Odhise Grillo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Odhise Grillo

Odhise Grillo ishte një shkrimtar i njohur shqiptar, i cili dha një kontribut të madh për letërsinë shqiptare, sidomos asaj për fëmijë.

Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]

Odhise Grillo lindi në 21 mars 1932VunoHimarës dhe vdiq në Tirane, më 24 shtator të vitit 2003. Grillo studioi gjuhë-letërsi dhe gazetari në Universitetin e Tiranës në vitin 1962. Mbas mbarimit te studimeve punoi si redaktor ne revisten "Hosteni" (ishte vetem 17 vjec), për të vazhduar më tej në Shtëpine Qëndrore të Krijimtarisë Popullore, ku drejtoi revistat "Bota e fëmijeve" dhe "Kultura Popullore" dhe deri sa doli në pension punoi në shtëpinë botuese Naim Frasheri, fillimisht si redaktor, e me pas si shef i redaksisë së letërsisë për femije. Mbas pensionit punoi si redaktor në shtepinë botuese "Toena".

Librin e parë me vjersha e botoi në vitin 1954, i titulluar "Shtatë ngjyrat".

Grillo shkroi e botoi me shume se çdo shkrimtar tjetër i kësaj letërsisë dhe ne veprën e tij rroku tema e fusha te mbështetura ne motivet popullore e veçanërisht vend lindjes se tij, Vunoit. Ai përpiqej gjithmonë te sillte diçka te re ne letërsi dhe e pasuroi atë me risi, përvoja elemente dhe format te reja artistike. Ai kishte lindur për te shkruar letërsi për fëmije, duke qene një krijues i mirëfillte i saj dhe iu përkushtua asaj tere jetën, me talentin, pasionin dhe aftësitë krijuese qe zotëronte.

Shkrimtarit bashkëkohor te letërsisë për fëmije Odhise Grillo ju dha medalja "2000 Milenium" e institutit biografik ndërkombëtar të Amerikës. Kjo medalje u jepet njerëzve qe radhiten përkrah personave më të shquar në fushën e letërsisë. Shkrimtari Grillo ka botuar mbi 120 libra për fëmije ne proze, poezi, studime kritike dhe te tjera. Grillo është perfshire ne edicionin e 16, "International Authors and Writers Who's Who" 199/2000, botim i qendres biografike te Cambridge-it në Angli (IBC). Ai drejtoi per me shume se dhjete vjet Shoqaten Mbarekombetare te Shkrimtareve per Femije e te Rinj, si kryetar e se fundmi si president. Gjithashtu Grillo eshte nderuar me titujt Mjeshter I Madh, Laureat i cmimit te Republikes.

"Historia e Skënderbeut", sipas veprës së Naim Frashërit, kjo vepër e Grillos hyn në fondin e librave më të mirë të dhjetëvjeçarit të fundit. Odhise Grillo vdiq nga një hemorragji cerebrale mbasi kaloi kater muaj ne koma ne një nga spitalet e Nju Jorkut.

Shkrimtari Odhise Grllo ka dhëne ndihmese te shquar ne te gjitha gjinitë dhe zhanret e letërsisë për fëmije, madje edhe për teatrin e me perkthime. Odhise Grillo ka kontribuar dhe me tekste këngësh si për Te rriturit edhe për fëmijët. Nga bashkëpunimi i tij me Agim Prodanin mund Te veçojmë këngët "Kujtimet e studentit", "Vajza me trëndafil", dhe "Kur gjethet bien në vjeshte" me kompozitor Leonard Deda. Ne thelb ky autor mbeti prozator me rikrijimet e përrallat dhe novelat e romanet , poet që shkëlqeu në poemat për të vegjël .Ai ishte shume i njohur për veprat e tij.

Tituj të veprave[redakto | redakto tekstin burimor]

  • "Shtatë ngjyrat", vjersha, 1954
  • "Pushkë në bregdet", novelë, 1967
  • "Njeriu i natës", novelë, 1972
  • "Ai që mundi perandorin" triptik poemash, 1978
  • "Balada e burrave të Vunoit"
  • "Balada e lirisë"
  • "Zërat e fëmijërisë", vjersha e poema, 1979
  • "Një zogë dhe një lule", vjersha e poema, 1982
  • "Gabimet e Veshkaushit, përralla, 1984
  • "Historia e Skënderbeut", rikrijim për të vegjël, 1987
  • "Përtacukët", poemë humoristike, 1988
  • "Erdhi Dita e Arbërit", 1989
  • "Shokët e Veshkaushit, përralla, 1990
  • "Don Kishoti i Mançës", rikrijim për të vëgjel, 1992
  • "Lahuta e malësisë", rikrijim për të vegjel, 1992
  • "Një njeri bëhet majmun", poemë humoristike, 1993
  • "Miqte e Veshkaush Llapushit, përralla, 1995
  • "Tradhti në sarajet e Topias"
  • "Porsi kenga e zogut të verës"
  • "Mollekuqja e fëmijërisë", vjersha e poema, 2001

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]