Shko te përmbajtja

Nobiles

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nobiles (njëjës nobilis, 'fisnik', 'i shquar'}}) ishin anëtarë e një rangu shoqëror në Republikën Romake që tregonte se dikush ishte "i mirë-njohur".[1] Kjo mund të ketë ndryshuar përgjatë kohës: në kohën e Ciceronit, dikush ishte i shquar nëse rridhte nga një person që kishte qenë zgjedhur konsull.[2] Në periudhat më të hershme dhe më gjerësisht, kjo mund të ketë përfshirë një grup më të madh të përbërë nga ata që ishin patricë, rridhnin nga patricë që ishin bërë plebejë nëpërmjet transitio ad plebem, ose rridhnin nga plebejë, që kishin mbajtur poste kurule.[3]

Nobiles u shfaq pasi Konflikti i Rendeve krijoi barazi ligjore midis patricëve dhe plebejve, duke i lejuar plebejtë të mbanin magjistratura; gjendja e të qenit "i njohur" ishte e lidhur me të drejtat e nobiles për maska mortore (imagines) dhe aktorët në proçesionet mortore aristokratike.[4] Sidoqoftë, termi është gjerësisht i padëshmuar deri në mesin e Periudhës Republikane, duke qenë i futur në Periudhën e Vonë Republikane si një përshkrim më shumë se një status.[5] Duke fituar një maskë të tillë, kërkesë që të mbaje një të tillë për tu cilësuar i kualifikuar në magjistraturat kurule.[6]

Këto zgjedhje nënkuptonin se fisnikëria republikane nuk ishte tërësisht e mbyllur.[7] As përgjatë Republikës nobiles nuk gëzonin privilegje të veçanta. Në Periudhën e Vonë Republikane, dikush që bëhej nobiles etiketohej si një novus homo (njeri i ri), një arritje e pazakontë.[8] Dy nga shembujt më të shquar të këtyre njerëzve të rinj të vetë-arrirë ishin Gaius Marius, i cili e mori konsullatën shtatë herë, dhe Ciceroni. Ndërsa njerëzit tërësisht të rinj ishin të rrallë, elita politike si e tërë u përmbys, pasi disa familje ishin të paafta për të fituar zgjedhjet përgjatë brezave të shumta, ndërsa familje të tjera u bënë më të shquara, duke krijuar ndryshime të ngadalta dhe osmotike.[9]

Prestigji i nobiles ishte i lidhur drejtpërdrejtë me zgjedhjen e tyre në poste të larta nga populli.[10] Gjatë Republikës Romake, nobiles nuk zotëronin më pak se rreth 70 përqint të konsullatave në periudha të gjata; nga koha e Ciceronit, nobiles si në tërësi mbanin më shumë se 90 përqint të të konsullatave, një përpjesëtim "në mënyrë të shënuar i paprekur nga krizat më të dhunshme politike".[4] Ngushtimi i asaj që e bënte dikë pjesë të nobiles ndodhi rreth kohës së Reformave Kushtetuese të Sulës, me "senatin e tij më të madh me një rreth përpjesëtimor më të vogël elitar senatorësh... shumë italianë të rinj në senatin sulan dhe numrin e rritur të pretorëve", që bëri që elita ti mbyllte rangjet për të ruajtur prestigjin e saj.[11]

Përgjatë kohës së Augustit, një nobilis gëzonte akses më të lehtë te konsullata, me një kërkesë moshore të ulur ndoshta në 32 vjeç. Gratë që rridhnin nga konsujt Augustan konsideroheshin gjithashtu si pjesë e fisnikërisë romake.[12] Termi i referohet akoma pasardhësve të konsujve republikanë dhe triumviralë, por nga Periudha Antonine, shumica e familjeve fisnike ishin shuar; një nga të fundit ishin Acilii Glabriones, që mbijetuan deri në shekullin e IV.[4]

