Novara Calcio

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Novara
Emri i plotëNovara Calcio S.p.A.
Pseudonimi(et)Gli Azzurri (Blutë)
I Gaudenziani
Themeluar1908; 116 vite më parë (1908)
StadiumiStadio Silvio Piola,
Novara, Itali
Kapaciteti17,875
PresidentiMarcello Cianci
TrajneriSimone Banchieri
LigaSerie C
2018–19Serie C/A, 9të
Faqja zyrtareFaqja zyrtare e klubit
Ngjyra shtëpi
Ngjyra jashtë
Ngjyra e tretë

Novara Calcio, njohur zakonisht si Novara, është një klub italian futbolli me seli në Norava, Piedemont.[1]

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Themelimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në dhjetor 1908, F.A.S. (Football Association Studenti) u krijua nga tetë studentë të Liceo Carlo Alberto, të cilët ishin të moshës 15 dhe 16 vjeç; mes tyre ishte edhe një inxhinjer, Gianni Canestrini, dhe avokat Piero Zorini. Në Novara në ato ditë ishin janë klube të vogla si Voluntas, Pro Scalon, Ginnastica e Scherma, Forza & Speranza dhe Collegio Gallarini. Lojtarët më të mirë të këtyre ekipeve u bashkuan për të krijuar Novara Calcio, që debutoi si ekip në ligën italiane më 3 nëntor 1912.

Ndeshja e parë e Novarës ishte kundër Torino, një ekip që kishte vite në aktivitet. Novara u mposht me rezultatin 2–1, kurse Mario Menendez shënoi golin e parë në historinë e klubit.

Vitet e luftës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitet midis Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore, Novara u bashkua me klube si Pro Vercelli, Alessandria dhe Casale për të krijuar të ashtuquajturën "quadrilatero piemontese" (Piedmont Quadrilateral). Rezultati më i lartë i Novarës erdhi në vitin 1952 kur ata u renditën në vendin e tetë në Serie A.[2]

Epoka e Silvio Piolës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë qëndrimit të Novarës në elitën e futbollit italian, ekipi u udhëhoq nga legjenda Silvio Piola. Golat e tij të pafundë (ai e mbylli karrierën me rreth 300 gola) ishin një kontribut i çmueshëm për Noravën në ato vite. Pas vdekjes së tij në vitin 1996, Novara e riemëroi stadiumin e saj në nder të tij.[3] Pas tërheqjes së Piolës në vitin 1954, klubi u rrëzua në Serie B dy vite më vonë, kurse pas pesë vitesh ra në Serie C1. Rënja e tyre në Serie C1 erdhi pasi një ankese për mashtrim nga një lojtar i Sambenedettese.

Vitet në kategoritë inferiore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas disa sezonesh të suksesshme, Novara u rikthye në Serie B. Qëndrimi i tyre atje zgjati pak, pasi në vitin 1977 ata u rikthye në Serie C1, kurse në vitin 1981 situata u përkeqsua kur klubi u rrëzua sërisht, duke përfunduar në Serie C2. Në sezonin 1995–96, Novara rikthye në Serie C1, por qëndrimi në atë ligë zgjati vetëm një sezon, pasi biancoazzurri j'u desh të përballej me një tjetër rrëzim. Klubi vazhdoi të luante në atë ligë deri në sezonin 2002–03 ku ata u shpallën kampionë.

Nga Lega Pro në Serie A[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Serie C1 u quajt Lega Pro Prima Divisione. Në sezonin e parë me këtë emër, Novara u shpall kampione me 67 pikë duke siguruar një rikthim historik pas 32 vitesh në Serie B për sezonin 2010–11.[4] Më 12 qershor 2011, Novara në mënyrë të mrekullueshme siguroi rikthimin në Serie A për herë të parë pas 55 vitesh, duke mposhtur Padovën në ndeshjen finale të play-offit.[5] Të dyja ngjitjet u arritën nën drejtimin e trajnerit Attilio Tesser, i cili qëndroi në krye të ekipit edhe për sezonin 2011–12 në Serie A.

Më 20 shtator 2011, në ndeshjen e parë në shtëpi në Serie A pas 55 vitesh, Novara regjistroi një fitore historike 3–1 ndaj Interit, që në atë kohë ishte kampionja e botës në fuqi.[6][7] Kjo ishte një nga rezultatet e pakta pozitive në Novarës në atë sezon; ekipi fitoi edhe një ndeshje tjetër deri në janar, duke sjellur edhe shkarkimin e trajnerit Tesser. Ai u zëvëndësua nga trajneri veteran Emiliano Mondonico i cili u përpoq ta shpëtonte ekipin nga rënja nga kategoria por tentativa e tij ishte e kotë, pasi në përfundim të sezonit Novara u kthye në Serie B.

