Përcjellësit elektrik
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. (korrik 2020) |
Përcjellësi është një material që lejon kalimin e elektricitetit nëpër të. Elektriciteti rrjedh më lehtë në disa materiale si metalet: “Bakri, alumini, hekur, çelik etj. Disa materiale janë përcjellës të këqinj. Elektriciteti nuk kalon me lehtësi nëpër to.
Materiali që nuk e lejon kalimin e elektricitetit quhet jopërcjellës (izolator). Jopërcjellësit kanë përdorime të rëndësishme. Ata nuk e lejojnë elektricitetin të kalojë te ju.
Elektriciteti kalon në qarkun elektrik, kur të gjitha elementet e tij janë të lidhura në mënyrën e duhur. Ne e quajmë këtë elektricitet rrymë elektrike. Rryma rrjedh nga burimi,i cili prodhon elektricitetin, nëpërmjet përcjellësve dhe kthehet përsëri te burimi. Prandaj ai quhet qark, sepse është i ngjashëm me një pistë vrapimi.
Materialet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Materialet të cilat më së shumti e përcjellin elektricitetin janë metalet .Përcjellës rrymës elektrike te metalet janë elektronet dhe rrjeta jonike.
Pasi që metalet janë përcjellës të rendit të parë të elekricitetit , në rendin e dytë janë elektrolitët (tretësirat) , ku përcjellës të rrymës elektrike janë jonet pozitive dhe negative.
Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
![]() |
Ky artikull nga Fizika është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |