Shko te përmbajtja

Olsa Muhameti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Olsa Muhameti
Lindi22 gusht 1985 (40 vjeçe) [1]
Tiranë, Shqipëri
KombësiaShqiptare
ShkollimiUniversiteti i Tiranës
ProfesioniProducente ekzekutive, autore
Vite aktiviteti2000–aktualisht

Olsa Muhameti (lindur më 22 gusht 1985) është autore dhe producente ekzekutive shqiptare. Ajo është e njohur për angazhimin e saj si autore dhe producente në disa programet televizive në Shqipëri dhe Kosovë, si Përputhen dhe Big Brother VIP Kosova

Muhameti ka lindur dhe u rrit në Tiranë, ku përfundoi studimet e larta në gazetari në Universitetin e Tiranës. [2]

Olsa Muhameti ka nisur karrierën televizive në moshë të re, duke punuar fillimisht si gazetare në Vizion Plus dhe më pas në TV Koha. Më pas ajo ka punuar rreth pesë vite në TV Klan dhe gjatë kësaj periudhe ka kontribuar gjithashtu në ABC News. Për një periudhë të gjatë ajo ka qenë pjesë e stafit të Top Channel, ku ka qenë autore e programit Për'puthen. [2] [3]

Muhameti ka qenë gjithashtu autore edhe e dy edicioneve të spektaklit ndërkombëtar të gatimeve Hell's Kitchen Albania dhe ka kontribuar për një sezon në E Diell. [2]

Në vitin 2024, Muhameti u angazhua si producente ekzekutive e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova. [4]

  1. "Feston sot ditëlindjen, urimin më të bukur publiku, Olsa Muhameti e mori nga…". Top Albania Radio. 22 gusht 2025. Marrë më 17 tetor 2025.
  2. 1 2 3 ""Jam natyrë e guximshme… Olsa Muhameti zbulon në TAR se si ka nisur rrugëtimi i saj në botën e medias"". Top Albania Radio. 21 mars 2024. Marrë më 17 tetor 2025.
  3. "Olsa Muhameti flet pas largimit të Borës nga 'Përputhen', reagon dhe moderatorja". BoldNews.al. 13 shtator 2022. Marrë më 17 tetor 2025.
  4. ""Big Brother Vip Kosova" po vjen, Olsa Muhameti na tregon xhirimet e fundit (Foto)". IndeksOnline. 15 tetor 2025. Marrë më 17 tetor 2025.