Në korrik 2013, Novara bleu futbollistin grek Giorgos Katidis. Blerja e tij shkaktoi polemika të shumta ndërkombëtare pasi futbollisti ishte përjashtuar përjetë nga Federata Greke e Futbollit pas përshëndetjes naziste "Sieg Heil" që ai kishte kryer në fushën e lojës në mars të atij viti.[8][9]

Novara e mbylli sezonin 2012–13 në vendin e 5të por u eliminuan nga Empoli në fazën play-off. Sezoni i ardhshëm ishte i tmerrshëm për klubin që e mbylli kampionatin në vendin e 19të, duke u rrëzuar në Lega Pro pasi u mposhtën në play-off nga Varese. Megjithatë, ekipi u rikthye pas vetëm një Serie B pasi fituan Grupin A të Lega Pro-s në sezonin 2014–15. Qëndrimi i tyre në Serie B zgjati deri në përfundim të sezonit 2017–18, kur ata u rrëzuan sërisht pasi e mbyllën kampionatin në vendin e fundit. Më 1 gusht 2018, Novara u pranua në Serie B për sezonin 2018–19 për të mbushur një vend bosh.

Lojtarët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Skuadra aktuale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 2 shtator 2019[10]
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
1 Italia Pt Filippo Marricchi
2 Italia Mb Angelo Tartaglia
3 Italia Mb Andrea Cagnano
4 Italia Mb Andrea Sbraga
5 Italia Mb Davide Bove
6 Italia Mb Cesare Pogliano
7 Italia Mf Filippo Nardi
8 Argjentina Mf Nicolás Schiavi
10 Italia Mf Daniele Buzzegoli
11 Italia Sm Gabriele Capanni (në huazim nga Milan)
13 Italia Mb Pietro Visconti
14 Italia Mf Nicola Petricci
15 Italia Mf Riccardo Collodel
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
18 Italia Sm Mattia Bortolussi
19 Argjentina Sm Pablo González
21 Italia Mf Nicolas Fonseca
22 San Marino Pt Elia Benedettini
23 Italia Mf Tommaso Bianchi
24 Italia Sm Giammario Piscitella
25 Italia Mb Marco Bellich
27 Italia Pt Gabriele Marchegiani
28 Italia Sm Lorenzo Pinzauti (në huazim nga Teramo)
30 Argjentina Mf Diego Peralta
32 Italia Mb Alberto Zacchi
33 Italia Mb Tommaso Cassandro (në huazim nga Bologna)

Në huazim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Italia Sm Nigel Kyeremateng (te Folgore Caratese)

Primavera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Lista e trajnerëve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fitues: 1926–27
Fitues: 1937–38
Fitues: 2010, 2015

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Novara Calcio 1908" (në anglisht). Transfermarkt. Marrë më 8 janar 2020.
  2. ^ "Italy » Serie A 1951/1952" [Italia » Serie A 1951/1952] (në anglisht). World Football. Marrë më 8 janar 2020.
  3. ^ "Stadio Silvio Piola (Novara)" (në anglisht). Football Tripper. Marrë më 8 janar 2020.
  4. ^ "La storia" [Historia] (në italisht). Novara Calcio. Arkivuar nga origjinali më 2 shtator 2015. Marrë më 1 nëntor 2010.
  5. ^ "Novara seal return to Serie A" [Novara vulos rikthimin në Serie A]. espnstar.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 24 maj 2012.
  6. ^ "Novara 3-1 Inter: Cambiasso not enough" [Novara 3-1 Inter: Cambiasso nuk mjafton]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 20 shtator 2011. Arkivuar nga origjinali më 29 dhjetor 2019. Marrë më 8 janar 2020.
  7. ^ Stephen Nelmes (21 shtator 2011). "Gasperini's job on line as Inter Milan shocked by Novara" [Puna e Gasperinit në rrezik me Interin që shokohet nga Novara] (në anglisht). The National. Marrë më 8 janar 2020.
  8. ^ "Relegated Novara sign controversial Katidis" [Novara e rrëzuar firmos me Katidis polemizues] (në anglisht). Fox Sports Asia. 12 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 12 gusht 2014. Marrë më 8 janar 2020.
  9. ^ Ben Gladwell. "Katidis to make most of Novara chance" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 8 janar 2020.
  10. ^ "Prima squadra" [Ekipi i parë] (në italisht). Novara Calcio. 5 gusht 2017. Arkivuar nga origjinali më 31 gusht 2017. Marrë më 5 gusht 2017.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]