Shko te përmbajtja

Novela Grafike Halo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
The Halo Graphic Novel
Artist i kopertinësPhil Hale
ShtetiSHBA
GjuhaAnglisht
ZhanriFantashkencë ushtarake
Botuar2006 (Marvel Comics)
Faqe128
ISBNISBN 978-0-7851-2372-9
OCLC68262369

Novela Grafike Halo (ang: The Halo Graphic Novel) është një antologji novelash grafike e botuar nga Marvel Comics në partneritet me Bungie, e vendosur në universin e serisë fantastiko-shkencore Halo. Novela Grafike Halo ishte hyrja e parë e serisë në mediumin e artit sekuencial dhe paraqet aspekte të universit Halo të cilat deri atëherë nuk ishin diskutuar ose parë në asnjë media të mëpërparshme.

Pjesa më e madhe e librit është e ndarë në katër tregime të shkurtra nga shkrimtarë dhe artistë të ndryshëm nga industria e lojërave kompjuterike dhe komikëve. Çdo histori përqendrohet në aspekte të ndryshme të universit Halo, duke treguar ndodhi që janë paralele me ngjarjet e lojës. Përveç historive,libri ka një seksion të përkushtuar artit me kontribute nga Bungie, Marvel dhe burime të pavarura.

E publikuar më 19 korrik 2006, novela grafike u prit mirë, me kritikët, të cilët vunë re kohezionin e veprës në tërësi, si dhe diversitetin e materialit individual. Suksesi i novelës shkaktoi Marvel të lajmëronte një seri librash komik, Halo: Uprising dhe vepra të tjera në fushën e librave komik.

Sfondi dhe publikimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ideja për krijimin e një novele grafike erdhi nga Microsoft dhe Bungie, me qëllimin e zgjerimit së franshizës Halo, ku paraqitjen në libra komik të franshizës pati prioritet.[1] Kreu i franshizimit në Microsoft, Eric Trautmann, krijoi një draft komiku të shkruar nga John Ney Rieber dhe të ilustruar nga Adi Granov . Bungie nuk e preferoi komikun dhe ekipin e Trautmann,[2] :4dhe u kërkua të kishin vendimmarrjen në zgjedhjen e artistëve dhe shkrimtarëve. Pete Parsons, drejtori i studios së Bungie, donte të punësonte Alan Moore dhe Joe Kubert për romanin grafik, megjithëse Trautmann ishte shumë skeptik se artistë të një kalibri të lartë do të pranonin të punonin në projekt.[3]

Pas përpjekjeve të pasuksesshme në negociata, artistja e Bungie, Lorraine Mclees, sugjeroi që Bungie ta vetë-financonin dhe redaktonin romanin përpara se të kërkonin një botues, duke i lejuar studios pavarësi në vendimmarrjet mbi përmbajtjen.[4] Veterania e industrisë së komikëve dhe dizajnerja kryesore Maria Paz Cabardo e ndihmoi Bungie-n të gjenin "ekipin e ëndrrave" të shkrimtarëve dhe artistëve që Bungie i admiruan.[4][5] Bungie u inkurajua nga suksesi i tyre në afrimin e atyre në mediumin që ata respektonin dhe admironin, përfshirë artistin britanik komik Simon Bisley dhe artistin francez Jean "Moebius" Giraud, dhe e përshkruan të parin e personazheve të ekipit të realizuar nga idhujt e tyre të librave komikë si një nxitje morali.[6]

