Nora Astorga

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Nora Astorga
U lind në1948
Vdiq14 shkurt, 1988
Profesionipolitikane, avokate, gjykatëse
Partia politikeFSLN (Fronti Nacionalçlirimtar i Sandinistës)

Nora Astorga Gadea de Jenkins (1948 – 14 shkurt, 1988) ishte një luftëtare nikaraguane guerile në Revolucionin e Nikaraguas, juriste, politikane, gjyqtare dhe ambasadore e Nikaraguas në Kombet e Bashkuara, prej vitit 1986 në vitin 1988.

Jeta e hershme dhe edukimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Astorga ka lindur në një familje fetare e klasës së mesme në Managua. Ajo ishte fëmija i parë i një eksportuesi të lëndës së drurit dhe fermerit që kishte lidhje me familjen e fuqishme Somoza.[1] Në rininë e saj ajo ishte një katolike e devotshme, shpesh duke bërë punë bamirëse në lagjet e varfra të Managua

Në vitin 1967, ajo e njoftoi me ankth familjen e saj se ajo mbështeti Fernando Agüero, jo kundërshtarin e tij Anastasio Somoza Debayle, në zgjedhjet presidenciale. Për sigurinë e saj personale dhe për ta "nxjerrë jashtë", familja e saj e dërgoi atë për të studiuar mjekësi në Shtetet e Bashkuara, ku ajo mbeti nga 1967 deri më 1969.  Megjithatë, autopsia e kafshëve e shqetësonte atë dhe ajo duhej të braktiste studimet e saj. Për vitet që ajo i kaloi në Uashington, tha "Ajo që më bëri përshtypje më shumë për Shtetet e Bashkuara ishin kontrastet sociale dhe mbi të gjitha racizmi. Nuk e kisha parë kurrë racizëm të tillë në Nikaragua ... vetëdija ime politike lindi atëherë."[2]

Astorga u martua me Jorge Jenkins kur ajo ishte 22. Astorga kishte katër fëmijë, dy me burrin e saj, dhe dy me Jose Maria Alvarado, një anëtar i Sandinistatës.

Një revolucionare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Astorga më vonë u kthye në Nikaragua dhe studioi drejtësinë në Universidad Centroamericana në Managua. Bashkëpunimi i saj me revolucionarët e Sandinistës së Nikaraguas filloi gjatë viteve të saj si studentw universitarw.[3] Nga viti 1969 deri në 1973, ajo ishte përgjegjëse për të gjetur shtëpi të sigurta dhe transportin për liderin revolucionar Oscar Turcios.

Në moshën 22-vjeçare, ajo u martua me Jorge Jenkins, një aktivist studentor. Çifti i ri kaloi vitin e ardhshëm në Itali, ku ai studioi antropologji dhe ajo studioi ligjin bankar dhe programimin kompjuterik. Ata kishin dy fëmijë dhe u ndanë pas pesë vjet martese. Gjatë kësaj kohe, Astorga udhëhoqi një jetë të dyfishtë si një nënë e dy fëmijëve dhe si një avokate i korporatës për një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit të Nikaraguas, ndërsa ndihmoi klandestinisht sandinistët.

Vdekja në moshën 39 vjeçare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 14 shkurt, të vitit 1988, "La Norita" vdiq prej kancerit të qafës së mitrësManagua, të moshës 39 vjeçare. Ajo u shpërblye me titullin "Hero i Atdheut dhe Revolucionit" dhe me Urdhri Carlos Fonseca në vitin 1987, që ishte urdhri më i lartë i rendit të Nikaraguas në atë kohë.

Për lexim të mëtejshëm[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Patricia Daniel (1998) No Other Reality, the Life and Times of Nora Astorga (CAM: Bangor [UK]).
  • Margaret Randall and Lynda Yanz (1995) Sandino's Daughters: Testimonies of Nicaraguan Women in Struggle (Rutgers University Press).

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Saxon, Wolfgang (1988-02-15). "Nora Astorga, a Sandinista Hero And Delegate to U.N., Dies at 39". New York Times. Marrë më 2007-10-15. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Nora Astorga In Her Own Words". Envío. Central American University (UCA). prill 1988. Arkivuar nga origjinali më 31 korrik 2020. Marrë më 2007-10-15. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Houghton Mifflin Company (2003). The Houghton Mifflin Dictionary of Biography. Houghton Mifflin. fq. 76. ISBN 0-618-25210-X. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]