Shko te përmbajtja

O tempora, o mores!

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ciceroni denoncon Katilinën, afresk nga Cesare Maccari, 1880

O tempora, o mores është një frazë latine që përkthehet tekstualisht si "Oh kohë! Oh moral!", e rregjistruar për herë të parë në ligjërimin e Ciceroni. Një përkthim më i natyrshëm, megjithëse prapë mjaft tekstual, do të bënte "Oh çfarë kohësh! Oh çfarë morali!";[1] një shqipërim më idiomatik do të ishte "Turp mbi këtë kohë dhe mungesën e parimeve!".[2] Fraza origjinale latine shpesh shkruhet si O tempora! O mores!, me shtimin e pikëçuditseve, që nuk do të ishin përdorur në latinishten klasike të përdorur në kohën e Ciceronit.

Fraza është përdorur nga oratori romak Ciceron në katër fjalime të ndryshme,[3] nga të cilët më i hershmi ishte fjalimi i tij kundër Verres në vitin 70 p.e.s. Shembulli më i famshëm, gjithësesi, është paragrafi i dytë i Ligjëratës së Parë Kundër Katilinës (Oratio in Catilinam Prima in Senatu Habita), një fjalim i bërë në vitin 63 p.e.s., kur Ciceroi ishte konsull (zortari kryesor romak), duke denoncuar armikun e tij politik, Katilinën. Në këtë pasazh, Ciceroni e përdor atë si shprehje neverisë së tij, për të vajtuar gjendjen e mjerë të Republikës Romake, në të cilën një qytetar mund të komplotojë kundër shtetit dhe mos të ndëshkohet në këndvështrimin e tij për të.[4] Pasazhi në fjalë lexon si vijon:

O tempora, o mores! Senatus hæc intellegit, Consul videt; hic tamen vivit. vivit? immo vero etiam in Senatum venit, fit publici consili particeps, notat et designat oculis ad cædem unum quemque nostrum!
«O kohë! O moral! Senati i kupton këto gjëra, konsulli i sheh ata; prapë ky njeri jeton akoma. Ai jeton? Në të vërtetë, ai madje vjen në senat, ai merr pjesë në diskutimin publik, ai vëren dhe shënon me sytë e tij secilin nga ne për vrasje!»[5]

Ciceroni ishte i frustruar se, megjithë të gjitha dëshmitë që ishin mbledhur kundër Katilinës, që kishte kompotuar poër të përmbysur qeverinë romake dhe vrarë vetë Ciceronin dhe megjithë faktin që senati kishte dhënë senatus consultum ultimum të tij, Katilina nuk ishte ekzekutuar ende. Ciceroni vijoi ta përshkruaj raste të ndryshme përgjatë historisë romake, kur konsujt e shinin të përshtatshme për të ekzekutuar komplotistët me më pak dëshmi, në një rast—çështje e ish konsullit Lucius Opimius që vrau Gaius Grakun (një nga vëllezërit Grakë)—bazuar vetën mbi quasdam seditionum suspiciones: "dyshimi i thjeshtë i mospëlqimit".[6]

Referencat kulturore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ciceroni hedh fjalimin e tij, 1850[7]

Në kohët e vona klasike thirrja e Ciceronit ishte bërë e famshme tashmë, duke u cituar për shembull te Suasoriae e Senekës së Vjetrit:

tuis verbis, Cicero, utendum est: 'o tempora! o mores!' videbis ardentes crudelitate simul ac superbia oculos!
«Është e nevojshme të përdoren fjalët e tua Ciceron: 'O kohë! O moral!' Ti do të shikosh sy që digjen në të njëjtën kohë nga mizoria dhe arroganca[8]

Poema e Marcialit "To Caecilianus" (Epigramet §9.70) gjithashtu i referohen Ligjërimit të Parë Katilinian:[9]

dixerat 'o mores! o tempora!' Tullius olim,
sacrilegum strueret cum Catilina nefas

«O kohë! O zakone!" ishte britma e vjetër e Tulliusit,
kur Katilina po kryente komplotin e tij të urryer

Vizatim komik i Ciceroni Denoncon Katilinën, John Leech, 1850.[10]

Në kohët moderne kjo thirrje përdoret akoma për të kritikuar sjelljet dhe prirjet e kësaj kohe, por ndonjëherë përdoret në mënyrë humoristike ose sarkastike.

U përdor si titull i një epigrami mbi Joseph Justus Scaliger nga epigramisti uellsian John Owen, në veprën e tij popullore Epigrammata, 1613 Lib. I. epigrami 16: O Tempora! O Mores!:[11]

Scaliger annosi correxit tempora mundi:
Quis iam, qui mores corrigat, alter erit?

