Nineta Verbica

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nineta Verbica lindi nё Shkodёr në vitin 1945. Nineta ishte e bija e Kolёs, njё nga patriotёt e shquar shkodranё, qё punoi dhe luftoi pёr bashkimin e trojeve etnike. Pёr kёtё ai sё bashku me Marie Shllakun, Atё Bernard Llupin dhe Gjergj Martinin, pushkatohet nga agjentura jugosllave nё Prizren29 qershor 1946, duke u bёrё martir i lirisё dhe demokracisё. Nineta pasi mbaroj shkollёn fillore ndjek liceun artistik qё mbaroj nё vitin 1970. Nineta Verbica shfaq prirje pёr vizatim qё nё fёmijёri duke vizatuar vetё nё mёnyrё tё lirё. Duke parё prirjet e saj e dёrgojnё pёr tё bёrё mёsime vizatimi privatish, tek piktori i shquar shkodran, Simon Rrota, nga viti 1958-1960.[1]

Kariera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Punon pёr disa vjet nё Ndёrmarrjen Artistike tё Shkodrёs, nё byronё teknike si modeliste, nё degёn e drurit dhe tё punimeve tekstile. Pikturon nё pikturёn realiste dhe impresioniste me bojra vaji, pastel, karbon, laps etj. Nё portrete, pejsazhe, natyra tё qeta, portretin e kompozuar. Disa prej tyre si “Pejsazhi nё Sem“, “Portrete vajze”, “Pejsazh Razёm”, “Pejsazh dimri” janё tё blera nga Galeria e Arteve Shkodёr. Pёr herё tё parё merr pjesё nё ekspozitёn e arteve figurative tё hapur nё Shkodёr nё vitin 1962 me punime si autoportrete dhe pejsazhe me vaj. Njё ngjarje me rёndёsi pёr jetёn artistike tё Ninetёs ishte edhe pranimi i saj si anёtare e Lidhjes sё Shkrimtarёve dhe Artistёve tё Shqipёrisё, mё 1997, ku merr pjesё aktivisht nё problemet e artit qё shtrohen para artistёve shqiptarё e sidomos nё fushёn e pikturёs duke u njohur vazhdimisht me tё rejat bashkёkohore dhe mёnyrat e rritjes sё mjeshtёrisё artistike.[1]
Punoi 20 vjet mёsuese vizatimi nё shkollat tetёvjeҫare tё qytetit tё Shkodrёs. Puna e saj spikat mё shumё nё punёn me nxёnёsit e talentuar pёr t’i pёrgatitur pёr nё shkollёn artistike. Nё vazhdim tё njё pune kёmbёngulёse nё kёrkim tё sё bukurёs nё art, tё vёrtetёsisё artistike merr pjesё vazhdimisht nё ekspozita lokale, kombёtare dhe rajonale nё Mal tё Zi (Podgoricё, Bar, Ulqin). Nё vitin 1993, hap njё ekspozitё personale nё Itali, me portrete, pejsazhe ku merr vlerёsimet maksimale. Nё vitin 1999 hap ekspozitёn personale nё Shkodёr me 55 punime kryesisht vaj, pastel, lapsё karbon.[1]
Nё vitin 2002 hap pёrsёri dy ekspozita personale nё Shkodёr dhe nё Tiranё. Nё ekspozitёn personale tё saj nё maj tё vitit 2002 nё Shkodёr, ajo do tё paraqitet me 25 punimet e saj mё tё mira tё punuara me teknikёn e vajit, pastelit por edhe tё kombinuara, duke prekur tё gjithё gjinitё, por veҫanёrisht pejsazhin.[2]
Ka shumё peisazhe tё punuara me shkathtёsi dhe larmi qё paraqesin subjekte dhe pamje tё ndryshme pa e pёrsёritur njёri tjetrin. Nё ekspozitёn e katёrt personale tё Ninetёs (me 20 punime, kryesisht tё punuara mbas viteve 90), tё hapur nё Qendrёn kulturore LINDART, nё qeshor tё 2003, zotёron pejsazh kryesisht vjeshtor me tone te ngrohta koloristike duke mishёruar edhe emocionin e saj krijues. Veҫanarisht dallohen tabllotё ”Liqeni”, ”Lule zambakёt”, “Lule kalkazёt ”, “Shtёpia karakteristike”, “Foleja”, “Habia dhe ёndrrat”, “Autoportret” etj.[1]
Vlerёsime pёr pikturёn e Ninetёs kan shkruar nё disa gazeta lokale dhe kombёtare si: Hapsira (25 Qeshor 2002), Hapsira mbarёshqiptare (25 Qeshor 2002), Drita (26 maj 2002), Albania (6 Qeshor 2002), Shkodra (15 maj 2002), Albania (31 maj 2002), Ilirikum (maj 2002).[3]
Nineta ёshtё anёtare e shoqatёs sё Piktorёve dhe Skulptorёve shqiptarё ”Lindart” me qendёr nё Tiranё, anёtare e shoqatёs sё piktorёve “Gratё e penelit”, anёtare e shoqatёs “Ilirikum”. Nineta ёshte njё nga piktoret e shquara tё qytetit te Shkodrёs, njё piktore e pejsazhit qё me penelin e saj i tha nuancat, romantikёn, ngjyrat mё koloristike natyrёs sё kёtij qyteti. Tashmё Nineta e ka krijuar individualitetin e saj sepse ka 40 vjet qё pikturon.[4]

Ekspozitat Personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Viti Vendi Nr.Punimeve
1993 Alfero, Itali 55
1993 Galeria e qytetit, Shkodёr 20
2002 Lindart, Tiranё 25
2002 Shkodёr 25
2004 Galeria e qytetit, Ulqin 42
2005 Teatri Migjeni , Shkodёr 43

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Zenepe Dibra, Bijat e Rozafes, gra tё shquara tё hapёsirёs shkodrane, ISBN 99927-56-46-2
  • Gazeta "Albania", maj 2002, Artikulli - Ekspozitё vetjake e piktores Nineta Verbica
  • Gazeta "Shekulli", 7 maj 2002, Artikulli - Verbica sёrish nё ekspozitё
  • Gazeta "Ballkan", 6 qershor 2002, Artikulli-Piktorja me muzёn e vjeshtёsnё njё ekspozitё ne Lindart
  1. ^ a b c d Bijat e Rozafes, gra tё shquara tё hapёsirёs shkodrane,Zenepe Dibra, Camaj-Pipa, ISBN 99927-56-46-2
  2. ^ Gazeta "Albania", maj 2002, Artikulli-Ekspozitё vetjake e piktores Nineta Verbica
  3. ^ Gazeta "Ballkan", 6 qershor 2002, Artikulli-Piktorja me muzёn e vjeshtёsnё njё ekspozitё ne Lindart
  4. ^ Gazeta "Shekulli", 7 maj 2002, Artikulli - Verbica, sёrish ne ekspozitё"