Shko te përmbajtja

Novus homo

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Novus homo ose homo novus (njeri i ri; shumës: novi homines ose homines novi) ishte termi në Romën e lashtë për një njeri që ishte i pari në familjen e tij që shërbente në Senatin Romak ose, më specifikisht, që zgjidhej si konsull. Kur një njeri hynte në jetën publike sipas një shkallë të paprecedent për poste të larta komunitare, atëherë termi i përdorur ishte novus civis (shumës novi cives) ose "qytetar i ri".[1]

Ciceroni

fillimin e republikës, tradita ishte që si anëtarësia në senat ashtu dhe konsullata ishin rreptësisht të rezervuara për patricët. Kur plebejët fituan të drejtën për tu caktuar në këto poste, gjatë Konfliktit të Rendeve, të gjithë plebejët e sapo zgjedhur natyrisht ishin novi homines. Me kalimin e kohës, novi homines u bënë gjithmonë e rrallë pasi familjet plebeje u hynë në senat si kolegët e tyre patricë. Nga koha e Luftës së Parë Punike, tashmë ishte një sensacion që novi homines ishin zgjedhur konsuj në dy vite të një pasnjëshme (Gaius Fundanius Funduli]] në vitin 243 p.e.s. dhe Gaius Lutatius Katuli në vitin 242 p.e.s.). Në vitin 63 p.e.s., Ciceroni u bë novus homo i parë që u bë konsull në më shumë se tridhjetë vjetë.[2]

Nga Republika e Vonë, dallimi midis rendeve u bë më pak i rëndësishëm. Konsujt vinin nga një elitë e re, nobiles (fisnikë), një aristokraci artificiale e të gjithë atyre që do të tregonin prejardhje të drejtpërdrejtë në vijë mashkullore nga një konsull.[3]

Lista e novi homines të shquar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Lucju Sekstju Laterani (zgjedhur në vitin 366 p.e.s.)
  • Gaju Licinju Stolo (zgjedhur në vitin 361 p.e.s.)
  • Mark Popillju Lenas (zgjedhur në vitet 359, 356, 350, 348 p.e.s.)
  • Gaju Plautju Prokuli (zgjedhur në vitin 358 p.e.s.)
  • Gaju Marcju Rutili (zgjedhur në vitet 357, 352, 344, 342 p.e.s.)
  • Publju Decju Musi (zgjedhur në vitin 340 p.e.s.)
  • Lucju Volumnju Flama Violens (zgjedhur në vitin 307 p.e.s. dhe 296 p.e.s.)
  • Spurju Karvilju Maksimi (zgjedhur në vitet 293, 272 p.e.s.)
  • Manju Otacilju Krasi (zgjedhur në vitin 263 p.e.s.)
  • Gaju Duilju (zgjedhur në vitin 260 p.e.s.)
  • Gaju Aurelju Kota (zgjedhur në vitet 252 dhe 248 p.e.s.)
  • Gaju Fundanju Funduli (zgjedhur në vitin 243 p.e.s.)
  • Gaju Lutatju Katuli (zgjedhur në vitin 242 p.e.s.)
  • Gaju Flaminju (zgjedhur në vitet 223 dhe 217 p.e.s.)
  • Mark Porcju Kato (Censori/i Vjetri) (zgjedhur në vitin 195 p.e.s.)
  • Gaju Kalpurnju Piso (zgjedhur në vitin 180 p.e.s.)
  • Gnaeus Oktavju (zgjedhur në vitin 165 p.e.s.)
  • Lucju Mumju Akaiku (zgjedhur në vitin 146 p.e.s.)
  • Kuint Pompeju (zgjedhur në vitin 141 p.e.s.)
  • Gaius Marius (zgjedhur në vitet 107 p.e.s., 104–100 p.e.s., 86 p.e.s.)
  • Gnaeu Mallju Maksimi (zgjedhur në vitin 105 p.e.s.)
  • Tit Didju (zgjedhur në vitin 98 p.e.s.)
  • Gaju Koelju Kaldi (zgjedhur në vitin 94 p.e.s.)
  • Gnaeu Pompeju Straboni (zgjedhur në vitin 89 p.e.s.)
  • Mark Tullju Ciceroni (zgjedhur në vitin 63 p.e.s.)
  • Mark Vinicju (caktuar konsull zëvendësues në vitin 19 p.e.s.)
  • Gaju Pomponju Grecini (caktuar në vitin 16 të e.s.)
  • Gaju Kornelju Taciti (caktuar në vitin 97 të e.s.)

Toposi i "njeriut të ri"

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tema letrare e homo novus, ose "si një njeri me prejardhje të ulët, por në mënyrë të natyrshme me zotësi mund të ngjiteshin përkatësisht për tu shquar në botë" ishte topos i Epistolës XLIV me ndikim të Senekës.[4] Në pikën përfundimtare të Lashtësisë së Vonë, ai qe ngjashmërisht subjekt i Ngushëllimit të Filozofisë (iii, vi) të Boetiusit. Në mesjetë subjektin e marin Dantia me Convivio (libri IV), Françesko Petrarka me De remediis utriusque fortunae (I.16; II.5) dhe Chaucer me The Wife of Bath's Prologue and Tale.

