Shko te përmbajtja

Përdoruesi:Ali Ihsan Emirollu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Edi Rama, Personazhi i Vitit 2013

Është kryeministri i vendit Edi Rama, personazhi i Vitit 2013, me i votuari nga publiku, ne anketën e përvitshme te organizuar nga Top Channel ne faqen e tij te internetit.

Ne vend te dyte, Elhaida Dani, këngëtarja nga Shkodra, e cila triumfoi ne spektaklin The Voice of Italy, duke u shpallur si zëri me i mire i Italisë ne 2013-en.

Te tretet ne renditje tek me te votuarit, Protestuesit. Te gjithë ata qe i thane "Jo!" importit te plehrave dhe demontimit te armeve kimike ne vend.

Kryeministri Rama kryeson i shkëputur ne renditje, ndërkohë qe vendi i dyte dhe vendi i trete janë ndare nga vetëm katër vota. Pesëshen e pare e plotëson Pal Ndoka, personi i cili denoncoi skandalin ne drejtësi nëpërmjet emisionit fiks fare. Ne dhjetëshen e pare, ndodhen edhe Shpend Ahmeti e Mimoza Kusari Lila, dy risitë e politikes kosovare te këtij viti. I nënti ish-deputeti Sokol Olldashi, i cili kryeson mes te djathtëve. Ish kryeministri Berisha renditet i 12-ti, vetëm pak vota me pak se ambasadori amerikan Arvizu, por gjithsesi sipër kryetarit aktual te PD, Lulzim Basha.

Renditja e plote e fazës finale:

1 Edi Rama 2 Elhaida Dani 3 Protestuesit 4 Adnan Januzaj 5 Pal Ndoka 6 Saimir Tahiri 7 Shpend Ahmeti 8 Mimoza Kusari Lila 9 Sokol Olldashi 10 Rexhep Qosja 11 Alexander Arvizu 12 Sali Berisha 13 Saimir Pirgu 14 Albin Kurti 15 Lulzim Basha 16 Ilir Meta 17 Lorik Cana 18 Ermonela Jaho 19 Vlorent Xhafaj 20 Luljeta Lleshanaku

Nga:Ali Ihsan Emirollu