Përdoruesi:Amrned.Morina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Zhvillimi i kompjuterit ndër vite[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hyrja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kompjuteri paraqet një sistem shumë kompleks i cili përbëhet nga miliona elemente elektronike disa prej të cilave arrijnë madhësinë deri në nivelin nano (nano:10-9).Si një strukturë e tillë,kompjuteri ka pësuar ndryshime qenësore me kalimin e kohës.

Duhet pasur parasysh dy probleme kryesore që dalin gjatë kësaj analize.E para ,shumëllojshmëria e kompjuterëve që njohim sotë duke filluar nga mikrokompjuterat me çmim disa dollarë e deri te superkompjuterët me performansa tmerrësisht të mëdha që kushtojnë dhjetra miliona dolllarë e që mundë të  jenë jashtë përkufizimit të kompjuterit ,siq e kemi perceptar deri tani.E dyta,shpejtësia marramendëse e zhvillimit të teknologjisë e cila gjithnjë e më shumë rritet me të njejtin ritëm pa pësuar ndonjë ‘pauzë’.

Mirëpo pa marrë parasysh ritmin me të cilin rritet teknologjia dhe shumëllojshmërisë së paisjeve teknologjike ,megjithatë elementet kryesore në thelb trashëgohen nga gjenerata në gjeneratë.Këto elemente kanë të bëjnë kryesisht me arkitekturën dhe organizimin e kompjuterëve.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fillimisht është e një rëndësie të veqant të paraqesim disa fakte  interesante të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e kompjuterëve.Në mënyrë të gjeneralizuar zhvillimi i kompjuterëve mund të ndahet në 3 gjenerata, ku secila gjeneratë ka karakteristikat e veta.

Gjenerata e parë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjenarata e parë e kompjuterave përcaktohet nga përdorimi i teknologjisë së gypave katodik.Kompjuteri i parë i ndërtuar duke e përdorur këtë teknologji është kompjuteri i quajtur ENIAC(Electronic Numerical Integrator And Computer),i dizajnuar dhe ndërtuar në Universitetin e Pensilvanisë.Ky kompjuter është kompjuteri i parë i ndërtuar për qëllime gjenerale.

Fillimisht kompjuteri është ndërtuar për t'i shërbyer ushtrisë së shteteve të bashkuara të Amerikës për qëllime ushtarake gjatë luftës së dztë botërore.John Mauchly dhe studenti i tijë John Eckert propozuan të ndërtojnë kompjuterin e parë duke përdorur gypa katodik.Pas aprovimit ,filluan punimet rreth ndërtimit të këtijë kompjuteri.Rezultat i kësaj pune ishte një kompjuter i përmasave marrramendëse.Kompjuteri ishte i një madhësie sa një dhomë me 1500 metra katror me peshë 30 ton dhe përmante rreth 18000 gypa katodik.Duke punuar ,ky kompjuter harxhonte rreth 140 kilowatt energji.Pa marrë parasysh këtyre të metave ,ENIAC konsiderohet si një revolucion në historinë e zhvillimit të teknologjisë së zhvillimit të kompjuterave dhe paisjeve digjitale në përgjithësi.ENIAC ishte paisje e cila pë kryerjen e operacioneve aritmetike dhe logjike përdorte sistemin decimal të numrave në vend të sistemit binar siq e përdorin tani kompjuterët e sotëm.Karakteristikë tjetër e ENIAC-ut është se mënyra e programimit ishte hardverike që do të thot për një problem të caktuar ,duhej një lidhje e re e qarqeve përbërëse të kompjuterit.Duke parë vështirësit e hasura gjatë programimit matematikani John von Neumann propozoi modeli e ri të kompjuterit i cili njihet me emrin EDVAC i cili ukrijua më 1945.Qëllimi ishte të krijohej një kompjuter i cili mund tëkryente punë të ndryshme jo duke ndërruar lidhjen e qarqeve të kompjuterit ,por përmes sinjaleve kontrolluese.Më vonë më 1946 von Neumann dhe kolegët e tijë krijuan kompjutrin e parë i cili ruante programet në një memorie të cakatuar dhe pastaj varësisht prej problemit kryente edhe operacione të ndryshme.Struktura kryesore e IAS përbëhej nga këto pjesë:Memoria kryesore që ruan të dhëna dhe instruksione,Njësinë aritmetike dhe logjike e cila ishte e aftë të operonte me të dhëna në formë binare, nNjësia kontrolluese e cila kontrollonte komplet punën e kompjuterit dhe bënë eksekutimin e instruksioneve,Njësitë hyrëse dhe dalëse që kontrolloheshin nga njësia kontrolluese.

Memoria e IAS përmbante 1000 lokacione memorike të cilat quheshin words dhe secila e gjatë 40 bit.

Njësia aritmetike-logjike dhe kontrolluese përmbante njësi të vogla memoruese të cilat quheshin regjistra.Secili regjister përrdoret për qëllime të caktuara.Regjistrat e përdorura të cilat përdoren edhe sot në kompjuterët e zakonshëm janë:

Memory buffer register (MBR): Ky regjjistër përdorej për të ruajtur përkohësisht të dhënat që merren nga memoria dhe njësitë hyrëse-dalëse dhe anasjalltas.

