Nush Bushati
Nush Bushati (Shkodër, 1896 - Vjenë, 17 qershor 1973) ka qenë figurë politike dhe ministër i shtetit shqiptar.Ministri i Arsimit, Nush Bushati ishte person i njohur në jetën publike shqiptare të viteve 30-të. Ai kishte lindur në Shkodër më 4 Qershor 1896. Ashtu si edhe Fuad Asllani ai kishte fituar gradën Doktor i Shkencave në Drejtësi në Universitetin e Vienës.
Në moshën 27 vjeçare më 1923 ai u zgjodh anëtar i Asamblesë Kombëtare. Më pas u emërua Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Vienë. Pas ardhjes në Shqipëri më 1930, u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës së Rinisë Shqiptare, ku me kontributin e tij i dha një impuls të ri lëvizjes rinore shqiptare.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 1933 ai zgjidhet deputet i Dibrës në Parlamentin shqiptar. Aktiviteti i tij shumë i vlerësuar dhe kompetenca për të cilën dha prova gjatë punimeve të komisioneve parlamentare, i siguruan atij një simpati të madhe në rradhët e rinisë dhe të inteligjencës shqiptare.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1.AQSH, Fondi 151, Viti 1935, Dosja 3, fl.
2.Uran Asllani, Diplomacia dhe diplomatët shqiptarë 1912-1939, Tiranë: Ilar, 2006, f. 131
3.Uran Asllani, Diplomacia dhe diplomatët shqiptarë 1912-1939, Tiranë: Ilar, 2006, f. 135
4.Bernd J. Ficher, Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri, Tiranë: Çabej, 2004, f. 258.