Nuredin Ahmedi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nuredin Ahmedi (1955-2008) ishte profesor shqiptar.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prof. Nuredin Ahmedi lindi më 14 shkurt të vitit 1955 në fshatin XhepçishtTetovës. Shkollimin fillor e mbaroi në vendlindje, ndërsa atë të mesëm në Medresenë “Alaudin”Prishtinë. Pas mbarimit të Medresesë, studimet i vazhdoi në universitetin e famshëm të Ez’heritKajroEgjiptit, në Fakultetin e Gjuhës Arabe – dega Histori islame dhe Civilizim islam. Studimet i përfundoi me sukses në vitin 1985.

Pas përfundimit të studimeve në universitetin e Ez’herit, u kthye në vendlindje si kuadër defiҫitar dhe në vitin 1986 u angazhua si profesor i rregullt në Medresenë “Isa Beu”Shkup si mësimdhënës i lëndës së Historisë islame dhe Civilizimit islam.

Veprimtaria dhe puna e tij e palodhshme si mësimdhënës i shquar rezultoi me zhvillimin e arsimit fetar, duke ndihmuar në ngritjen dhe mëkëmbjen e kulturës islame në Maqedoni dhe më gjerë. Angazhimi i tij nuk ishte vetëm si mësimdhënës, pasi ai iu përvesh edhe punës për përpilimin e teksteve shkollore për nxënësit e kësaj shkolle, duke u bërë autor i disa teksteve shkollore për nxënësit e Medresesë, siç janë ato të Historisë islame për vitin I, II, III dhe IV. Falë angazhimit të tij, u lehtësua dukshëm nxënia e diturive tek nxënësit, sepse ata u pajisën me tekste profesionale dhe njëherazi kështu u kompletua plan-programi mësimor i Medresesë për lëndën e Historisë islame.

Krahas veprimtarisë së tij si mësimdhënës e edukator, profesor Nuredini angazhohej edhe në çështje të tjera. Ai ishte gjithherë aty ku e kërkonte nevoja, gjithnjë në frymën e ngritjes së çështjes fetare e kombëtare. Kështu, pas një pune mjaft të madhe, nxori në dritë revistën e Medresesë “IKRE”, ku ai ishte redaktor përgjegjës. Ndërkaq kjo revistë edhe sot e kësaj dite për shumë nxënës të Medresesë shërben si dritare për promovimin e aftësive të tyre shkrimore.

Profesor Nuredini, me punën e tij të palodhshme, u shqua edhe si përkthyes, redaktor, kryeredaktor dhe recensues i shumë librave, si: “Etika bashkëkohore” të autorit Ibrahim Amini, “Islami në praktikë”, “Komploti botëror”, “Islami dhe nacionalizmi”, “Familja e Muhamedit a.s.”, “Rasti Israel” etj.

Ai asnjëherë nuk kishte frikë nga vdekja, por vetëm nga përtacia. Prandaj nuk kishte ditë që nuk e vizitonte, nuk këshillonte e nuk e ndihmonte dikë. Atij nuk i ikte ditë pa e vizuar një shok ose një nxënës.  

Ambiciet e tij si studiues ishin të mëdha, mirëpo ai ishte jetëshkurtër. Ndërroi jetë në moshën 52-vjeçare, në vitin 2008. Lajmi për vdekjen e tij e pikëlloi jo vetëm familjen e tij, por edhe të gjithë ata që e njihnin. Profesor Nuredini u varros me nderime të larta në vendlindje. Në përcjelljen e tij për botën tjetër morën pjesë shumë nxënës të tij të Medresesë, profesorë, kolegë, udhëheqës të Bashkësisë Islame, miq e familjarë.

Profesor Nuredini Ahmedi ishte një pedagog i palodhur dhe njeri me horizont të gjerë, i cili me dashamirësinë dhe zemërgjerësinë që e karakterizonte, gjithë jetën ia kushtoi përgatitjes së brezit të ri. Ai do të mbetet i paharruar për kolegët, për nxënësit e Medresesë, për miqtë e dashamirët në të gjitha trojet shqiptare e më gjerë.

Allahu xh.sh. e past mëshiruar.

Burime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkruan: Mr. Beqir ef. Memeti

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]