Memory address register (MAR): Kz regjistër përdorej për të ruajtur adresën memorike të instruksionit që do të eksekutohet ose të ndonjë të dhëne e cila është e nevojshme gjatë eksekutimit.

Instruction register (IR): Ky regjistër përmban opkodin e instruksionit që është në eksekutim .

IAS punonte në mënyrë ciklike ku një cikël i quajtur instruction cycle përbëhej nga dy faza:nxjerrja apo leximi i instruksionit nga lokacioni memorik dhe eksekutimi i atij instruksioni.

Pas IAS vjen kompjuteri i radhës i cili quhet UNIVAC1.UNIVAC1 ishte kompjuteri komercial më i suksesshëm .UNIVAC2 është me performanca më të mira ,kapacitet memorues më të mirë se paraardhësi i tij UNIVAC1.

Me zhvillimin e teknologjisë ,kompjuterët gjithnjë e më shumë përmirësoheshin ,por krahas përmirësimit rritej edhe çmimi.Edhe pse familjet e reja të kompjuterëve dilnin vazhdimisht ,e mirë është që kishte kompatibilitet të programve pavarësisht nga lloji i familjes së kompjuterëve ku eksekutohen.

Gjenerata e dytë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjenerata e dytë e kompjuterëve është e determinuar me shpikjen e transistorit.Transistori tani e zëvendëson gypin katodik dhe në këtë mënyrë rritet performansa dhe zvogëlohen përmasat e kompjuterëve.Traansistori shënon një revolucion në zhvillimin e teknologjisë në përgjithësi për shkak të fleksibilitetit dhe përmasave të tijë. Kompjuterët të cilët përdorin transistorë janë shumë më të fuqishëm,më fleksibil,ofrojnë mundësi të mëdha në programimin në gjuhët e larta programuese,kanë kapacitete më të mëdha memoruese etj. Gjenerata e dytë është e rëndësishme për faktin që kompania Digital Equipment Corporation DEC [1]Kjo kompani sjellë komjyterët e parë të gjeneratës së dytë në treg.

Gjenarata e tretë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas shpikjes së transistorit ,tendenca ishte të shkohej kah performansa më e madhe ,madhësia më e vogël.Kjo tendencë qon deri tek shpikja e qarqeve të integruara ku në një modul të dimenzioneve shumë të vogla ,kemi një dendësi marramendëse të tranzistorëve deri në miliona tranzistorë në një sipërfaqe pothuajse sa një moedhë metalike.Natyrisht se kjo dendësi arrihet me anë të përdorimit të teknologjive më të zhvilluara.Arësye tjetër që ndikoi në zhvillimin e qarqeve të integurara ishte prodhimi i elementeve në mënyrë diskrete dhe pa dyishim se një prodhim i tillë ishte i mundimshëm. KOmpjuterët e gjeneratës së tretë pa dyshim që janë më të fuqishëm ,më të fleksibil dhe përmbajnë numëer shumë të madh të elemnteve të mikroelektronikës moderne siq janë gate[1] logjikë dhe elementet memoruese.Pa varësisht gjeneratës së kompjuterit ,ai duhet të kryej funksionet themelore që në një mënyrë i trashëgon nga kompjuterët e parë e që këto funksione janë: Ruajtja][2],Procesimi[3],Bartja[4]. Pasi që jemi tek dendësia e qarqeve të integruara ,është me rëndësi të theksohet ligji i Gordon Moore[5] i cili thekson se numri i transitorëve të cilët mund të futen në një çip[6] do të dzfishohet çdo vit ,kurse çmimi do të mbetet i njejtë.Me kalimin e kohës kompjuterë gjithnjë e më të fuqishëm sjellen në treg nga kompani të ndryshme prodhuese,por IBM[7] është kompani e cia e mbante primatin e kompanisë më eminete në treg për prodhimin e kompjuterëve.IBM posaqërisht u bë e njohur me serinë e familjes System/360. Më pas në treg shfaqet kompania e cila u bë e famshme sidomos për prodhimin e procesorëve ,[[[INTEL]][7].Procesori i parë i kësaj kompanie është 4004 i cili është 4 bit,pastaj 8008 i cili është 8 bit ,pastaj vjenë familja e procesorëve X86 e cila përfshinë një seri të llojeve të procesorëve si:80286,80486,PENTIUM1,PENTIUM2,PENTIUM3,PENTIUM4,Core 2 duo ,Dual Core,Quad Core.Pra shihet se INTEL me kalimin e kohës sjellë teknologjinë Multi Core e cila bënë krijimin e procesorëve me shumë bërthama.Arsyeja e cila shtyri deri tek shpikja e procesoreve shumë bërthamorë ishte për të rritur shpejtësinë e procesorit pa e rritur sipërfaqen dhe në këtë mënyrë zvogëlohet energjia të cilën e konsumon processori.

Referencat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b https://en.wikipedia.org/wiki/Digital_Equipment_Corporation Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name "dafsgdh" defined multiple times with different content
  2. ^ https://en.wikipedia.org/wiki/Data_storage
  3. ^ https://en.wikipedia.org/wiki/Data_processing
  4. ^ https://en.wikipedia.org/wiki/Open_data
  5. ^ https://en.wikipedia.org/wiki/Moore%27s_law
  6. ^ https://en.wikipedia.org/wiki/Integrated_circuit
  7. ^ a b http://www.ibm.com/us/en/ Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name "ibm" defined multiple times with different content