Nouvelle vague

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nouvelle vague, apo Vala e re, ka qenë një lëvizje në fund të viteve 50 dhe vitet 60 të shekullit XX në kinematografinë franceze e cila shënoi një revolucionarizim të mjetit filmik dhe një numër regjisorësh dhe autorësh me ndikim të madh në kinematografinë botërore.[1]

E shënuar nga dy grupe kineastësh në Paris, të "bregut të djathtë" të qytetit, me Jean-Luc Godard, François Truffaut, Claude Chabrol, apo Éric Rohmer, dhe "bregut të majtë" me Alain Resnais, Agnès Varda, Jacques Démy, prodhimi filmik i kohës shënoi inovacione në përdorimin e kamerës, në teknika narrative, si dhe në zhanret fiksionale dhe dokumentare.

Megjithëse termi "Valë e re" nënkupton kryesisht atë grup kineastësh francezë të viteve 60, ai është përdorur më vonë për të përshkruar edhe breza të suksesshëm kinematografie në vende të tjera, si për shembull Vala e re iraniane, Vala e re e kinematografisë japoneze te viteve 60, apo Vala e re e kinemasë së Hong-Kongut në vitet 90.

Referenca[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ https://www.cineclubdecaen.com/analyse/cinemafrancais60.htm