Në versionin e krishter, tema sugjeron një tension në scala naturae ose Vargun e Madh të Qenies, që prodhohej nëpërmjet ushtrimit të vullnetit të lirë të njeriut.[5]

Tema erdhi natyrshëm te humanistët e Rilindjes që ishin shpesh homines novi[6] duke u ngritur me zgjuarsinë e tyre në një rrjet oborresh fisnike që vareshin nga njerëz të rinj tepër të arsimuar për të drejtuar gjithmonë e më shumë kancelari të ndërlikuara dhe për të krijuar propagandë kulturore që ishte një mjet bashkëkohës për famën fisnike dhe se për rrjedhojë ofronin një lloj cursus honorum intelektual. Në shekullin e XV Dialogus de vera nobilitate i Buonaccorso da Montemagno trajtonte "fisnikërinë e vërtetë" të natyrshme te individi i zot; Poggio Bracciolini shkroi gjithashtu gjatë te De nobilitate, duke theksuar pikëpamjen Rilindase të përgjegjësisë dhe efektivitetit njerëzor që janë në zemrën e Humanizmit: sicut virtutis ita et nobilitatis sibi quisque existit auctor et opifex.[7]

Përmbledhje më të shkurtëra të temës gjenden te Francesco Patrizi, De institutionae republicae (VI.1) dhe te Speculum vitae humanae enciclopedike e Rodrigo Sánchez de Arévalo. Në shekullin e XVI këto dhe tekste të reja do të shtypeshin dhe shpërndaheshin gjerësisht. Speculum o Sánchez de Arévalo u shtylp fillimisht në Romë, në vitin 1468 ku ndodhen më shumë se njëzet piktura të shekullit të XV; u shtypën përkthime në gjermanisht, frëngjisht dhe spanjisht. Personazhet e Librit të Oborrtarit të Baldassare Castiglione (1528) diskutojnë kërkesat që një cortegiano të jetë fisnik (I.XIV-XVI). Ai u përkthye në frëngjisht, spanjisht, anglisht, latinisht dhe gjuhë të tjera.[8] De nobilitate i Jerónimo Osório da Fonseca (Lisbonë 1542 dhe shtatë rishtypje në shekullin e XVI), duke theksuar propria strennuitas ("përpjekjen e vendosur vetjake") do të përkthehej në anglisht në vitin 1576.

Figura romake më shpesh e përmendur si një exemplum i novus homo është Gaius Marius, fjalimi i të cilit për vetë-justifikimin ishte fjamiljar për lexuesit nga vepra e Sallustit Bellum Jugurthinum, 85; formati më familjar në traktatet e rilindjes është një dialog që përcakton dy burime të fisnikërisë, me dëshmi të anuara në favor të "njeriut të ri".

  1. Becker, M.B., "The Republican City State in Florence: An Inquiry into it origin and survival (1280-1434)", Speculum, 35 (1960), fq. 46-47
  2. Ciceroni, De lege agraria, e përshkruan intervalin si perlongo intervallo dhe konsullatën e tij "pothuajse të parën në kujtesën e të gjallëve ".
  3. Matthias Gelzer, Die nobilität der römischen Republik 1912, duke korrektuar propozimin e mëparshëm të Theodor Mommsen se të gjitha familjet zotëronin ius imaginum, d.m.th., prejardhje nga curule magistrates, përkufizoheshin nobili. D. R. Shackleton Bailey, "Nobiles and Novi Reconsidered" The American Journal of Philology 107.2 (Verë 1986), fq. 255-260, pohon duke i refuzuar disa përjashtime të dukshme nga rregulli i Gelzerit.
  4. R. W. Truman, "Lázaro de Tormes and the "Homo Novus Tradition" The Modern Language Revieë 64.1 (janar 1969), fq. 62-67.
  5. Constantinos A. Patrides, "The Scale of nature and Renaissance treatises on nobility" Studia Neophilologica 36 (1964) fq. 63-68.
  6. G. M. Vogt, "Gleanings for the history of a sentiment: Generositas Virtus non Sanguis", Journal of English and Germanic Philology 24 (1925): fq. 102-124."
  7. "Kështu nga rruga te përsosmëria njerëzore dhe fisnikëria autori dhe mjeshtri i veprës".
  8. P. Burke. The Fortunes of the Courtier: The European Reception of Castiglione's Cortegiano. (Cambridge: Polity Press, 1995).
  • Burckhardt, Leonhardt A. 1990. "The Political Elite of the Roman Republic: Comments on Recent Discussion of the Concepts Nobilitas and Homo Novus". Historia 39:77–99.
  • Carney, Thomas F. 1959. "Once Again Marius’ Speech after Election in 108 B.C.". Symbolae Osloensis 35.1: 63–70.
  • Dugan, John. 2005. Making a New Man: Ciceronian Self-Fashioning in the Rhetorical Works. Oxford: Oxford University Press.
  • Feig Vishnia, Rachel. 2012. Roman Elections in the Age of Cicero: Society, Government, and Voting. London: Routledge.
  • Hill, Herbert. 1969. "Nobilitas in the Imperial Period". Historia 18.2: 230–250.
  • Späth, Thomas. 2010. "Cicero, Tullia, and Marcus: Gender-specific Issues for Family Tradition?". In Children, Memory, and Family Identity in Roman Culture. Edited by Véronique Dasen, 147–172. Oxford; New York: Oxford University Press.
  • van der Blom, Henriette. 2010. Cicero’s Role models: The Political Strategy of a Newcomer. Oxford: Oxford University Press.
  • Vanderbroeck, Paul J. J. 1986. "Homo Novus Again". Chiron 16:239–242.
  • Wiseman, T. Peter. 1971. New Men in the Roman Senate, 139 B.C. – A.D. 14. Oxford: Oxford University Press.
  • Wright, Andrew. 2002. "Velleius Paterculus and L. Munatius Plancus". Classical Philology 97.4: 178–184.
  • Wylie, Graham J. 1993. "P. Ventidius: From Novus Homo to "Military Hero"". Acta Classica 36:129–141.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Definimi i novus homo tek WikiFjalori