Shko te përmbajtja

Njësitë matëse në Kosovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Përdorimi i Njësive matëse në Kosovë është rregulluar me ligj nga Kuvendi i Kosovës më 15 maj 2001. Sipas ligjit në Kosovë në përdorim është Sistemi SI aktual.

Me këtë Ligj rregullohet përcaktimi i njësive matëse në Kosovë, emërtimi dhe simbolet e tyre, lëmitë dhe fushat e aplikimit, obligimi i përdorimit të këtyre njësive dhe mënyrat e zbatimit të tyre në pajtim me Dokumentin D1, të Organizatës Ndërkombëtare të Metrologjisë Legale (OIML)/ International Document of the International Committee of Legal Metrology: CIML 1975 D.I. No. 1/.

Përdorimi i këtyre njësive bëhet gjatë vënjes në qarkullim të mallit të importuar, shërbimeve apo informacioneve, si dhe me këto njësi bëhet shprehja e njësive jashtë këtj ligji. Për bartjen apo përpunimin e të dhënave, njësitë matëse mund të paraqiten me simbole të rregulluara veqanërisht për sisteme me bashkësi të kufizuar të simboleve në bazë të normave ndërkombëtare.

Mbikqyrjen mbi rregullsinë e njësive matëse e bënë inspeksioni i tregut, kurse ekspertizën mbi njësitë matëse e bënë Instituti i Metrologjisë Legale të Kosovës, me kërkesën e inspeksionit të tregut, Gjykatës, Doganës dhe palëve të tjera fizik dhe juridik.

Për përdorimimin e njësive mastëse që nuk janë të përfshira në njësit zyrtare matëse janë të parapara edhe gjobat të cilat sillen nga 50 deri 5 000 €.

Njësit në përdorim

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Njësitë themelore SI
Madhësia themeloreNjësia themelore
EmriSimboliEmriSimboli
gjatësialmetrim
masamkilogramikg
kohatsekondas
intensiteti i rrymës elektrikeIamperiA
temperatura termodinamikeTkelviniK
sasia e materiesnmolimol
intensiteti i dritësIvkandelacd
Burimi:2001 Kuvendi i Kosovës [1]

Përdorimi i këtij ligji është në fuqi për disa lëmi si: a) në lëminë e ekonomisë (prodhimtari, ndërtimtari, energjetikë, industri, tregti,), në shërbimet shëndetësore dhe në mbrojtjen e ambientit;b)në aktet ligjore e nënligjore, në tekstet shkollore, në kontrata, njoftime, mbishkrime dhe në të gjitha aktet dhe dokumentet tjera zyrtare.

Përkufizimi, vlerësimi dhe mënyrat e përdorimit të njësive matëse përcaktohen me akte nënligjore dhe standarde të pranuara, të cilat i harton Agjencia e Metrologjisë së Kosovës dhe i miraton Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Sipas ligjit në Kosovë si njësi legale janë njësit njësitë themelore SI, njësitë e derivuara SI, me emra dhe simbole të veçanta dhe Njësitë e derivuara SI, emrat dhe simbolet e të cilave përfshijnë njësi të derivuara SI, me emra dhe simbole të veçanta.

Njësitë e derivuara SI, me emra dhe simbole të veçanta
Madhësia e derivuar Njësia e derivuara SI
Emri i madhësisEmri i njësisëSimboliShprehja në SINjësimi në SI
këndi në rrafshradianrad-m·m−1=1
këndi hapësinorsteradiansr-m2·m2=1
frekuencahercHz-s−1
forcanjutonN-m·kg·s−2
shtypjapaskalPaN/m2m−1·kg·s−2
energjia, puna, sasia e nxehtësisëxhulJN·mm2·kg·s−2
fuqia, fluksi radiantvatWJ/sm2·kg·s−3
ngarkesa elektrikekulonC-s·A
ndryshimi i potencialit elektrik, forca elektromotorevoltVW/Am2·kg·s−3·A−1
kapaciteti elektrikfaradFC/Vm−2·kg−1·s4·A2
rezistenca elektrikeohmWV/Am2·kg·s−3·A−2
përqueshmëria elektrikesiemensSA/Vm−2·kg−1·s3·A2
fluksi magnetikveberWbV·sm−2·kg·s−2·A−1
induksioni magnetikteslaTWb/m2kg·s−2·A−1
InduktivitetihenriHWb/Am2·kg·s−2·A−2
temperatura e Celsiusitshkallë Celsius°C-K
fluksi i dritëslumenlmcd·sr (c)m2·m−2·cd = cd
ndriqimilukslxlm/m2m2·m−4·cd = m−2·cd
aktiviteti i radionukliditbekerelBq-s−1
doza e absorbuar e rrezatimit jonizues, energjia specifikegrejGyJ/kgm2·s−2
doza ekuivalente e rrezatimit jonizuessivertSvJ/kgm2·s−2
aktiviteti katalitikkatalkat-s−1·mol
Njësitë e derivuara SI, emrat dhe simbolet e të cilave përfshijnë njësi të derivuara SI, me emra dhe simbole të veçanta
Emri i madhësis Emri i njësisë Simboli
viskoziteti dinamik paskal sekonda Pa·s
momenti i forcës njuton metër N·m
tensioni sipërfaqësor njuton për metër N/m
shpejtësia këndore radian për sekondë rad/s
nxitimi këndor radian për sekondë në katror rad/s2
densiteti i fluksit termik (irradiance) vat për metër katror W/m2
termokapaciteti, entropia xhul për kelvin J/K
termokapaciteti specifik, entropia specifike xhul për kilogram kelvin J/(kg·K)
energjia specifike xhul për kilogram J/kg
përçueshmëria termike vat për metër kelvin W/(m·K)
densiteti i energjisë xhul për metër kub J/m3
intensiteti i fushës elektrike volt për metër V/m
densiteti i ngarkesës elektrike kulon për metër kub C/m3
densiteti i fluksit elektrik kulon për metër katro C/m2
permitiviteti farad për metër F/m
permeabiliteti henri për metër H/m
energjia molare xhul për mol J/mol
entropia molare, termokapaciteti molar xhul për mol kelvin J/(mol·K)
ekspozicioni i rrezatimit jonizues (rrezet x dhe γ) kulon për kilogram C/kg
shkalla e dozës së absorbuar të rrezatimit jonizues grej për sekondë Gy/s
intensiteti i rrezatimit vat për steradian W/sr
ndriqushmëria vat për metër katror steradian W/(m2·sr)
koncentrimi katalitik katal për metër kub kat/m3

