Pëllumb Kulla

Pëllumb Kulla | |
---|---|
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 1940 (83-84) Zëmblak, Korçë, Shqipëri |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Bashkëshortja/et | Xhuljeta Strumi |
Fëmijët | Era Kulla Makoci, Fllad Kulla, Ditbardh Kulla |
Profesioni | Shkrimtar, Regjisor, Publicist |
Punësimi | Ambasador në OKB, New York (1993-1997)
Paraprirë nga: Thanas Shkurti Pasauar nga: Agim Nesho |
Pëllumb Kulla, lindur në Zëmblak, më 10 janar 1940, ka qënë autor, regjisor, dramaturg, komediograf, satirist, publicist, pedagog, Dekan i Fakultetit të Artit Skenik (Akademia e Arteve) e mbajtës i Urdhrit Presidencial "Mjeshtër i Madh"[1]; diplomat i angazhuar si Sekretar për Kulturën dhe Shtypin në Ambasadën e Shqipërisë në Bonn (Gjermani), dhe Ambasador i Përhershëm e Fuqiplotë i Misionit Shqiptar pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara[2][3]; Kryeredaktor i Gazetës "Illyria" (New York). Autor librash që numëron më se 31 tituj të publikuar. Në veprat më kryesore të këtij autori, kalvari komunist i Shqipërisë gjen një pasqyrim realist, me një vështrim atraktiv e interesant. Regjisor i Estradës së Vlorës, e më pas i Estradës e Teatrit të Fierit ku punoi për 18 vjet. Nën drejtimin e Kullës, Estrada e Fierit arrin majat e suksesit. Kulla shkroi libretin dhe realizoi regjinë në pesëmbëdhjetë spektakle, dhe kthehet në një sukses kombëtar afatgjatë. Gjatë kësaj kohe shkruan më se 300 skeçe dhe komedi një aktëshe, 40 kuplete dhe 23 monologë, shumica e të cilëve shfaqen në Radiotelevizionin Shqiptar. Më të plotë letërsinë e tij për skenën e gjejmë në shtatë vëllime, në një botim të financuar nga Bashkia Fier me titullin e përbashkët "Teatri kjo lojë magjepsëse".
Jeta e herëshme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vendi ku lindi, në kohën kur lindi Pëllumb Kulla, ishte në atë kohë i pushtuar nga italianët e Mussolinit fashist, por aty nuk ishte një situatë lufte. Okupatorët e radhës u bënë gjermanët e Hitlerit, të dislokuar në Shqipëri për nevoja gjeopolitike në aktet e fundit të Luftës së Dytë Botërore. Një lëvizje vëndase kundër tyre ishte mobilizuar më shumë për të fituar merita për Pasçlirimin, se sa për Çlirimin e vendit. Ky pra, zotërimi i vendit që po çlirohej, ndezi më shumë konfliktet mes vendasve, sesa beteja me hordhitë e Hitlerit, i cili kish filluar të thërriste dhe mblidhte në Gjermani divizionet e tij të shpartalluara.
1940 -1950 - Në fshatin e lindjes. Aty familja përjetoi persekutimin e egër të pushtetarëve të rinj me ekzekutime dhe burgosje në rrethin e afërt. Mes të pushkatuarve ishte gjyshi nga babai, Rrapo Kulla, që u ekzekutua më 2 tetor 1945. Ndër të burgosurit e shumtë të fisit Kulla vuajti prapa hekurave xhaxhai i Pëllumbit, Ridvani. 1951- 1964 - Arsimimi Familja qe shpërngulur dhe vendosur në Tiranë, ku Pëllumb Kulla vazhdoi dhe përfundoi edukimin e lartë, me një periudhë pune tri vjeçare të ndërmjetme kur, pas diplomës të Shkollës së Mesme Teknike (Politeknikumit "7 Nëntori"), i numërohen dhe përpjekjet e shumta për të mposhtur pengesat në vazhdimin e studimeve universitare. Shansi më i mirë për t'i kapërcyer pengesat ishte takimi fatlum, krejt i rastit me të parin e vendit, diktatorin Enver Hoxha, më 10 prill 1960. Djaloshi që pengohej pa rreshtur, i doli përpara Diktatorit, teksa ai ecte i shoqëruar mes punëtorëve të uzinës që mbante emrin e tij, Uzina “Enver”. Fatmirësisht diktatori u ndodh në një humor të mirë dhe e dëgjoi me vëmëndje Kullën 20 vjeçar. Dhe, madje, u tregua zemërgjerë sepse e siguroi se nuk do ta pengonte më askush. Ky takim përbën një nga ngjarjet kyçe të jetës. Pëllumb Kulla gëzoi përjashtimin nga rregulli dhe ndoqi studimet e larta në Fakultetin e Artit Skenik të Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) të sapothemeluar nga pedagogë të zbritur nga Moska. Pas tij asnjëri nga vëllezërit dhe motra dhe asnjë tjetër nga fisi i gjerë me të pushkatuar të shumtë, nuk mundi të ndjekë studimet e larta.
