Nodi
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Nodi (anglisht: Noddy) është një personazh imagjinar i krijuar nga Enid Blyton, i botuar fillimisht nga viti 1949 deri në 1963. Në bazë të këtij personazhi u krijuan disa seri televizive.
Nodi u botua për herë të parë në vitin 1949, me ilustrime nga Harmsen van der Beek, një artisti holandez.
Personazhi është një fëmijë prej druri, i cili jeton në një shtëpi të vogël në Toyland (në shqip: Qyteti i lodrave). Emri i tij, Nodi, vjen nga anglishtja "Nod" (për të kokës) - "to nod the head" (të tundur kokën), dhe aludon për faktin se ai është një kukull që ka një kokë të shkëputur nga trupi. dridhet dhe tund kokën vazhdimisht. Disa vende kanë marrë emrin e Nodit si Italia, Portugalia, Polonia dhe Hungaria. Të tjerë, kanë gjetur ekuivalente: Oui-Oui në Francë, Zvonko në Kroaci, Nicke në Suedi ose Lelumaan Niksu në Finlandë.
Seriale të animuar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Mbretërinë e Bashkuar, është programi televiziv më i gjatë për fëmijë në televizion, që nga viti 1955 në BBC.
Shfaqjet televizive të bazuara në personazhin janë shfaqur në televizionin britanik që nga viti 1955. Megjithatë, vetëm një prej tyre është dubluar në shqip. Emisioni televiziv "Make Way for Noddy" (ne shqip: Hapi rrugë Nodit) u transmetua në vitin 2003 në televizionin britanik, si dhe është transmetuar edhe në televizionin kosovar, në kanalin 21 Junior.