Njësit e lejuara jashtë SI

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Po ashtu të si të lejuara caktohen edhe një numër i kufizuar i njësive të lejuara, jashtë sistemit ndërkombëtar SI të klasifikuara në tri kategori. Në kategorin e parë hynë njësitë jashtë SI të lejuara për përdorim të gjërë, në të dytën njësitë jashtë SI të lejuara për përdorim, vlerat e të cilave janë përcaktuar eksperimentalisht dhe të tretën njësitë jashtë SI të lejuara për përdorim në raste të posaçme.

Në kategorin njësitë jashtë SI të lejuara për përdorim të gjërë hynë njësi që kanë hyrë në përdorim të thellë si njësit tradicionale matematikore për matjen e këndeve si për shembull shkalla këndore, minuti këndor (arminuti) dhe sekonda këndore (arkseconda). Po në këtë grup hynë edhe njësit shoqërore për matjen e kohës, mjësitë metrike siç është litri për vëllimin dhe tona për masa më të mëdha, dhe njësit logaritmike neperi dhe beli.

Njësitë jashtë SI të lejuara për përdorim të gjerë
Madhësia Njësia
EmriSimboliEmriSimboliVlera në njësi SI
kohatminuta
ora
dita
min
h
d
1 min = 60 s
1 h = 60 min
1 d = 24 h
këndi në rrafshϕshkalla
minuta
sekonda
°
’
”
1° = (p/180) rad
1’ = (1/60)°
1” = (1/60)’
vëllimiVlitriL1 L = 1 dm3
masamtonelatat1 t = 103 kg
logaritmi natyrorlogneperiNp1 Np = 1
logaritmi natyrorinbeliB1 B = (1/2)ln 10 Np

Në kategorin njësitë jashtë SI të lejuara për përdorim, vlerat e të cilave janë përcaktuar eksperimentalisht është futur përdorimi i disa njësive shkencore jashtë SI të cilat paraqesin konstanta të rëndësishme në shkencë siç janë: njësia astronomike për gjatësi, njësia atomike e masës apo daltoni për masë dhe elektron volti për energji të cilat janë dhënë në tabelën pasuese.

Njësitë jashtë SI të lejuara për përdorim, vlerat e të cilave janë përcaktuar eksperimentalisht
Madhësia Njësia
EmriSimboliEmriSimboliVlera në njësi SI
energjiaEelektronvoltieV1 eV = 1,602 18*10−19 J (përafërsisht)
masamnjësia e unifikuar atomike e masë♙u1 u = 1,660 54*10−27 kg (përafërsisht)
gjatësialnjësia astronomikeua1 ua = 1,495 98*1011 m (përafërsisht)

Në kategorin njësitë jashë SI të lejuara për përdorim në raste të posaçme hynë disa njësi metrike dhe jometrike të cilat janë në përdorim tradicional në shkencë. Gjatë përdorimit të njësive nga kjo kategori sipas ligjit duhet që jepet korelacioni i njësis së përdorur me njësin përkatëse në SI. Këtu hynë njësit si mila nautike dhe nyja (knot) për matjen e shpejtësisë, ari dhe hektari për sipërfaqen, bari për shtypjen, angstremi (ångström) për gjatësin dhe barni për seksionin efikas në fizikën bërthamore.

Njësitë jashtë SI të lejuara për përdorim në raste të posaçme
MadhësiaNjësiaSimboliVlera në njësi SI
gjatësiamilë detare1 milë detare = 1852 m
shpejtësiaknot1 milë nautike për orë = (1852/3600) m/s
densiteti linearteks1 teks=10−6kg/m=1 mg/m
presioni i lëngjëve të trupit të njeriutmilimetër kolonë me merkurmmHg1 mmHg=133322Pa
sipërfaqjaar
hektar
a
ha
1 a = 1 dam2 = 10 m2
1 ha = 1 hm2 = 104 m2
shtypjabarbar1 bar = 0.1 MPa = 100 kPa = 1000 hPa = 105 Pa
gjatësiaangstremÅ1 Å = 0.1 nm = 10−10 m
seksionibarnb1 b = 100 fm2 = 10−28 m2

Njësit e ndaluara

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Po ashtu me ligj është vendosur që nga përdorimi të hiqen disa njësi matëse jashtë sistemit SI. Këto njësi janë kategorizuar në dy kategori, në kategorin mjësi të derivuara të sistemit CGS, me emërtime të posaçme të ndaluara për përdorim dhe njësi jashtë SI të ndaluara për përdorim. Përdorimi i tyre në prodhimet në qarkullim është i ndaluar dhe dënohet nga inspektori i trgut me gjoba prej 50 deri 5000 euro.

Në kategorin mjësi të derivuara të sistemit CGS, me emërtime të posaçme të ndaluara për përdorim janë futur njësit që hasen në literaturë. Kuvendi i preferonë banorëve që këto njësi të i shprehin në njësi të sistemit SI. Për këtë qëllim ka paraqitur një tabel në të cilën i jepë vlerat e shprehura në SI për këto njësi të hasura deri më tani.

Njësi të derivuara të sistemit CGS, me emërtime të posaçme të ndaluara për përdorim
MadhësiaEmriSimboliVlera në njësi SI
puna, energjiaergerg1 erg = 10−7 J
forcadin (dyn)dyn1 dyn = 10−5 N
viskozitetipuaz (poise)
stoks (stokes)
P
St
1 P = 1 dyn s/cm2 = 0.1 Pas
St 1 St = 1 cm2/s = 10−4 m2/s
induksioni magnetikgausG1 G 10−4 T
intensiteti i fushës magnetikeoerstedOe1 Oe (1000/4π ) A/m
fluksi magnetikmaksuellMx1 Mx 10−8 Wb
shkëlqimistilbsb1 sb = 1 cd/cm2 = 104cd/m2
ndriçueshmëriafot (phot)ph1 ph = 104 lx
nxitimigalGal1 Gal = 1 cm/s2 = 10−2 m/s2

Ndërsa në kategorin njësi jashtë SI të ndaluara për përdorim janë dhënë njësi jashtë SI dhe preferohet që të evitohen nga përdoruesit. Nëse hasen në literaturë, ato së pari duhet të shndërrohen në njësi SI sipas tabelës e pastaj vlerat e fituara bëhen të përdorshme në SI për dokumentacion zyrtar.

Njësi të derivuara të sistemit CGS, me emërtime të posaçme të ndaluara për përdorim
MadhësiaEmriSimboliVlera në njësi SI
aktiviteti i radionukleidevekiriCi1 Ci = 3.7⋅1010 Bq
ekspozimi i rrezeve iks apo gamarëntgenR1 R = 2.58⋅10−4 C/kg
doza e absorbimit të ionizimitradrad1 rad = 1 cGy = 10−2 Gy
doza ekuivalenteremrem1 rem = 1 cSv = 10−2 Sv
gjatësianjësia X1 njësi X 1,002⋅10−4 nm
nënfish i njësisë teslagamaγ1 = 1 nT = 10−9 T
E pa emëruarjanskyJy1 Jy = 10−26 W · m−2 · Hz−1
gjatësiafermi1 fermi = 1 fm = 10−15 m
masakarati metrik1 karat metrik = 200 mg = 2⋅10−4 kg
shtypjatorr
atmosfera normale
Torr
atm
1 Torr = (101 325/760) Pa
1 atm = 101 325 Pa
nxehtësiakaloriacal1 cal = 4,1868 J
gjatësiamikronμ1 μ = 1 μm = 10−6 m

Prefikset e njësive

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Parashtresat për shumëfishet dhe nënfishet e njësive matëse janë po ashtu të përkufizuara me ligj dhe rrjedhin nga sistemi i shumëfisheve dhe nën fisheve në SI. Këtu duhet pasur parasysh që për kilogramin kjo nuk vlenë si dhe lejimi i përdorimit të njësive të derivuara nga SI-ja përposë shkallës celzius. Për njësi jashtë SI të lejuara për përdorime të posaçme (litër (L), teks (tex), bar (bar), elektronvolt (eV), dhe varn (var)) është paraqtur një tabel e veçantë.

Parashtesat-prefiksat SI
FaktoriEmriSimboliFaktoriEmriSimboli
1024JotaY 10−24joktoy
1021ZetaZ 10−21zeptoz
1018EkzaE 10−18atoa
1015PetaP 10−15femtof
1012TeraT 10−12pikop
109GigaG 10−9nanon
106megaM 10−6mikroμ
103kiloK 10−3milim
102hektoH 10−2centic
101dekada 10−1decid

Burim i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ↑ Ligji për njësit matëse - 15 maj 2001 Arkivuar 27 shtator 2007 tek Wayback Machine Kuvendi i Kosovës, në internet prill 2007