Operacioni Bernhard

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Operacion Berhnard ishte plani sekret i Gjemanisë Naziste i zhvilluar gjatë luftës së dytë botërore për të çuar në krizë ekonominë britanike duke hedhur në tregë një sasi të kosiderueshme kartëmonedhash £10, £20, £50.paratë e fallsifikuara duhet të rrisnin inflacionin dhe si rrjedhim shkatërrimin ekonomik të armikut.

Operacioni Bernhard është konsideruar operacioni më i madh në fallsifikimin e kartëmonedhave (stërlina) i të gjithë historisë. I madh si nga ana e sasisë, reth 133 milion stërlina,ashtu edhe nga cilësia e fallsifikimit të tyre.

Operacioni mori emrin nga kapiteni SS Bernhard Krueger , ekspert në fushën e fallsifikimit të pasaportave pasi ishte ispektor në antikrimin ekonomit të Berlinit.

Shtypja e kartëmonedhave u bë në barankat 18 dhe 19 të kampit te perqendrimit Sachsenhausen i vendosur 30 km në veri të Berlinit.Në të punuan 137 të internuar hebrenj dhe rreth 13 të kombësive te ndryshme, të gjith ekspert në fushen e stampimit në letër.

Paratë e fallsifikuar u perdorën nga shërbimet e fshehat gjermane për të paguar ciceronin dhe për liruar Benito Mussolinin nga Campo Imperatore.

Lidhje të jashte[redakto | redakto tekstin burimor]