Noti Boçari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Noti Boçari (greqisht: Νότης Μπότσαρης; 1759-1841) ishte kryetar i fisit të Boçarajve. U shqua si komandant i suliotëve të mërguar që shërbyen në ishujt jonianë e në repartet ruse, franceze e angleze. Luftoi në fillim kundër Ali Pashë Tepelenës, por nga viti 1821 lidhi aleancë me të dhe mori pjesë në luftën kundër ushtrive pushtuese të sulltanit. Pas vrasjes së vezirit të Janinës, në pamundësi për ta mbrojtur Sulin, u lidh me kryengritjen greke. U dallua si komandant i forcave suljote mbrojtëse të Misolongjit kundër të gjitha ekspeditave osmane dhe në çlirimin e Naupaktit të Moresë.