Odise Andruço

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Jeta Andruço i njohur në greqisht si kapedan Andrjuci (1790-1825), ishte me prejardhje arvanite[1]nite i nje te biri i të famshmit kryekomitit Andrea ose Andruço Verushi, nga Llivanati i Lokridhës. Odisea lindi në Preveza në vitin 1790. Kur Odisea ishte 4 vjeç, babai i tij vdes në burg nga torturat e turqve në Stamboll.[nevojitet citimi] Ali Pashë Tepelena, mik dhe bashkëluftëtar i babait të tij, e mori pranë pas vdekjes së Andruços Verushit. Në oborrin e Ali Pashës, Odisea kishte të tillë pozitë që nuk e kishin as djemtë e Aliut. Ai i shërbeu me besnikëri dhe krenari Ali Pashë Tepelenës. E ndihmoi Ali Pashën në të gjitha luftërat e tij kundër turqve dhe kundër suliotëve e kardhiqotëve. Por lidhja e ngushtë e Odisesë me Ali Pashën do ta dëmtonte shumë mbas disa viteve. Ishte frymëzuesi i Këshillit të kapedanëve të Rumelisë që kishin qëllim bashkimin e Greqisë pa dallim feje dhe mbështetej tek Ali Pasha në luftën e tij kundër turqve. Këtë politikë Odisea u përpoq ta diktojë edhe pas vdekjes së Ali Pashë Tepelenës gjatë luftës për çlirimin e Greqisë dhe kjo i kushtojë jetën dhe akuzën si tradhtar. Në vitin 1821, Odise Andruço ishte Komandant i Përgjithshëm i Greqisë Lindore me gradën Gjeneral, por nga mesi i vitit 1822, ai jep dorëheqjen me nder si Komandant i Përgjithshëm për arsye se nuk shihej mirë nga kundërshtarët e tij. Bëma që e bënë Odise Andruçon si figurë të 1821-shit është qëndresa e tij në Hanin e Grabies. Odisea kishte një mendje politike dhe ushtarake të zgjuar, që vlerën e tij e njihnin të gjithë kapedanët e Rumelisë, dhe e konsideronin udhëheqësin e tyre të natyrshëm. Odisa Andruço u vra me urdhër të politikanit grek Koletit. Odisea kishte shumë popullaritet të madh, gjë që nuk shihej me sy të mirë nga disa politikanë grekë.[nevojitet citimi] Shkuan shumë vite derisa figura heroike e Odisea Andruços u vlerësua drejt, sepse autorët moralë të vrasjes së tij e kishin paditur tradhtar të atdheut. Tradhtia e tij kujtohej se ishte sepse donte bashkimin e grekëve dhe të shqiptarëve për të luftuar kundër turkut.[nevojitet citimi]

  1. ^ Magliveras, Simeon (2009). The ontology of difference: nationalism, localism and ethnicity in a Greek Arvanite village (PDF) (Thesis). Durham University. p. 55.