Oliver Jens Schmitt
Oliver Jens Schmitt | |
Ditëlindja: | 15.02.1973 |
---|---|
Vendlindja: | Bazel,Zvicer |
Kombësia: | Zvicerian |
Profesioni: | Profesor i historisë |
Oliver Jens Schmitt (lindur me 15 shkurt 1973 në Bazel) është profesor i historisë së Europës Juglindore në Univerzitetin e Vienës që nga viti 2005 dhe specialist në fushën e Albanologjisë. Gjithashtu Schmitt është anëtar i rregullt i Akademisë Austriake të Shkencave dhe antar nderi i Akademisë së Kosovës.[1][2]
Schmitt është i njohur për librin e tijë të famshëm "Skenderbeu", një kritikë për biografinë e heroit kombetarë shqiptarë, Skënderbeut, vepër e cila shkaktoi debate në opinionin shqiptar për shkak se në veprën e vet Schmitt pretendon se nëna e "Skenderbeut", Vojsava mund vinte nga familja serbe Brankoviq, ndërsa mbiemri Kastrioti ka mundësi që të jetë fjalë greke. Oliver Schmitt disa herë është akuzuar për sakrilegj ndaj figurës së heroit kombetar shqiptar, ndërsa perkthyesi Ardian Klosi u akuzua për tradhëti.[3]
Veprat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Historia e shqiptareve
- Skenderbeu
- Shqiptaret, nje histori midis Lindjes dhe Perendimit
- Kosova,histori e shkurtër e një treve qëndrore ballkanike
- Arbëria Venedike [4]