Organi Shqyrtues i Prokurimit (Kosovë)
Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) në Republikën e Kosovës është organ i pavarur administrativ dhe i nënshtrohet Ligjit për Administratë.[1] Si institucion administrativ, OSHP merr vendime të formës së prerë lidhur me ankesat në prokurim publik. Vendimet e këtij organi janë obligative për të gjitha Autoritetet Kontraktuese, pra gjithë institucionet e Kosovës. Palët e pakënaqura me vendimet e OSHP-së, mund t’i drejtohen Gjykatës për të kërkuar rishikimin e vendimit por pa e shtyrë ekzekutimin e vendimit të OSHP-së, përkatësisht palët e pakënaqura mund të kërkojnë dëmin apo fitimin e humbur. Pra, OSHP-ja është përgjegjëse për kryerjen e funksioneve që i janë caktuar sipas ligjit për Prokurim publik në Kosovë (Ligji 2003/17 të amandamentuar) dhe Ligjit për Procedurën për dhënien e koncesioneve (Ligji Nr.02/L-44) lidhur me trajtimin e ankesave në relacion me këto ligje.[1]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 25 shkurt 2025. Marrë më 4 shkurt 2025.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)