Citatimet fundore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. Brunt 1982, f. 11.
  2. Brunt 1982, f. 1.
  3. P. A. Brunt (1982). "Nobilitas and Novitas". Journal of Roman Studies (në anglisht). 72: 1–17. doi:10.2307/299112. ISSN 0075-4358. JSTOR 299112. Postet kurule ishin dictator, magister equitum, censor, konsull, praetor dhe curule aedile.
  4. 1 2 3 Badian 2012a.
  5. Millar, Fergus (2002). Rome, the Greek World, and the East (në anglisht). University of North Carolina Press. fq. 126–127. ISBN 978-0-8078-4990-3.
  6. Harriet Flower (2010). Roman Republics (në anglisht). Princeton University Press. fq. 155–156. ISBN 978-0-691-14043-8. Ishte maska dhe karrikja që tradicionalisht identifikonin një njeri dhe familjen e tij, si pjesë e elitës politike.
  7. Burckhardt 1990, f. 84.
  8. Badian 2012b.
  9. Burckhardt 1990, f. 86.
  10. Flower 2010, f. 46.
  11. Flower 2010, f. 156–57.
  12. Syme, Ronald (1989). The Augustan Aristocracy (në anglisht). Clarendon Press. fq. 50–52. ISBN 978-0-19-814731-2.
  • Badian, Ernst (2012a). ""nobilitas"". përmbledhur nga Hornblower, Simon; Spawforth, Antony; Eidinow, Esther (red.). The Oxford Classical Dictionary (në anglisht) (bot. i 4-rt). Oksford: Oxford University Press. ISBN 978-0-19-954556-8. OCLC 959667246.
  • Badian, Ernst (2012b). ""novus homo"". përmbledhur nga Hornblower, Simon; Spawforth, Antony; Eidinow, Esther (red.). The Oxford classical dictionary (në anglisht) (bot. i 4-rt). Oksford: Oxford University Press. ISBN 978-0-19-954556-8. OCLC 959667246.
  • Hans Beck: Karriere und Hierarchie. Die römische Aristokratie und die Anfänge des "cursus honorum" in der mittleren Republik, Akademie-Verlag, Berlin 2005.
  • Hans Beck: Die Rolle des Adligen. Prominenz und aristokratische Herrschaft in der römischen Republik. In: Hans Beck, Peter Scholz, Uwe Walter (red.): Die Macht der Wenigen. Aristokratische Herrschaftspraxis, Kommunikation und "edler" Lebensstil in Antike und Früher Neuzeit, Oldenbourg, Munich 2008, fq. 101–123.
  • Jochen Bleicken: Die Nobilität der römischen Republik. In: Gymnasium 88, 1981, fq. 236–253.
  • Klaus Bringmann: Geschichte der Römischen Republik. Von den Anfängen bis Augustus. Beck, Munich 2002.
  • Brunt, P. A (1982). "Nobilitas and Novitas". The Journal of Roman Studies (në anglisht). 72: 1–17. doi:10.2307/299112. ISSN 0075-4358. JSTOR 299112.
  • Burckhardt, Leonhard A (1990). "The Political Elite of the Roman Republic: Comments on Recent Discussion of the Concepts "Nobilitas and Homo Novus"". Historia: Zeitschrift für Alte Geschichte (në anglisht). 39 (1): 77–99. ISSN 0018-2311. JSTOR 4436138.
  • Flower, Harriet (2010). Roman Republics (në anglisht). Princeton: Princeton University Press. ISBN 978-0-691-14043-8.
  • Matthias Gelzer: Die Nobilität der römischen Republik. Teubner, Leipzig 1912.
  • Karl-Joachim Hölkeskamp: Die Entstehung der Nobilität. Studien zur sozialen und politischen Geschichte der Römischen Republik im 4. Jahrhundert v. Chr. Steiner, Stuttgart 1987, ISBN 3-515-04621-6.
  • Fergus Millar: The Political Character of the Classical Roman Republic, 200–151 B.C. Journal of Roman Studies, 74, 1984, fq. 1–19.
  • Millar, Fergus (2002). Rome, the Greek World, and the East (në anglisht). University of North Carolina Press. ISBN 978-0-8078-4990-3.
  • R. T. Ridley: The Genesis of a Turning-Point: Gelzer's "Nobilität". Historia, 35, 1986, fq. 474-502.
  • Syme, Ronald (1989). The Augustan Aristocracy (në anglisht). Clarendon Press. ISBN 978-0-19-814731-2.