Idetë për historitë u morën nga histori paraprake nga univeri i Halo-s, me Bungie që panë romanin grafik si një mundësi për të mbushur "boshllëqet në histori" dhe për të zgjeruar kontekstin e historive të tyre më të mëdha.[5] Producenti ekzekutiv Brian Jarrard shpjegoi se "Historitë që ndodhin jashtë kameras, ngjarjet paralele me ndodhitë që fansat tanë i njohin nga mediat ekzistuese, janë historitë që ne me të vërtetë donim të tregonim."[6] Jarrard e përshkroi më tej këtë si një përpjekje për t'u larguar nga historia e Master Chief, personazhit qendror të serisë, dhe për t'u përqendruar në vend të kësaj në atë që ata besonin se ishin temat kryesore që qëndronin pas universit të lojës.[6] Edhe pse Bungie krijuan aktet kryesore të historisë së pranishme në Novelën Grafike të Halo-s, studioja nxiti artistët për liri në punën e tyre, duke i dhënë vetëm disa pika kryesore për tu përqendruar. Artisti Simon Bisley kujton se jashtë direktivës për të mbajtur një konsistencë me video lojën, liri e plotë ishte dhënë në vizualizimin e aksionit.[5][6]

Në kërkimin e një shtëpie botuese, Bungie iu drejtuan Marvel Comics . Bungie përmendën "pasionin e Marvel për Halo " dhe "qasjen e tyre të gjerë në industrinë e komikëve dhe botimeve" si arsyet kryesore për bashkëpunimin me kompaninë.[1] Studioja punoi së bashku me drejtorin e zhvillimit të Marvel, Ruwan Jayatilleke, një mbështetës i hershëm i projektit, për të ndihmuar në shpërndarjen dhe botimin e romanit.[6][7]

Romani grafik ka 128 faqe me ngjyra të plota dhe katër histori kryesore;[1] secila ka një prezantim të punës të artistit që detajon qasjen ndaj ndodhive në Halo ose përvojat e tyre duke i shtuar historisë së Halo-s . Pas seksionit kryesor të historive ka një galeri arti me 26 faqe që paraqet kontribute nga Bungie dhe artistë të jashtëm të komikëve.[5]

Udhëtimi i Fundit i Ndihmës së Pafundme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Udhëtimi i Fundit i Ndihmës së Pafundme" (ang: The Last Voyage of the Infinite Succor) zhvillohet gjatë videolojës Halo: Combat Evolved . Komandanti i operacioneve speciale të "Covenant" (shq: Besëlidhja), Rtas 'Vadumee, dhe ekipi i tij dërgohen për t'iu përgjigjur thirrjes për ndihmë nga një anije bujqësore, "Infinite Succor" (shq: Ndihma e pafundme). Duke besuar se mund të jetë sulmuar nga njerëzit, 'Vadumee dhe ekipi i tij zbulojnë se anija është infektuar nga paraziti "Flood" (shq: Përmbytja), një sëmundje e cila mbart njohuritë e të infektuarëve. Vadumee lufton përmes valëve të Përmbytjes, duke përfshirë mbetjet e ringjallura të ushtarëve të tij të rënë, planifikon një kurs drejt diellit të sistemit që shkatërron anijen "Infinite Succor'"dhe "Flood", dhe shpëton si i vetmi mbijetues.

Qëllimi kryesor i historisë ishte të tregonte rrezikun e vërtetë që paraqiste "Flood" dhe funksionimin e logjistikës ushtarate të "Covenant", për tu distancuar nga imazhi i "Covenant" si armiq një-dimensional që thjesht janë kundër protagonistit.[2] :6Historia u shkrua nga Lee Hammock me ilustrime nga Simon Bisley. Hammock e përshkroi procesin e shkrimit të historisë si një "detyrë e vështirë", pasi duhej të respektonte njohuritë e fansave të Halo-s për personazhet dhe historinë.[2] Këto vështirësi u lehtësuan në qasjen ndaj personazhit të 'Vadumee, një personazh të cilin publiku nuk ishte mjaft familjar krahasuar me protagonistin Master Chief, duke i mundësuar artistit "të sillte dicka të re në tavolinë".[2] :55[5]