1964 – 1972 - Vitet e vështira në Vlorë: Pas diplomimit Kulla u caktua në teatrin e ri të qytetit jugor. Aty e emëruan regjisor të trupës komike të atij institucioni. Ky emërim disi i privilegjuar, megjithë sukseset e dukshme, zgjati shumë pak. Imuniteti origjinal që i akordoi Diktatori nuk ishte më i fortë se ligësia e burokratëve sektarë. Artisti i ri u përjashtua nga radhët e artistëve të tjerë vendas.
1972 – 1990 - Formimi i personalitetit, sukseset e herëshme. Me ndihmën e miqve dhe dashamirësve, u bë e mundur që Pëllumb Kulla t’i afrohej rishtas skenës. U shqua ndër gjinitë e shkurtra të humorit të skenës dhe televizionit dhe më pas, në veprat e plota skenike dhe botimet e para. U shquan dukshëm aftësitë pedagogjike dhe në inskenimet e tij, shumë talente morën një përkrahje të dobishme. Ra në sy dhe një bashkëpunim me krijues të shquar anembanë vendit dhe jo pak krijime të tyre bënë vend dhe u përhiruan në skenën fierake. Pena e vetë autorit solli një begati letrare, e cila u shfrytëzua dhe e bëri Kullën një nga regjisorët më të shquarit e vendit. Pjesët teatrale, si miniaturat ashtu edhe ato të plotat, gjetën vend dhe pëlqim në të gjitha hapësirat shqiptare, brenda dhe jashtë kufijve. Përbërja e ashtuquajtur "klasore", me rol të rëndësishëm, ajo e prejardhjes antikomuniste, nuk e frenoi aspak Pëllumb Kullën në kërkimet dhe në shpërfaqjen pa droje të botkuptimit të tij. Kjo periudhë jetësore koinçidoi me rrokullimën e plotë të sistemit diktatorial në Shqipëri. Nga 1977 deri më 1990, Kulla ishte bashkëpunëtor i përhershëm i TVSH për spektaklin e Vitit të Ri. Më 1987 i jepet Urdhri "Naim Frashëri". Paralelisht me punën në Estradë, realizon dhjetë produksione dramatike, të gjitha drama ose komedi të shkruara prej tij, nga të cilat shquhen "Shoku Niqifor", "Dy krismat në Paris", "E bukur shtëpi e vjetër", "Sa shumë gjethe të thata atë vjeshtë", të cilat fitojnë cmime në Festivalin Kombëtar të Teatrit. Në vitet '80, humori i Kullës bëhet i kërkuar edhe në kinema. Me skenar të tij xhirohen kinokomeditë "Telat për violinë" dhe "Stolat në park" pa llogaritur pastaj angazhimin si autor dhe regjisor i skenarëve me metrazh të mesëm televiziv, në televizionin e vetëm shtetëror. Ndërsa në fushën e letrave, një tjetër ndihmesë e Kullës është përkthimi i autorëve të njohur si Pirandello, Çehov, Gogol, De Mysse, Buzzatti etj.
Më 1990 largohet nga Fieri, për të nisur punën si pedagog, e më pas Dekan i Fakultetit të Artit Skenik, në Tiranë. Karriera e tij pedagogjike nuk zgjat shumë, pasi zëvendësohet nga ajo diplomatike.
Aktiviteti diplomatik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ne vitin 1992, Pëllumb Kulla përfshihet në strukturat diplomatike të shtetit paskomunist. Fillimisht emërohet Sekretar për Kulturën dhe Shtypin në Ambasadën e Shqipërisë në Bonn, që mbeti edhe për disa muaj kryeqyteti I Gjermanisë së sapo bashkuar, dhe një vit më pas ngrihet në rangun e Ambasadorit në Misionin Shqiptar pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me seli në New York të SHBA (1993-1997). Kjo qeverisje ndërkombëtare përfshiu ato vite në kryeaxhendat e saj, fokusimin në Pavarësinë e shtetit të dytë shqiptar, Kosovës dhe trazirat e përgjakshme në historinë famëkeqe të firmave piramidale në Shqipërinë e xhveshur nga Enverizmi dhe e qeverisur nga shtetarë të babëzitur. Në atë kohë OKB u preukupua shumë me menaxhimin e situatës në Ballkan. Ishte Nju Jorku më pas, nga ku u urdhërua ndërhyrja e fortë ushtarake ndërkombëtare në territorin të trazuar.
