla Llambro (Delvinë, 1 mars 1948) aktor. Ka spikatur me interpretimet e tij si në teatër dhe në film, duke krijuar role karakteri dhe duke shfaqur profil unik skenik, temperament shpërthyes dhe inteligjencë profesionale.[1] Në vitin 1991 emigron në Greqi, ku dhe aty megjithëse me vështirësitë e fillimit, aktivizohet me role në skenë e filma. Është anëtar i Shoqatës së Artistëve të Greqisë.[2] Aktualisht jeton dhe punon në Athinë.
Edukimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kreu Institutin e Lartë të Arteve, dega e dramës më 1974. Qysh student luajti rolin e Mitaqit në filmin “Shpërthimi” të regjisorit Muharrem Fejzo.
Karriera profesionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në 1975 emërohet aktor në teatrin “Zihni Sako” të Gjirokastrës, ku interpretoi mbi 30 karaktere. Rolet e tij më të hershme janë: Besniku (“Shtrëngata në male”, dramë), Mato Gruda (“Njeriu me top”), Zeneli (“Pas vdekjes”, komedi). Krahas teatrit ai spikati dhe me një sërë rolesh në kinematografi, ku më të njohurit janë Zemani (“Ja vdekje, ja liri”) dhe shoferi (“Koncert në vitin ’36”). Ndër personazhet e tij në skenat e Athinës përmendim rolin e Ramizit (“Dashuria erdhi nga larg”, serial), rolin e fshatarit në dramën “Emigrantët” të Mrozhekut, shfaqur në dy gjuhë, shqip dhe greqisht në teatrin “Bota e re” të Athinës.[3] Kjo shfaqje është dhënë dhe në Korçë, në Festivalin Ballkanik të Monodramës.[4]
Rolet në teatër:[5]
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ishte kohë lufte (1974) - Nasi
- Shtrëngatë në mal (1974) - bariu
- Njeriu me top (1976) - Mato Gruda
- Duke gdhirë viti 1945 (1976) - Beshari
- Fundi i sinoreve (1977) Toli
- Në ngjitje (1978) - Ganiu
- Burrat e lirisë (1978) - Majko
- Fundi i një dredhie (1978) - ushtari me të meta
- Operacioni (1980) - Keli
- Pas vdekjes (1980) - Zeneli
- Tinguj dhe krisma (1980)
- Pabesia (1981) - usta Petro
- Kufiri i gjakut (1981) - Selfo Gravica
- Shqetësimet e Anës (1981) - bahçevani
- Pyesni malet (1982) - Petriti
- Përballe vetes (1984) - Llazi
- Për pak tokë dhe një grua (1984) - Thimo
- Dashuri e vërtetë (1985) - Ylli
- Këngë djepi e shitur (1986) - Samson
- Ishte kohë lufte (1986) - Rustemi
- Mbroj te vërtetën (1987) - Sotiri
- Shtëpia me dy porta (1987) - Braho
- Paqja e përgjakur (1987) - Ndreu
- Erashka (1988) - Koronati
- Qyteti i akuzuar (1988) - hetuesi
- Beselam, pse më flijove (1989) - Monuni
- I padjallëzuari (1990) - Ksuthoi
Si regjisor në teatër:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Aeroporti (pjesë për fëmijë, 1978)
- Operacioni (1980)
- Mbroj të vërtetën (1988)
Filmografia:[6]
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Shpërthimi (1974) - Mitaqi
- Njeriu me top (1977) - komandanti
- Koncert në vitin 1936 (1978)- Qemali, shoferi
- Liri a vdekje (1979) - Zeman Hasko (Zeman Mashkullora)
- Shtrëngata në mal (1979) - bariu
- Nata e parë e lirisë (1984) - Gaqo
- Gurët e shtëpisë sime (1985) - Gogo
- Bregu i ashpër (1988) - Vasili
- Ballkan bazar (2011)
- Agon (2012) - xhaxhai
- Të thyer (2017)
Karriera profesionale në Greqi[7]
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1991, aktori Nikolla Llambro bashkë me familjen u largua nga Gjirokastra dhe prej vitesh banon në Athinë, i pandarë nga veprimtaria artistike, me pjesëmarrje në filma si dhe organizator e ideues i aktiviteteve me karakter artistiko-kulturor për komunitetin shqiptar atje.
Vitet e para punoi për sigurimin e jetesës, si gjithë emigrantët e tjerë shqiptarë. Në vitin 2002 rikthehet në profesion, kur bëhet pjesë e serialit televiziv ”Dashuria erdhi nga larg”, film me regji të Manushus Manushaqis, (nipi i Irenë Papas), ku i besohet roli i Ramizit, një personazh emigranti shqiptar. Pas këtij roli, merr pjesë në shumë seriale televizivë dhe filma kinematografikë, ku në një pjesë të tyre në role kryesorë. Por suksesin më të spikatur e arriti në skenën e teatrit, sidomos me dramën “Emigrantët” të autorit të njohur polak Sllavomir Mrozhek (Sławomir Mrożek). Pjesa u vu në skenë në vitin 2003, me regji të Laert Vasilit, në role: Nikolla Llambro dhe aktori tjetër shqiptar Karafil Shena. Drama interpretohej një natë në gjuhën greke dhe tjetrën në gjuhën shqipe. Përveç lojës aktoriale, kjo veçanti, e shfaqjes në të dy gjuhët të pjesës dhe me të njëjtin nivel artistik, u vlerësua shumë nga kritika dhe opinioni artistik i Athinës. Gazeta e madhe greke “Elefterotipia”, e cilësonte këtë shfaqje si “ngjarja më e madhe për teatrin grek në 50 vitet e fundit”. Gazeta tjetër, e profilit kulturor-artistik “Athinorama”, citon: “Nikolla Llambro, një nga aktorët e njohur të teatrit shqiptar, kishte 10 vjet pa hipur në skenë, që atëherë kur erdhi në vendin tonë dhe filloi të punonte në ndërtim. U lumturuam kur pamë një aktor që “nevoja” shpirtërore, duke mbajtur të pastër jetën e emigrantit, krijoi një rol me të vërteta, humor dhe ndjesi pozitive.” Po kjo gazetë, për interpretimin në dramën “Njerëz dhe minj” të Xhon Stajnbek (John Steinbeck) shprehet: “… tronditës në rolin e plakut Kanti është aktori shqiptar Nikolla Llambro. Fitim i madh për teatrin grek, karakter i ashpër, i ëmbël, i mrekullueshëm i këtij aktori të mrekullueshëm”
Imazhi i aktorit Nikolla Llambro është përdorur në shumë spote publicitare në televizonet greke, shqiptare, gjermane, polake, qipriote.
