Jump to content

Nirvana Pistulli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nirvana Dovana Pistulli lindi në shkurt 1954, Durrës - shkrimtare e lirë, e përndjekur nga regjimi, emigrante aktive shqiptare nga ShqipëriaItali.

Pas kryerjes së studimeve ë shkollën e mesme me rezultatë të shkëlqyeshem i ndallohet studimi i më tejshëm për motive biografie” - prejardhja e saj nga një familje ish-tregëtarësh të pasur, mbesë e deputetit të parlamentit te Zogut, Vlash Dovana –sot Nderi Qytetit” të Durrësit, bijë e poetit Alfons Dovana diplomuar në Universitetin e Milanos dhe dënuar politikisht pas 1945-ës.

Në moshën më të bukur prirjet dhe pasionet e saj për letërsi, art dhe kulturë, nuk mund të bëheshin bashkëudhëtare. Por kjo vajzë e re dhe me kulturë asnjëherë nuk do të mbetej vetëm, brenda saj kutivonte në heshtje pasionet dhe bëhej me e fortë, edhe pse në vitet në vazhdim do të jetë pjesë e vuajtjeve dhe mundimeve të luftës së klasave. Do të punojë në Shkodër pranë ndërmarjes së Zukthit dhe në vitin 1991 si shumë bashkëatdhetarë largohet dhe vendoset në Itali ku jeton edhe sot.

Ajo që kishte “fjetur” për vite me radhë brenda shpirtit dhe zemrës së saj fillon e rizgjohet, shkruan pranë grup-listave në internet dhe forumit “Teutat shqiptare”, me shkrimet e saj dhe kryesisht në proze më stilin e saj të ëmbël, duke qënë kështu bashkëautore në librin “Mozaikë te një porteti”

Aktiviste e LSHB (Lidhjes Shqiptare Botë) përmes shkrimeve dhe fisnikërisë së saj, jep një kontribut të çmuar pa të shpirtit shqiptare kudo, në takime dhe aktivitete të ndryshme me shoqata dhe tubime në Itali. Si një grua me botë dhe kulturë të gjerë, ka bërë pjesë të saj vargun e poetit…

Moto: Kalo mbi çdo pengesë, se jeta është mision… - Alfons Dovana

Tituj të veprave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Mozaikë te një porteti - b.a Nirvana Pistulli

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]