Aktiviteti pas viteve 90-të
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas përfundimit të shërbimit diplomatik shtetëror doli në pension. 1998 e përkëtej, shënohet vendosja përfundimtare e gjithë familjes në dy shtetet veri lindorë të Amerikës, Nju Jork dhe Connecticut. Kulla u angazhua në gazetën shqiptaro-amerikane "Illyria" fillimisht si redaktor e më pas në krye të stafit të kufizuar, si drejtues i gazetës. Si aromë historike ato vite përmbajnë luftën e kosovarëve të UÇK-së dhe ndërhyrjen shpëtimtare të NATO-s për krijimin e shtetit të Kosovës. Gazeta Ilyria e ndoqi atë aksion të paharruar historik me drithërimat e lumtura të fitores së shumëdëshiruar të popullit shqiptar.
Gjatë qëndrimit në SHBA prodhimtaria e tij u pa e begatë. Botoi një seri librash që u pritën me interes. E nisi fillin me esseë e gjatë, me një studim të gjithanshëm të humorit nën diktaturë, “Si qeshnim nën diktaturë” dhe vijoi me romanet "Rrëfenja nga Amerika", "Lejlekët nuk vijnë më" dhe "Vdekja e Enver Hoxhës". Ndërkohë Shtëpia Botuese TOENA e përfshiu autorin në kolanën e Tregimeve të Zgjedhura të Autorëve Shqiptarë me vëllimin me tregime “Pushtimi i Amerikës” (2005) teksa Shtëpia tjetër Botuese GEER ia përmblodhi edhe një herë më gjerë novelat dhe tregimet e tij nën titullin tërheqës “Rrëmbimi i nuses në Nju Jork” (2012). Pa u shkëputur nga librat e tij shënojmë një botim të bukur të Universitetit Europian të Tiranës me afro 700 faqe nën titullin emblematik “Luftë pa Fund” ku gjenden tërë shprehuritë politike të autorit në periudhën e tranzicionit të zgjatur të vendit të tij. Aty janë që nga bashkëpunimet e para me gazetën “Rilindja Demokratike” e pastaj me tërë gazetat e shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Itali, Greqi dhe ShBA. Vlen të theksohet që edhe në tokën amerikane nuk pushoi bashkëpunimi i tij në fushën e skenës teatrore për të sjellë pranë shqiptarëve të emigruar humorin e vatrave të mëmëdheut dhe për këtë u angazhua shumë me koncerte duke shfrytëzuar bashkëpunimin me aktorët e njohur shqiptarë të vendosur me banim të përhershëm apo të përkohshëm në qytetet amerikane. I takon skenës përkushtimi në shkrimin e një sërë komedive të plota që pastaj u realizuan në atdhe. Këto janë “Kërcuri” (2003), “Milioneri” që u cilësua vepra më e mirë në Festivalin e Dramës Shqipe në Gjilan të Kosovës (2011), “Dikush duhet të vdesë” (2011) dhe “Shshsht! Ule zërin” (2013).