Testimi i Armaturës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Testimi i Armaturës" zhvillohet pak para hapjes së lojës Halo 2, ndërsa Komanda Hapësinore e Kombeve të Bashkuara, KHKB (ang: United Nations Space Command, UNSC) teston në terren një version të ri të armaturës për superushtarë (të quajtur SPARTAN në Halo) në një seri testesh të ndryshme. Një spartan i vetëm e vë në provë armaturën e tij duke rënë nga atmosfera e Tokës dhe duke u angazhuar në një betejë të simuluar kundër forcave speciale të KHKB-së. Spartani zbulohet të jetë një grua, Maria-062, e cila ka dalë nga pensioni për të testuar teknologjinë e re përpara se t'i dërgohen Master Chief gjatë ngjarjeve të lojës.

Koncepti i historisë u frymëzua nga libri Skunkworks, një kujtim mbi testimin e projekteve ushtarake në Lockheed, duke nxjerrë në pah eksperimentimin rigoroz që kalojnë pajisjet për projektin SPARTAN përpara se të përfundojnë në duart e Master Chief. Kjo ishte një ide që Bungie fillimisht donte ta ndiqte në fillim të Halo 2, por zgjodhën ta komunikonin këtë informacion në një kohë të mëvonshme.[2] :56"Testimi i Armaturës" u shkrua nga Jay Faerber me ilustrime nga W. Andrew Robinson dhe Ed Lee.[5]

Thyerja e Karantinës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Breaking Quarantine" trajton gjithashtu shpërthimin e "Flood" që ndodh gjatë Halo: Combat Evolved . Ndërsa "Udhëtimi i Fundit" e tregon historinë nga perspektiva e "Covenant", "Thyerja e Karantinës" përqendrohet në arratisjen e ushtarit njerëzor Avery Johnson nga "Flood". Johnson është një personazh dytësor në Halo: Combat Evolved i cili bëhet një personazh i rëndësishëm në dy lojërat pasuese. Romani Halo: First Strike (shq: Halo: Goditja e Parë) shpjegon se Johnson i reziston infektimit nga Flood për shkak të një gjendjeje mjekësore, asnjë histori tjetër deri në atë pikë nuk shpjegonte se si Johnson i shpëton eventeve të Halo: Combat Evolved. "Thyerja e Karantinës" është një shembull i përpjekjeve të Bungie-t për të zgjeruar historinë personale të personazheve dytësorë që nuk do të kishin mundësi të shpjegoheshin në linjën kryesore të video lojës. Ndryshe nga historitë e tjera, "Thyerja e Karantinës" nuk ka dialog, duke u mbështetur në efektet zanore të armëve të cilat janë të shkruara në japonisht. Si arti ashtu edhe historia u siguruan nga Tsutomu Nihei, një artist mangash dhe arkitekt i cili i bazoi ilustrimet e tij në strukturat e gjetura brenda lojës.[2] :83

Lindja e Dytë e Diellit mbi Mombasën e Re

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë Halo 2, "Covenant" nis një sulm të drejtpërdrejtë në Tokë në qytetin e New Mombasa, Kenia . Historia tregohet përmes syve të një gazetari në Mombasa i cili krijon propagandë për KHKB-në. Kur "Covenant" pushton qytetin, gazetari dhe bashkëqytetarët nuk kanë zgjedhje tjetër vec të luftojnë për qytetin, derisa detyrohen t'ia mbathin ndërkohë që qyteti përballet me rrënim nga lufta e ashpër.

