Shko te përmbajtja

Nuno Gallego

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Nuno Gallego
Gallego në 2025
Lindi6 shtator 2001 (24 vjeç)
ProfesioniAktor dhe balerin

Nuno Gallego Fernández (shq. Nuno Gajego Fernandez) (lindur më 6 shtator 2001 në Ourense, Spanjë) është një aktor dhe balerin spanjoll i njohur në televizion kryesisht për rolet e tij si Dario në UPA Next, Markos në Klanet dhe Hektor Kraviec në serialin e famshëm Elite.

Gjatë fëmijërisë së tij, Gallego dëshironte të bëhej biolog, por në moshën 11-vjeçare vendosi që donte t’i përkushtohej aktrimit. [1]

Ai ndoqi studimet për aktrim në Shkollën Komunale të Artit Dramatik në Madrid dhe në Shkollën Mbretërore të Lartë të Artit Dramatik.

Në vitin 2022, ai u bashkua me serialin UPA Next, vazhdimi i Një hap përpara (Un paso adelante) për Atresplayer, ku interpretoi Darion, një balerin të ri që sapo kishte nisur rrugëtimin e tij në akademi. [2]

Në vitin 2024, ai ishte pjesë e kastit të sezonit të fundit të Elite, ku luajti rolin e Hektor Kraviec. [3] Në gusht të po atij viti, u njoftua se do të ishte pjesë e kastit të Olimpo, një serial i Netflix-it. [4]

Në televizion
Viti Seriali Personazhi
2022–2023 UPA Next Dario
2022 Historitë e UPA Next
2024 Klanet Marko
Elite Hektor Kraviec
2025 Olimpo Kristjan Delajave
  1. "Nuno Gallego: «El único objetivo que me he puesto en la vida es ser actor»". La Voz de Galicia (në spanjisht). 2022-12-25. Marrë më 2024-08-15.
  2. Vallejo, J. (2022-08-31). "'UPA Next' arranca en septiembre con 'Historias de UPA Next'". Cultura en Serie (në spanjisht). Marrë më 2024-08-15.
  3. Mag, Redacción (2024-07-28). "Joven, pero con experiencia: quién es Nuno Gallego, el actor que hace de Héctor Krawietz en "Élite"". Mag. (në spanjisht). Marrë më 2024-08-15.
  4. verTele, Redacción (2024-07-23). "Netflix anuncia 'Olympo', su nueva serie adolescente sobre deportistas de "Élite", que pesca en 'La sociedad de la nieve'". Vertele (në spanjisht). Marrë më 2024-08-15.