Përçuesi elektrik
Përcjellësi elektrik ose përcjellësi elektrik është një material që lejon rrjedhjen e elektroneve (elektricitetit) nëpër të. Elektronet rrjedhin më lehtë në disa materiale si metalet psh: alumini, hekuri, çeliku etj.

Disa materiale të tjera janë përçues jo të mirë sepse elektronet nuk rrjedhin me lehtësi nëpër to pasi hasin në pengesa përgjatës strukturës molekulare të këtyre përbërjeve. Materiali që nuk e lejon kalimin e elektricitetit quhet jopërçues (izolator). Disa prej jopërçuesve janë: goma, plastika, uji kimikisht i pastër, ajri, heksaflouridi i sulfurit e të tjera. Jopërçuesit kanë përdorime të mjaft të rëndësishme në jetën e përditshme dhe industri.
Elektriciteti kalon në qarkun elektrik, kur të gjitha elementet e tij janë të lidhura në mënyrën e duhur. Ne e quajmë këtë elektricitet rrymë elektrike. Rryma rrjedh nga burimi (i cili e prodhon elektricitetin) deri te shpenzuesit nëpërmjet përçuesëve dhe kthehet përsëri në burim. Në mënyrë që rryma elektrike të rrjedhë nëpër një qark të mbyllur, një pjesëz e ngarkuar nuk duhet të udhëtojë nga prodhuesi i rrymës (gjeneratori) tek ato/ata që e konsumojnë atë (ngarkesat). Në vënd të kësaj, grimca e ngarkuar duhet ti transmetojë një sasi të vogël fqinjit të saj, i cili do t'ia transmetojë atë fqinjit të tij e kështu me rradhë derisa rryma të vijë tek konsumatorët. Në thelb, ajo çfarë ndodh është një zinxhir i gjatë i tejçimit të impulsit mes mbartësve të lëvizshëm të ngarkesave.
Rezistenca dhe përçueshmëria e përçuesit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Rezistenca e një përçuesi varet nga materiali nga i cili përbehet ai dhe nga madhësitë e tij. Për një material, rezistenca është në proporcion të zhdrejtë me prerjen tërthore të tij. Për shembull, një tel i trashë bakri ka një rezistencë më të ulët sesa një tel bakri i hollë. Poashtu, rezistenca është proporcionale me gjatësinë. Për shembull, një tel bakri i gjatë ka një rezistencë më të lartë se një tel bakri i shkurtër. Kështu, rezistenca R dhe përçueshmëria G elektrike shprehen si:[1]
ku është gjatësia e përçuesit në metra [m], A është sipërfaqja e prerjes tërthore të përçuesit në metra katrorë [m2], σ (sigma) është përçueshmëria specifike elektrike e matur në siemens për metër dhe ρ (rho) është rezistenca specifike elektrike e materialit e matur në om për metër (Ω·m). Rezistenca dhe përçueshmëria specifike elektrike janë konstanta që varen nga materiali i përçuesit dhe jo nga forma e tij. Rezistenca specifike elektrike është vlera reciproke e përçueshmërisë specifike elektrike: . Rezistenca specifike elektrike është madhësi që tregon aftësinë e materialit për ta kundështuar rrjedhjen e rrymës elektrike.
| Materiali | ρ [Ω·m] at 20 °C | σ [S/m] at 20 °C |
|---|---|---|
| Argjend, Ag | 1.59 × 10−8 | 6.30 × 107 |
| Bakër, Cu | 1.68 × 10−8 | 5.96 × 107 |
| Alumin, Al | 2.82 × 10−8 | 3.50 × 107 |
Materialet përçuese
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Materialet të cilat më së miri e përçojnë elektricitetin janë: bakri, alumini, ari, argjendi, hekuri e të tjera. Përçues rrymës elektrike te metalet janë elektronet valente dhe rrjetat jonike. Pasi metalet janë përçues të rendit të parë të elekricitetit, në rendin e dytë janë elektrolitët (tretësirat), ku përçues të rrymës elektrike janë jonet pozitive dhe negative.
Të tjera materiale përçuese të rrymës janë gjysëmpërçuesit, superpërçuesit dhe plazmat si dhe disa përçues jometalikë si grafiti dhe disa lloje polimerësh.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Wire Sizes and Resistance" (PDF) (në anglisht). Marrë më 2018-01-14.