Bungie e përshkroi "Second Sunrise" si një përpjekje për të humanizuar konfliktin duke përshkruar efektin e luftës në popullatën civile.[2] :84Historia u shkrua nga Brett Lewis me ilustrimet nga Jean "Moebius" Giraud . Giraud shpjegoi seu bind nga biri i tij, një fans i madh i lojës për të kontribuar, pasi ai nuk i kishte luajtur kurrë më parë lojërat.[2] :99

Novela Grafike e Halo-s u publikua më 19 korrik 2006.[8] Disa pjesë promovuese u publikuan paraprakisht, përfshirë një parapamje prej gjashtëmbëdhjetë faqëshe të publikuar më 31 maj, e cila përmbante prezantimet e Bungie-t për secilën histori së bashku me fragmente të shkurtra.[5] Një poster me ngjyra i kopertinës së librit u publikua më 28 qershor.[9]

Kritikët reaguan më së shumti pozitivisht ndaj novelës. Publishers Weekly shkroi se fansat dhe rishtarët e Halo-s do të kënaqeshin me përmbajtje tërheqëse në libër, me disavantazhin kryesor që historitë mund të jenë tepër të shkurtra për lexuesin.[10] Hilary Goldstein nga IGN shkroi se faqet e galerisë mund të hiqeshin në favor të një historie më të gjatë.[11] Wayne Oliveri i UGO-së vlerësoi diversitetin e artistëve të njohur dhe forcën e materialit në plotësimin e universit Halo si avantazhi më i madhe e veprës.[12][11] Mike Deeley i Comics Bulletin e lavdëroi librin për gamën e larmishme të stileve të rrëfimit dhe artit që i dhanë Novelës Grafike Halo ndjesinë e një antologjie, por që ruajti një tërësi kohezive.[13] GameTrailers vlerësoi Bungie-n për zgjedhjen e përqendrimit te personazhe të tjerë përveç Master Chief.[14] IGN dhe GameTrailers menduan se historia më e dobët ishte "Testimi i Armaturës" pasi kishte ndikimin më të vogël emocional.[11][14]

Arti u lavdërua në përgjithësi,[10][11] me recensionin e The Post-Standard e rekomandonte romanin grafik vetëm në bazë të artit.[15] Puna e Tsutomu Nihei në "Thyerja e Karantinës" mori vëmendje të shtuar për shkak të imazheve të gjalla dhe përqendrimin në rrëfimin vizual në vend të dialogut.[14]

Pas publikimit, Publishers Weekly e quajti Halo Graphic Novel një sukses i rrallë në adaptimin e lojërave në libra komik,[16] pasi debutoi në vendin e dytë të shitjeve në Nielsen BookScan dhe Diamond .[17] Marvel raportoi se priste të shtypte 100,000 kopje deri në fund të vitit, dhe komiku vazhdoi të ishte një nga romanet grafike më të shitura muaj pas debutimit të tij.[18][19] Në fund të vitit 2007, gazeta Pittsburgh Tribune-Review e quajti novelën grafike si më të shiturën nga Marvel.[20] Suksesi i romanit i shtyu Marvel Comics dhe Bungie të njoftonin një seri librash komikë Halo me katër seri në muaj në San Diego Comic-Con në vitin 2006 me emrin Halo: Uprising.[21] Pavarësisht vonesave, numri i parë i serisë u publikua më 22 gusht 2007.[22]

Dark Horse Comics ribotoi novelën grafike në vitin 2021.[23]

