Përdoruesi:Altin Leka/Livadhi personal

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Kadri Morinaj
Stampa:President i Eurosig

Presidenti-Kadri-Morinaj.jpg

Emri: Kadri
Mbiemri: Morinaj
Lindi më: 9 shkurt, 1964
Vendlindja: Kukes
Profesioni: Biznesmen,

Kadri Morinaj ose Morinaj lindi më 9 shkurt të vitit 1964Kukes, është biznesmen shqiptar.

Stampa:Kutia Biznesmen Kadri Morinaj lindi më 9 shkurt 1964 në Kukës, është biznesmen shqiptar, i nje sere biznesesh ne Shqiperi,Kosove si Eurosig dhe Insig.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Z. Kadri Morinaj ka nisur rrugën e sipërmarrjes në vitin 1990 me kompaninë Euroalba. Më pas ai pronësoi një prej ambienteve më të vjetra dhe të njohura në Tiranë, Bar Restorant Piazza.

Nga viti 2000 - 2004 aktiviteti i tij u shtri në fushën bankare, si aksioner në disa banka prestigjioze në Shqipëri. Ndërsa më pas u bë një nga aksionerët e kompanisë telefonike “Plus Mobile”. Në vitin 2004 Z. Kadri Morinaj e zgjeroi aktivitetin e tij në fushën e sigurimeve. Fillimisht shoqëria “Dukagjini” dhe nga viti 2006 “Eurosig Sh.a.”. Një kompani tërësisht me kapital vendas dhe me aksionerë të rinj. Gjatë vitit 2015, Z. Morinaj zgjeroi investimet edhe në Kosovë, duke zënë vendin e parë në tregun e sigurimeve për të katërtin vit radhazi. Kompania klasifikohet me trendin më të lartë të rritjes në tregun e sigurimeve dhe me ritmet me të larta të pagesave të dëmeve. Viti 2016 ishte sërish i suksesshëm në sipërmarrjet dhe iniciativat ambicioze të Z. Kadri Morinaj. Ndërsa rritet çdo ditë në bizneset e tij, ku sot numëron mbi 3000 punonjës në të gjithë rajonin, në maj të vitit 2016, Z. Kadri Morinaj realizoi një tjetër ambicie të tij, duke kurorëzuar blerjen e 100% të aksioneve të kompanisë shtetërore të sigurimeve INSIG, shoqëria e parë e sigurimeve në Shqipëri, duke ofruar vlerën më të lartë për këtë privatizim të rëndësishëm, 16 milionë euro, ose 2,2 miliardë lekë. Besueshmëria dhe siguria janë gurët e themelit të filozofisë së EUROSIG. Mbështetur mbi këtë parim, në 10-vjetorin e themelimit të kompanisë ai realizoi një udhëtim të paharrueshëm në Moskë dhe Shën Petërsburg për 120 punonjës të kompanisë Eurosig, të cilët ndoqën edhe një shfaqje prej 3 orësh në teatrin operistik “Kirov”, i ndërtuar nga Car Pjetri i Madh.

Përkrahësi më i fortë në bizneset dhe sipërmarrjet e Z. Kadri Morinaj është familja e tij. Ai është babai i katër fëmijëve të pasionuar pas arsimit, kulturës dhe artit. Regjisori me famë botërore, Sten Dragoti, u bë kumbari i anëtarit më të vogël të familjes, Klarkut, në vitin 2007.

Të qënit një biznesmen i suksesshëm nuk e ka bërë Z. Kadri Morinaj të humbasë lidhjet me realitetin dhe njerëzit e thjeshtë. Si një besimtar i denjë ai shënon një sërë veprash bamirësie dhe filantropie. Ai ka akreditur bursa për studentë dhe ka bërë pjesë të stafit të tij persona me aftësi të kufizuara. Ka kontribuar në restaurimin dhe rehabilitimin e disa monumenteve kulturore. Z. Kadri Morinaj është një musliman i devotshëm që sponsorizoi në restorantin e tij të njohur Piazza, drekën e Papa Françeskut në vizitën e tij të parë në Shqipëri. Ai është vlerësuar nga Akademia Papale Bonificiane në Itali me titullin “Akademik i Nderit për vitin 2016”. I pari shqiptar që merr këtë titull nga Ati i Shenjtë. Filantropi shqiptar Z. Kadri Morinaj është dekoruar me medaljen e 319 nga 4000 të tilla që i jep Papa Francesku. Për kontributet e tij, Z. Kadri Morinaj është dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë me urdhërin “Naim Frashëri” dhe është “Qytetar Nderi” në disa nga qytetet e Shqipërisë dhe diasporës. Z. Kadri Morinaj ka ideuar dhe mundësuar realizimin e një shtatoreje për Nënë Terezën, e cila prej gushtit të vitit 2016 qëndron në Rio De Janeiro përballë statujës së famshme të Krishtit. Njëkohësisht ai ka mundësuar realizimin dhe vendosjen e bustit të Ismail Qemalit në hotelin Continental në Bukuresht, aty ku nisi historia e Pavarësisë së Shqipërisë. Në Maj 2016, Z. Kadri Morinaj bleu kundrejt ofertës më të lartë, 100 % të aksioneve të kompanisë së parë të sigurimeve në Shqipëri INSIG. Ky privatizim përbën një hap shumë të rëndësishëm në rigjallërimin e tregut rajonal.