E përkthyer si:[12]
"Scaliger mësoi kohët e shtrembëruara të botës
Reformoi: kush do ti reformoi tani krimet e njerëzve?"

Madje në shekullin e XVIII ajo filloi të përdorej në këtë mënyrë: një stampë në akuatint e vitit 1787 nga Samuel Alken sipas Thomas Rowlandson në British Royal Collection e titulluar O Tempora, O Mores! tregon dy burra të vjetër nga gjetja e tre të rinjve të dehur që flimin bashkë në një tavolinë.[13]

Edgar Allan Poe e përdori frazën si titull dhe subjekt të poemës së tij, "O, Tempora! O, Mores!" (≈1825), në të cilën ai kritikonte mënyrat e burrave të kohës së tij.[14] Është thënë nga një poet i dehur në filmin e vitit 1936 Mr. Deeds Goes to Town. Shprehja përdoret si te drama (1955) ashtu dhe te filmi (1960) Inherit the Wind, një rrëfim fikshional i Çështjes Scopes, në të cilën është shprehur nga reporteri cinik, Hornbeck, duke iu referuar sjelljes së qytetit përkundrejtë Teorisë së Evolucionit të Darvinit.

Komedianët mjuzikëll Flanders dhe Swann e përdorën termin, kur Flanders deklaroi "O tempora, O mores – Oh Times, Oh Daily Mirror!" (1964).[15] Është gjithashtu një nga shumë shprehjet latine të gjendura te stripi Asteriksi dhe Obeliksi i publikuar në vitet 1960 dhe 1970. Fraza përdoret gjithashtu te seria The Romans (1964) e serialit Doctor Who.

Në nëntor 2014, senatori Ted Cruz i Teksasit përdori hapjen e Ligjërimit të Parë të Katilinian të Ciceronit mbi dyshemenë e senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me vetëm pak fjalë të ndryshuara, për të kritikuar përdorimin nga presidenti Barack Obama të urdhërave ekzekutivë.[16] Në versionin e tij të fjalimit, i cili ndjek përkthimin e Charles Duke Yonge,[2] senatori Cruz e bëri frazën O tempora! O mores! si "Turp mbi kohën dhe mbi parimet e saj të humbura!";[16] dhe në vend të Katilinës, presidentin e atëhershëm Obama.[17]

  1. Ottenheimer, I. & M. Latin-English Dictionary 1955
  2. 1 2 Mark Tullius Ciceroni: The Orations of Marcus Tullius Cicero, përkthyer tekstualisht nga C. D. Yonge, B. A. London. Henry G. Bohn, York Street, Covent Garden. 1856.
  3. In Verrem 2.4.56; in Catilinam 1.2; de Domo sua 137; pro Rege Deiotaro 31.
  4. Susan O Shapiro (2005) O Tempora! O Mores! Cicero's Catlinarian Orations: A Student Edition with Historical Essays, note on Cat. 1.2.
  5. Mark Tulius Ciceroni. Catilinae 1.1.2 (në latinisht) nëpërmjet Perseus.
  6. Mark Tullii Ciceroni: Orationes in Catilinam 1.2.4 (latinisht)
  7. Gilbert Abbot à Beckett (1850). The Comic History of Rome (në anglisht). John Leech (ilustrues). Londër: Bradbury, Evans & Co. fq. 296.
  8. Seneka i Vjetri, Suasoriae 6.3.
  9. Marciali, Epigrams: 9.70. versioni anglisht nga Bohn's Classical Library (1897)
  10. Gilbert Abbot à Beckett (1850). The Comic History of Rome (në anglisht). John Leech (ilustrues). Londër: Bradbury, Evans & Co. fq. 293.
  11. "The Epigrammata of John Owen, Book 1, Latin" (në latinisht). Philological.bham.ac.uk. Marrë më 16 prill 2023.
  12. "The Epigrammata of John Owen, Book 1, English" (në anglisht). Philological.bham.ac.uk. Marrë më 16 prill 2023.
  13. Thomas Rowlandson, O Tempora, O Mores!.
  14. Poe, Edgar Allan (2006). Fiction and poetry: complete and unabridged (në anglisht) (bot. i plotë dhe i pashkurtuar.). New York: Barnes & Noble. fq. 5–7. ISBN 978-0-7607-8221-7.
  15. Flanders, M. dhe Swann, D At the Drop of Another Hat (pas pjesës All Gall) 1964.
  16. 1 2 Bump, Philip (20 nëntor 2014). "Ted Cruz goes Peak Senate in opposition to Emperor Obama". The Washington Post (në anglisht).
  17. Cruz, Ted (20 nëntor 2014). The Wisdom of Cicero is Timeless (YouTube video) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 23 shkurt 2023. Marrë më 4 nëntor 2025.{{cite AV media}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)