Libra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- LIPE SHTOGU NË LISTË[4], gjini të vogla për skenë dhe TV (1980)
- SHOKU NIQIFOR[5], komedi (1980)
- PORTRETE PA MAKIAZH[6], tregime dhe miniatura skenike (1984)
- PO MARTOJMË MALON[7], miniatura (1986)
- KËSHILLA PËR FËMIJËT DERI 55 VJEÇ, tregime (1988)
- S.SALLAKU, OSE SI QESHNIM NËN DIKTATURË[8][9], Esse (2002)
- RRËFENJAT E AMERIKËS[10][11], roman (2003)
- LEJLEKËT NUK VIJNË MË[12][13], roman (2005)
- PUSHTIMI i AMERIKËS[14], tregime të zgjedhura (2005)
- TEATRI, KJO LOJË MAGJEPSËSE, vëllime nga magja skenike (2007)
- VDEKJA E ENVER HOXHËS[15], shumë romane në një (2008)
- RRËMBIMI I NUSES NË NJU JORK[16], tregime të zgjedhura (2012)
- JO TË GJITHË TË VDEKURIT PREHEN NË PAQË[17], jetëshkrim (2012)
- LUFTË PA FUND[18], përzgjedhje publicistike (2013)
- TEATRI, KJO LOJË MAGJEPSËSE – vëllimet 4,5,6,7 (2011-19)
- DUART DHE THIKAT, dramë (2018)
- ËNDRRA IME, RINA, komedi (2018)
- DIKTATURA E PARASË[19], përzgjedhje satirike (2020)
- UNË, GRINDAVECI, përzgjedhje satirike (2021)
Letërsia për Skenën
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komedi të plota
- Shoku Niqifor, (1979)
- Flokë dëbore në prill, (1984)
- Shumë gjethe të thata atë vjeshtë! (1989)
- Kërcuri (2003)
- Milioneri (2010)
- Dikush duhet të vdesë (2011)
- Shtëpia, me të djeshmen pa fund (2013)
- Ëndrra ime, Rina (2018)
Njëaktëshe
- Lipe Shtogu (1970)
- Aeroplanë dhe kundrajrorë (1972)
- Gjumi i gjatë (1977-1996)
- Portofolë pa ministra (1980)
- Asaf Lala kërkon largimin (1980)
- Telefoni i ri në shtëpi (1981)
- Një grua del me shërbim (1985)
- Çmimi i parë (1986)
- Farat e shalqinit (1987)
Drama
- Një dritë s’më le të fle (1966)
- Ishulli i çmendur (1967 – 1992)
- Ujku i përrallës (1972 – 1990)
- Dy krisma në Paris (1980)
- E bukur shtëpi e vjetër (1989)
- Duart dhe thikat (2018)
Shënime dhe referenca
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Rouyer, Phillippe, red. (2001). [Rubin, Don; Rouyer, Philippe; Nagy, Peter (2001). The World Encyclopedia of Contemporary Theatre: Europe. Taylor & Francis. ISBN 9780415251570 – via Google Books. World Encyclopedia of Contemporary Theatre: Europe] (në anglisht). London et. al: Routledge. ISBN 978-0-415-25157-0.
{{cite book}}
: Shiko vlerën e|url=
(Ndihmë!) - ^ "Albania", Permanent Missions to the United Nations No.301, United Nations, fq. 4–4, 2011-08-15, ISBN 978-92-1-054420-7, marrë më 2024-01-17
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Welcome to the United Nations". www.un.org (në anglisht). Marrë më 2024-01-17.
- ^ "Books by Pëllumb Kulla (Author of Rrëfenja nga Amerika)". www.goodreads.com. Marrë më 2024-01-17.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Shoku Niqifor". Goodreads (në anglisht). Marrë më 2024-01-17.
- ^ "Portrete pa makiazh". Goodreads (në anglisht). Marrë më 2024-01-17.
- ^ "Po martojmë Malon". Goodreads (në anglisht). Marrë më 2024-01-17.
- ^ "Sallaku ose si qeshnim nen diktature". Bukinist (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-01-17.
- ^ Pëllumb Kulla: Kur qeshnim në diktaturë | "ADN" në RTSH, marrë më 2024-01-17
- ^ Kulla, Pëllumb (2003-01-01). Rrëfenja nga Amerika. Arbëria.
- ^ “Një grusht librash”, Pëllumb Kulla sjell 3 ribotime të rëndësishme, marrë më 2024-01-17
- ^ "Lejlekët nuk vijnë, Pëllumb Kulla". Libraria ShtepiaeLibrit.com. Marrë më 2024-01-17.
- ^ “Një grusht librash”, Pëllumb Kulla sjell 3 ribotime të rëndësishme, marrë më 2024-01-17
- ^ "Pushtimi i Amerikes". Bukinist (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-01-17.
- ^ Kulla, Pëllumb (2013-01-01). Vdekja E Enver Hoxhes. Geer. ISBN 978-9928-07-212-2.
- ^ Kulla, Pëllumb (2012-01-01). Rrembimi i Nuses ne Nju Jork. Geer.
- ^ Kulla, Pellumb (2012-01-01). Jo Gjithe Te Vdekurit Prehen Ne Paqe. Tirane. ISBN 978-9928-07-076-0.
- ^ “Një grusht librash”, Pëllumb Kulla sjell 3 ribotime të rëndësishme, marrë më 2024-01-17
- ^ "Diktatura e Parase - Shtegtime neper qiellin politik". Bukinist (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-01-17.