Olimbi Bilali
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky artikull sipas rregullores mbi shkronjat Ç, ç, Ë, ë, bie në kundërshtim me rregulloren e Wikipedisë në gjuhën shqipe, për këtë arsye nuk mund të merret si i saktë derisa të rregullohet. |
Olimbi Bilali (Dhima) e lindur më 13 shtator 1941. Ajo u diplomua në Institutin e Lartë të Arteve (ILA) si aktore. Aktorja bën pjesë në grupin e parë të aktorëve femra në " Teatrin Skampa". Më 1962 ishte pjesë e bërthamës së parë të aktorëve së bashku me kolegen e saj, aktoren Antoneta Kristo , të cilat ishin pjesë e stafit që themeloi teatrin duke vënë në skenë shfaqjet e para teatrale. Interesant dhe drithërues mbetet fakti sa shumë pasion për artin dhe punën, sa vullnet të pashtershëm pasken patur këto aktore asokohe. Aktorja Olimbi Bilali ishte pjesë e Kombinatit të Drurit. Lidhja mes aktrimit dhe drurit ishte nevoja dhe dëshira. Kjo grua mishëronte mirësin, tiparet harmonike në fytyrën e saj ishin të dallueshme. Olimbia kishte ngrohtësin në qasjen e saj të parë, një grua e dashur. Tipare këto që përshkruan dhe rrugëtimin e saj artistik. Ajo luajti role pozitive. Olimbia dhe pse ishte amatore, kishte një portret skenik, personalitet artistik si dhe simpatike, ku regjizori Lec Shllaku e cilësoi si talent. Me vullnet e pune ajo nisi të numëronte rolet e njëpasnjëshme, duke luajtur përkrah aktorëve të mëdhenj, si: Kadri Roshi, Robert Ndrenika, Haxhi Sejko, Demir Hyskja, Thanas Borodani, Shpëtim Shmili, Hysen Biza, Sabaudin Bordi, Thoma Kristo, Anastas Xhuvani etj. Ajo luajti rreth 30 vjet, në skenën e "Teatrit Skampa", duke mos harruar kurre të punoj me të njëjtin pasion cdo ditë, si në ditën e parë, duke merituar dhe përkëdhelur veten me duartrokitjet e artdashësve elbasanas. Theu cdo tabu, cdo qëndrim konservator, paragjykimet e kohës, ku nëpërmjet skenës dha mesazhe të forta për cdo femër, për arsimim e emancipim. U bë një model frymëzimi, pozitiv, ku hyri në botën e cdo gruaje.[1]
Kinematografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Rolin e Ermires një e re 20- vjecare tek drama "Ne Tufane"
- Rolin e Marias një shërbetore te "Justina"
- Rolin e Mrijes tek "Shtatë Shaljanet"
- Rolin e Lindes puntore tek drama "Linda"
