Oso Kuka
Osman agë Kuka | |
---|---|
Lindi më | 1812 ose 1820 |
Vendlindja | Shkodër, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 1862 |
Vendvdekja | Vranjina, Perandoria Osmane |
Emër tjetër | Oso Kuka |
Kombësia | Shqiptar |
Profesioni | Ushtarak |
Osman Bejtullah agë Kuka i njohur më shumë si Oso Kuka (1812 ose 1820–1862) ka qenë një kapiten i rojeve të kufirit osmano-malazez. Mes konflikteve të shpeshta mes Perandorisë Osmane dhe Malit të Zi në shek. XIX, vdes duke hedhur veten në erë i rrethuar nga malaziasit.
Për bëmën e tij iu këndua kënga që frymëzoi edhe vepra letrare: vepra Lahuta e Malcís e P. Gjergj Fishtës e trajton në atë që quhet "cikli i Oso Kukës".
Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
U lind në Shkodër, rreth vitit 1812[1][2] (1820[3]) në gjirin e një familjeje timarlinjsh me origjinë të hershme nga Kukësi. Shtëpia e Kukejve bëhet e njohur me Ibrahim Kuken, gjyshin e Osos, i cili më 1802 (1217 hixhri) pajiset me një timar për shërbimet ushtarake, të ardhurat e të cilit i nxirrte në natyrë nga fshatarët e katundeve Mes, Egërç, Lopç të Rranxave të Mbishkodrës. Në bazë të dekreteve sulltanore, Ibrahimi emërohet qetëhyda i kalasë, gradë që krahasohej me ndihmës-komandant ose intendent.
Me vdekjen e Ibrahimit, timari i lartpërmendur më 1815 (1231 hixhri) iu përcoll të birit, Jusuf agë Kukës, i cili gëzoi edhe gradën e qetëhydasë mbi rezervistët që shërbenin në kala.
U lind afërsisht më 1812 në Shkodër, i biri i Bejtullah agë Kukës, ndër oborrtarët Vezirit Mustafa Pashës. Të dhënat popullore tregojnë se vezirët Bushatlinj, Kukejt i kanë mbajtë për bajraktarë të vet. Jusuf agë Kuka i dytë, vëllai i Osos, në salnamenë e vilajetit të Shkodrës më 1897, figuron se ka qenë bylykbash i maleve Reç e Lohe.
Osoja krejt rininë e tij, për 27 vite, e kaloi rrugëve të kurbetit në Anadoll, Tarabulluz, Halep e mandej edhe nëpër Rumeli. Së fundi përshkoi Dibrën dhe disa vise të tjera shqiptare. Më 1859 Osoja kishte marrë gradën jysbash (kapiten) me detyrë komandant i rojeve kufitare në kohën e valiut Abdi pashë Çekrezi. Detyrë kjo që iu ngarkua me propozimin e Hodo beg Sokolit, asokohe komandant xhandarmërie.[1] Post-roja e rojes kufitare ishte në ishullin e Vraninës, në veri të liqenit të Shkodrës. Duke pasur në sfond Luftën e Kërnicës[4] dhe për shkak të një fërkimi me banorët e Liubotinës, liubotinasit dhe çeta të tjera malazeze ia mësyen ishullit të Vraninës, ku Osoja qe vendosur me rojet e tij.[1] Qëndrestarët mbajtën pozicionet e tyre deri kur u rrethuan krejtësisht nga malazezët dhe u plagosën një-nga-një, më pas u strehuan në xhebehane (depoja e municioneve), ku Osoja vendosi të hidhej në me 24 bashkëluftëtarët e tij dhe malazezët rrethues[3] mëngjesin e një dite qershori.[1] ndër emrat e 24 bashkëluftëtarëve dihet nipi i Osos, Salë Behri, Met Golemi, Met Beqja, Ibrahim Kopliku, Pjetër Berisha, Isuf Bushati, Met Vela, Sadik Lapi, Zylfo ..., Nuzi ..., Mahmud Zyberi; të tjerëve nuk iu dihen emrat, tre a katër prej këtyre të fundit ishin toskë e Pjetri ishte shërbëtor i Osos.[5]
Trashëgimia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Për bëmën e tij, Kukës iu kushtuan këngë popullore, radhitur së pari më 1898 në të përkohshmen La Nazione Albanese të Anselmo Lorekios më 1898[6] dhe më tej nga Kasem Taipi te "Zane popullore" ashtu edhe nga Hamdi Bushati te "Shkodra dhe motet".[1] Ndër portretizimet më me rëndësi është ai i bërë nga P. Gjergj Fishta në veprën epike Lahuta e Malcís, ku të shkuarit në luftë të Osos dhe vdekja e tij përbëjnë atë që quhet "cikli i Oso Kukës" me 5 këngë.[7] Në këngën popullore të njohur Oso Kuka e quan veten Shkodran, por poeti te Lahuta e paraqet si hero që i krenohet Knjazit porsi shqiptar.[8]
Për krijimtarinë popullore G. Meyer shkroi në Albanische Forschungen më 1897.[6] Më 1921 Zef Mark Harapi shkroi dramën "Trimnija e Oso Kukës", e cila u vendos në skenë nga aktorët amatorë të shoqërisë kulturore "Bogdani" në Shkodër.[9]
Më 1923-shin Avni Rustemi e përmend emrin e Oso Kukës në një thirrje që ua drejton autorëve të shoqërisë "Bashkimi".[6]
Malazezët vendin e hedhur në erë e identifikojnë kulla e Oso Kukës, ndërsa tek shtëpia e Kukejve në Shkodër është Muzeu historik i qytetit.[3]
Frazeologji[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në Shkodër, për ndokënd që nuk del nga shtëpia përdoret shprehja "asht ndry si Oso Kuka".[10]
Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ a b c d e Bushati, Hamdi (1998). Shkodra dhe motet v. I. Shkodër: Idromeno. ff. 510–514. OCLC 645720493. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ A.J. (janar 1921). "Oso Kuka" (PDF). bksh.al. Agimi V. I, nr. 9. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Elsie, Robert (2013). "A Biographical Dictionary of Albanian History". I.B.Tauris. f. 263. ISBN 9781780764313. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Ermenji, Abas (2009). Vendi që zë Skenderbeu në historinë e Shqipërisë. Lulu.com. ISBN 9781409265948. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Bushati, Hamdi (1 qershor 1927). "Copa historije: Oso Kuka" (PDF). bksh.al. Diturija v. 2, nr. 8. f. 202. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Kali, Idriz (24 janar 1996). "Oso Kuka - hero me vulën e popullit, jo të qeverive". shqiperia.com. Rilindja. - Nr. 809. f. 12. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Elsie, Robert (8 janar 2006). Albanian Literature: A Short History. I.B.Tauris. f. 123. ISBN 9781845110314. Marrë më 28 janar 2013. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ VA (1942). "Kundrime Letrare". bibliotekashkoder.com. Hylli i Dritës vj. XVIII nr. 11-12. f. 483. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Rrokull Shqypnís" (PDF). bksh.al. Agimi nr. 8, vj. III. dhjetor 1921. f. 159. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Baxhaku, Fatos (8 gusht 2012). "Disa shkodranë me fustanellë". gazeta-shqip.com. Shqip. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!)