Over-the-top
Një shërbim medial over-the-top (ose televizion over-the-top, ose shkurt OTT) është një shërbim i difuzimit digjital të videos dhe audios të përçuar drejtpërdrejt karshi shikuesit përmes internetit, në vend të një operatori tokësor, kabllor, satelitor apo të IPTV-së.[1][2][3] Në shumicën e botës njihet si sinonim me "platformë streaming" ose televizion jolinear.[4][5]
Shërbimet OTT mund të jenë me abonim apo falas,[6] dhe zakonisht qasen përmes televizorëve me platforma të integruara të televizionit të mençur,[7] pajisjeve transmetuese si Amazon Fire TV dhe Roku, platformave të video lojërave, uebfaqeve në kompjuterë personalë, dhe aplikacioneve në telefona apo tabletë.[6][1]
OTT-ja tejkalon difuzionet tokësore, kabllore, dhe satelitore—sistemi përmes të cilit kompanitë vepruan dikur si kontrollues apo shpërndarës të përmbajtjes televizive. Kjo përmbajtje mund të përfshijë programe dhe filma për të cilët OTT-ja ka blerë të drejta të licensuara nga pronari i tyre.[8][9][10] Programacioni mund të përfshijë edhe përmbajtje origjinale të prodhuar nga shërbimi apo enkas për të.[11][12][13]
Shërbime OTT përfshijnë shërbime me pagesë si Netflix dhe Amazon Prime Video[6][14][15] që ofrojnë qasje tek përmbajtjja e tyre filmike dhe televizive me abonim (SVOD),[2][16] ose shërbime të televizionit falas me reklama (FAST) si Pluto TV dhe Tubi.[17] Shërbimet OTT përfshijnë edhe një gamë të gjerë të ofertave të "tholluara" televizive nga platformat streaming, si Sling TV dhe Hulu, që ofrojnë transmetime direkte të kanaleve speciale.[18][19][20] Në 2023, platformat OTT përbënë 38% të konsumit ndërkombëtar televiziv.[21] Në Shqipëri, në 2022 kjo përbëu 44% të konsumit televiziv,[22] dhe në 2025 kjo u rrit deri në 50% të konsumit televiziv sipas Eurostatit.[23]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 "What is OTT?". Endavo Media (në anglisht). 13 prill 2023. Arkivuar nga origjinali më 10 prill 2021. Marrë më 12 prill 2024.
- 1 2 McDermott, John (17 mars 2022). "CTV, OTT, SVOD, AVOD, BVOD, FAST…What the Tech are all these digital TV acronyms?". The Current (në anglisht). The Trade Desk. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2023.
- ↑ Meier, Kimberlee (15 shkurt 2022). "OTT TV: What is it and why is it important?". Vimeo (në anglisht).
- ↑ Fuga, Artan (18 mars 2018). "Si po venitet televizioni me programacion linear!". Medialook. Marrë më 27 korrik 2025.
- ↑ "Top OTT Streaming Platforms for Best Viewing Experience". Yellowbrick (në anglisht). Yellowbrick Learning. 26 prill 2023.
- 1 2 3 "Need to Know: What's the difference between OTT, CTV and streaming?". Nielsen Corporation (në anglisht). shkurt 2024. Arkivuar nga origjinali më 19 mars 2024. Marrë më 19 mars 2024.
- ↑ "Definition of smart TV". PCMag (në anglisht). 2020. Arkivuar nga origjinali më 1 maj 2024. Marrë më 1 maj 2024.
- ↑ Faughnder, Ryan (19 dhjetor 2023). "'Suits' showed the power of licensing. Is Hollywood's 'walled garden' strategy losing". Los Angeles Times (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 19 dhjetor 2023.
- ↑ "Deciphering Content Licensing in an Evolving Streaming Ecosystem". FilmTake (në anglisht). 27 dhjetor 2023.
- ↑ Gruenwedel, Erik (19 shkurt 2024). "Ampere: Studios Upping Third-Party Streaming Content Licensing". Media Play News (në anglisht).
- ↑ Irwin-Hunt, Alex (8 shkurt 2023). "Streaming wars: Disney+, Netflix and Amazon to drive original content spend". fDi Intelligence (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 15 prill 2023. Marrë më 23 gusht 2024.
- ↑ Arnold, Thomas K. (18 nëntor 2022). "Netflix Still on Top in Terms of Original Content, with 37% of All Movies and Shows". Media Play News (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 23 gusht 2024. Marrë më 23 gusht 2024.
- ↑ Tariq, Haseeb (8 shkurt 2021). "Council Post: What Is OTT Advertising, And Why Is It A Trend?". Forbes (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 21 prill 2022. Marrë më 3 gusht 2021.
- ↑ "What is OTT? The meaning of video streaming platforms". TravSonic (në anglisht). 29 shkurt 2024. Marrë më 12 prill 2024.
- ↑ Wilbert, Max (20 qershor 2024). "The 10 Best OTT Streaming Services". Dacast (në anglisht). Marrë më 10 korrik 2024.
- ↑ Nissen, Keith (31 gusht 2023). "Netflix, Amazon Prime Video and Disney+ dominate global SVOD viewing hours". S&P Global (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 maj 2024.
- ↑ Wile, Rob (10 korrik 2024). "The fastest-growing streaming networks have on-demand content for free — and you may not have heard of them". NBC News (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 11 korrik 2024. Marrë më 25 mars 2025.
- ↑ Rosenblatt, Bill (4 maj 2017). "Internet TV Skinny Bundle Market Gets More Crowded With Hulu's New Service". Forbes (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2024.
- ↑ Dreier, Troy (21 qershor 2017). "Sling TV Is the Most Popular Skinny Bundle, in Over 2M US Homes". Streaming Media (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 29 qershor 2018.
- ↑ Wolfe, Bryan M. (15 nëntor 2017). "After Pushback, Amazon Cancels Plans for Skinny Television Bundle". AppAdvice (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 20 shtator 2020.
- ↑ Rotblut, Charles (9 nëntor 2023). "How Streaming Services Netflix, Disney And Spotify Stack Up". Forbes (në anglisht). Marrë më 29 janar 2025.
- ↑ "65% of people in the EU streamed TV or videos in 2022". ec.europa.eu (në anglishte britanike). 15 prill 2024. Marrë më 27 korrik 2025.
- ↑ Zito, Eralda (23 korrik 2025). "Përdorimi i internetit për qëllime kulturore në Shqipëri i kufizuar, shohin kryesisht vetëm lajmet". Revista Monitor. Marrë më 27 korrik 2025.