Gjithashtu, popullariteti që fitoi në Greqi me arritjet e tij profesionale në teatër, film dhe televizion i dha të drejtën të bëhet një zë i fuqishëm për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve shqiptarë në Greqi. Në shumë kanale televizive greke, herë me ndjenjën e patriotizmit, herë me vlerat intelektuale si artist, Nikolla Llambro, një minoritar në origjinë, i tregoi opinionit qytetar grek se emigrantët shqiptarë janë njerëz si ata.
Rolet në teatër në Greqi:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Emigrantët - punëtor refugjat (2003)
- Njerëz dhe minj - plaku Kanti (2004)
- Këpucaria e mrekullueshme - këpucari (2010)
- Armiku i popullit - Morten Kil (2012)
Filmografia në Greqi:[8]
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Seriale televizivë:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Dashuria erdhi nga larg - Ramizi (2003)
- Fëmijë të florinjtë - gjysh Jani (2004)
- Sheshi “Kollonaqi” - shefi i policisë (2005)
- Nën diellin e Egjeut - Sotiris (2005-2006)
- Margarita - shefi i policisë (2006)
- Jetë e grabitur - (2007-2008)
- Dy herë trazuar - shitësi i zarzavateve (2007)
- Nata e Shën Visareon - fshatari (2007)
- Asgjë s’është e përsosur - pensionisti (2007)
- Dredhi dhe qejfe - kinkalieri (2008)
- Unaza e zjarrit - (2014)
Filma kinematografikë:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Maria - Jani (2003)
- Larg nga deti - (2004)
- Pandora - Anestis (2006)
- Eduart - gardian burgu (2006)
- Kantina - noteri (2008)
- Rrugaçët - gjyshi (2010)
- Evergen - kryetari i fisit indian (2011)
- Tradhëtia - farmacisti (2016)
- Zemra që hahen - burri (2016)
Vlerësime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Fitues i Çmimit të Parë si aktori më i mirë në Festivalin Kombëtar të Teatrove Profesionistë, Tiranë, 1976 me rolin e Mato Grudës, në dramën "Njeriu me top", dramatizim i romanit me të njëjtin titull të Dritëro Agollit nga Thanas Dino.[9]
- Fitues i çmimit "Aktori më i mirë" në Festivalin Ballkanik të Filmit, Pogradec, 2014, me rolin e Janit në filmin "Maria", i regjisorit grek Thanasis Sarantos.[10]
- Është vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi" nga Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës në dhjetor të vitit 2024.[11]
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shikoni dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Gjini, Miho (2024). Brezi i artë i aktrimit. Tiranë: Toena. fq. 202. ISBN 9789928817532.
- ↑ Papagjoni, Josif (2009). Enciklopedi teatri & kinematografia shqiptare. Tiranë: Toena. fq. 279. ISBN 9789994314560.
- ↑ "Jeta e aktorit të njohur Nikolla Llambro në skenat greke sot ditën e lindjes larg Shqipërisë!". Ekskluzive (në anglishte amerikane). 2024-03-01. Marrë më 2025-10-30.
- ↑ Gjini, Miho (2024). Brezi i artë i aktrimit. Tiranë: Toena. fq. 205–206. ISBN 9789928817532.
- ↑ Kokalari, Bernard (2019). Gjirokastra në dritat e skenës (1874-2013 ). Durrës: 2M printing. fq. 81–209. ISBN 978-9928-253-44-6.
- ↑ Asqeri, Irini (2025). Enciklopedi e filmit shqiptar (1904-2022). Durrës: Botimet Jozef. fq. 1162. ISBN 978-9928-940-44-5.
- ↑ Bici, Eli. "Një jetë në dy kohë: dokumentar për jetën dhe krijimtarinë e aktorit Nikolla Llambro". www.youtube.com. Marrë më 22 nëntor 2025.
- ↑ "Νικόλαος Λάμπρου - retroDB". www.retrodb.gr. Marrë më 2025-11-20.
- ↑ "Aktori Nikolla Llambro rrëfen jetën e vështirë, nga skena e Gjirokastrës në skelat e ndërtimit në Athinë". revistapsikologji.com (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-11-03.
- ↑ Serjani, Engjëll (4 shtator 2014). "Nikolla Llambro, profili ballkanik i një aktori". gazeta-shqip.com. Marrë më 17 nëntor 2025.
- ↑ Aga, Elidona (2024-12-23). "50-vite aktor, Nikolla Llambro vlerësohet me titull "Qytetar Nderi" në". Euronews Albania (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-10-30.