Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur
| Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur | |
|---|---|
| Regjia | Gentian Koçi |
| Shkruar nga | Gentian Koçi |
| Producentë | Liridon Cahani Blerina Hankollari Gentian Koçi Konstantina Stavrianou |
| Në role kryesore | Edgar Morais Rafael Morais |
| Kinematografia | Ilias Adamis |
| Montazhi | Myrto Karra |
| Gjuhët | Shqip Gjuhë e shenjave |
Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur është një film dramë i vitit 2022, me regji dhe skenar të Gentian Koçit. Është frymëzuar nga një rast i vërtetë ku 2 vëllezër të shurdhër vuajnë nga një sëmundje degjenerative që përfundimisht do t'i lërë të verbër.[1][2] Në të luajnë Edgar Morais dhe Rafael Morais.[3] Filmi u zgjodh për ta përfaqësuar Shqipërinë në kategorinë e Filmit më të Mirë Ndërkombëtar në Çmimet e 95-ta të Akademisë.[4] Filmi u nominua në Festivalin e Filmit Tallinn Black Nights në seksionin Critics' Picks Strand.[5]
Përmbledhje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Tiranën, Agimi (Rafael Morais) dhe Gëzimi (Edgar Morais), dy vëllezër binjakë identikë shurdhmemecë të pandashëm në të dyzetat, jetojnë nën të njëjtën çati. Një mbrëmje, Agimi po kthehej me makinë në shtëpi kur shikimi i tij turbullohet dhe një aksident fatal pothuajse ndodh. Tek oftalmologu, disa ditë më vonë, dy vëllezërit zbulojnë se për shkak të një sëmundjeje gjenetike dhe të rrallë, ata do të verbohen veçmas, por në mënyrë progresive dhe të pakthyeshme. Duke u zhytur ngadalë në një errësirë të heshtur të padurueshme, duke mos qenë në gjendje të shohin më botën dhe njëri-tjetrin, dy vëllezërit duhet të marrin një vendim të fortë rreth një filxhani kafeje dhe me këpucë të reja veshur.
Kasta e aktorëve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aktorët që marrin pjesë në këtë film janë:[6]
- Edgar Morais në rolin e Gëzimit
- Rafael Morais në rolin e Agimit
- Drita Kabashi në rolin e Anës
Prodhimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Koçi tha se e gjeti një ide interesante të bënte një film që trajton marrëdhënie njerëzore komplekse dhe në zhvillim e sipër dhe pyetjen themelore se çfarë i ndodh një personi kur ai është plotësisht i zhytur në errësirë dhe komunikimi me botën bëhet i vështirë.[7] Tre aktorët kryesorë dhe producentja Blerina Hankollari kaluan gjashtë muaj duke mësuar gjuhën shqiptare të shenjave në Shoqatën Kombëtare Shqiptare të të Shurdhërve (ANAD).
Publikimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Filmi u shfaq premierë më 21 nëntor 2022, në Festivalin e Filmit "Nights Black" në Tallinn.[8] Filmi u publikua në kinematë shqiptare më 24 nëntor 2022. Në vitin 2023 duhet arriti në kinematë portugeze.
Pritja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Duke shkruar për Variety, Jessica KIang e përshkroi filmin si një "dramë vëllazërie thellësisht prekëse" dhe vlerësoi aftësinë e filmit për të përcjellë emocione të fuqishme pa u bërë tepër sentimental. Ajo vlerësoi performancat e aktorëve dhe theksoi kiminë e jashtëzakonshme midis vëllezërve Morais dhe portretizimin e tyre të lidhjes unike të binjakëve.[9]
Në recensionin e saj për Screen International, kritikja e filmit, Wendy Ide, e vlerësoi filmin dhe e përshkroi atë si një "dramë ekzistenciale tepër të trishtueshme që drejtohet nga performanca fenomenale nga vëllezërit aktorë portugezë Rafael Morais dhe Edgar Morais".
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ ""Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur" filmi i Gentian Koçit kandidat për "Oscars"". Marrë më 2022-12-12.
- ↑ "Tweelingbroers mogen samen sterven". De Standaard (në holandisht). 12 janar 2013. Marrë më 12 dhjetor 2022.
- ↑ Ide, Wendy (25 nëntor 2022). "'A Cup Of Coffee And New Shoes On': Tallinn Review". Screen (në anglisht). Marrë më 2022-12-12.
- ↑ SHQIP (2022-11-25). ""Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur", filmi shqiptar që prezanton Shqipërinë në OSCAR". SHQIP.com. Marrë më 2022-12-12.
- ↑ "Tallinn Black Nights announces its full Official Selection line-up, new competitive strand Critics' Picks". Cineuropa - the best of european cinema (në anglisht). 21 tetor 2022. Marrë më 2022-12-12.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ↑ Lusa, Agência. "Filme albanês protagonizado pelos irmãos Rafael e Edgar Morais estreia-se em festival". Observador (në portugalishte evropiane). Marrë më 2022-12-12.
- ↑ "Albanian Oscar Entry 'A Cup of Coffee and New Shoes On' Boarded by M-Appeal (EXCLUSIVE) - Elrisala" (në anglishte amerikane). 2022-10-28. Arkivuar nga origjinali më 2022-10-31. Marrë më 2022-12-12.
- ↑ ""Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur" filmi i Gentian Koçit kandidat për "Oscars"". Marrë më 2022-12-12.
- ↑ ""Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur" filmi i Gentian Koçit kandidat për "Oscars"". Marrë më 2022-12-12.