  1. 1 2 3 Goldstein, Hilary (23 qershor 2006). "Exploring the Halo Graphic Novel (Part I)". IGN (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2007. Marrë më 19 shkurt 2007. Gabim citimi: Invalid <ref> tag; name "IGN: Exploring the Halo Graphic Novel" defined multiple times with different content.
  2. 1 2 3 4 5 6 7 8 McLees, Robert; Frank O'Connor, red. (2006). The Halo Graphic Novel (në anglisht). Marvel Comics. ISBN 0-7851-2372-5. Gabim citimi: Invalid <ref> tag; name "halo graphic novel" defined multiple times with different content.
  3. "Episode 005: DC Reboot/Eric Trautmann". The Sci Fi Show (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 8 dhjetor 2015. Marrë më 24 nëntor 2015.
  4. 1 2 Goldstein, Hilary (23 qershor 2006). "Exploring the Halo Graphic Novel (Part II)". IGN (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 7 shkurt 2012. Marrë më 19 shkurt 2007.
  5. 1 2 3 4 5 6 7 Snider, Mike (10 maj 2006). "The non-stop 'Halo' effect; Microsoft Xbox title soon to be a 128-page graphic novel". USA Today (në anglisht). fq. D4. Gabim citimi: Invalid <ref> tag; name "usatoday-2006-05-10" defined multiple times with different content.
  6. 1 2 3 4 Staff (2006). "Newsarama: Inside the Halo Graphic Novel". Newsarama (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2007. Marrë më 19 shkurt 2007. Gabim citimi: Invalid <ref> tag; name "Newsarama: Inside the Halo Graphic Novel" defined multiple times with different content.
  7. Milkie (16 mars 2006). "Bungie Official Announcement". Bungie (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 3 shkurt 2007. Marrë më 21 shkurt 2007.
  8. Nuttall, Chris (13 korrik 2006). "Halo space video game turns over a new leaf". Financial Times (në anglisht). fq. 25.
  9. Staff (12 qershor 2006). "Halo Graphic Novel Poster Preview". IGN (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 19 shtator 2009. Marrë më 22 shkurt 2007.
  10. 1 2 "Reviews; The Halo Graphic Novel". Publishers Weekly (në anglisht). Vëll. 253 no. 30. 31 korrik 2006. fq. 61. Gabim citimi: Invalid <ref> tag; name "pw_2006-07-31" defined multiple times with different content.
  11. 1 2 3 4 Goldstein, Hilary (12 korrik 2006). "Review: Halo Graphic Novel". IGN (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 16 shtator 2009. Marrë më 20 shkurt 2007. Gabim citimi: Invalid <ref> tag; name "IGN Review" defined multiple times with different content.
  12. Oliveri, Wayne. "Halo: The Graphic Novel". UGO (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2006-11-12. Marrë më 20 shkurt 2007.
  13. Deeley, Mike (23 gusht 2006). "Line of fire review; Halo: The Graphic Novel". Silver Bullet Comic Books (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2006-11-08. Marrë më 20 shkurt 2007.
  14. 1 2 3 Staff (15 qershor 2006). ""Halo Graphic Novel" Review". GameTrailers (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2007-09-19. Marrë më 20 shkurt 2007. Gabim citimi: Invalid <ref> tag; name "Moz La Punk Review" defined multiple times with different content.
  15. Kapalka, Jeff (30 korrik 2006). "Marvel morfs shoot-'em-up 'Halo' into graphic novel". The Post-Standard (në anglisht). Comics.
  16. MacDonald, Heidi (16 gusht 2006). "HALO GN selling like hotcakes". Publishers Weekly (në anglisht). Marrë më 10 shkurt 2008.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Shërbim arkivimi i vjetruar (lidhja)
  17. "July 2006 Sales Reports". Newsarama (në anglisht). korrik 2006. Arkivuar nga origjinali më 17 mars 2007. Marrë më 20 janar 2008.
  18. Reid, Calvin (21 gusht 2006). "Marvel, Bungie in Heaven over Halo". Publishers Weekly (në anglisht).
  19. "August 2006 Sales Charts". Newsarama (në anglisht). gusht 2006. Arkivuar nga origjinali më 12 korrik 2007. Marrë më 20 janar 2008.
  20. Machosky, Michael (24 shtator 2007). "Retailers, video gamers poised for launch of video game". Pittsburgh Tribune-Review (në anglisht).
  21. Goldstein, Hilary (21 korrik 2006). "San Diego 2006 Comic-Con Announcement". IGN (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 5 dhjetor 2008. Marrë më 21 shkurt 2007.
  22. "Catalog: Halo Uprising #1". Marvel Comics (në anglisht). Marrë më 31 janar 2008.
  23. Bishop, Rollin (16 prill 2021). "Dark Horse Announces New Edition of Original Halo Graphic Novel". ComicBook.com (në anglisht). Marrë më 2 tetor 2021.