Shko te përmbajtja

Përdoruesi:Arben beli/sandbox

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ali Demir Alizoti

Ali Alizoti ka lindur ne Selanik,Greqi me 13.05.1984.

Paraardhesit e tij prej shekujsh jetonin ne Greqi por me origjine ishin nga Qinami i Kolonjes (Shqiperi) dhe i perkisnin besimit mysliman.

Babai i tij Demiri ishte nje ndër çifligaret me te pasur ne Greqi.

Nena e tij Shadija ishte bija e nje prifti,e myslimanizuar. Familja e saj,Kaliongji ishte nder me te pasurat ne Athine.                                 Gruaja e tij Hysnija ishte me origjine nga Starja e Kolonjes nga familja e Ypllareve qe jetonin edhe keta prej shume kohesh ne Greqi ne Kozhan(Kozan) dhe Protaras.

Femijet ishin Menduha,Shadije,Hatixhe,Demir edhe Selami.

Zoteronte disa gjuhe te huaja.                                                                                                                                                                     Mesimet e para i mori ne qytetin e lindjes.

Shkollen e larte e perfundoi ne Athine ne fakultetin juridik. Shok i klases edhe mik i tij ka qene nje nga figurat e njohura te politikes greke te viteve 20 te shekullit XX,Elefterios Venizellos kryeminister dhe krijuesi i Greqise moderne. Zgjidhet deputet ne parlamentin grek,si perfaqesues i qytetit te Kozanit (Kozhan).

Luajti nje rol shume te rendesishem ne forcimin e lidhjeve mes shqiptareve edhe grekeve, por edhe popullsise myslimane qe banonte ne Greqi,megjithese nuk dinte shqip.

Lufta greko - turke e gjeti ate si pjestar te parlamentit grek si politikan,por duke e paragjykuar per rolin e tij,ne aprovimin e nje ligji qe nuk i pelqeu Turqise,qeveria e Mustafa Qemal Ataturkut e shpalli “non grata”

Nderkohe pati edhe presione nga qarqe te ndryshme.

Ne kushte te tilla ne vitin 1925 vjen ne Shqiperi dhe vendoset ne qytetin e Korçes.

Me kapitalin e krijuar nga shitja e disa pronave qe kishte ne Greqi,investoi ne hapjen e fabrikes se pare te trikotazhit ne Shqiperi ne qytetin e Korçes,me paisje te nje teknologjie moderne gjermane.

Industria tekstile  po luante nje rol te rendesishem ne zhvillimin ekonomik te vendit, ne saje edhe te veprimtarise se trikotazhit te themeluar prej tij.

Hapi dyqane shitjeje ne Tirane edhe ne disa qytete te vendit.                                                                          

Krijoi lidhje tregetare me disa shtete te Europes.

Ishte nderkohe edhe koncesionar i makinave qepese gjermane “Veritas”.

Me vendosjen e sistemit komunist ne vitin 1945 fabrika u shtetezua,dhe makinerite u  konfiskuan.

Ne periudha te ndryshme permiresoi teknologjine dhe vazhdoi te funksionoje deri vone,duke krijuar tashme nje tradite te njohur per qytetin e Korçes.

Gjendja ekonomike e tij edhe e familjes u rendua,u detyruan te shisnin edhe sendet me vlere per te mbijetuar,me pas u vendosen ne Tirane,por situata vazhdonte te ishte e njejte.

Ne keto kushte ne vitin 1947,vendosi te largohej perkohesisht ne Turqi,tashme i rehabilituar, duke shpresuar qe sistemi komunist nuk do te kishte te ardhme.

Per kete e ndihmoi ministri i brendeshem i asaj kohe Koçi Xoxe i cili i siguroi nje vize,per te vizituar vellain edhe motrat.

Gruaja e Kocit,Sofika ishte specialiste ne fabriken e trikotazhit dhe dyqani i tyre ndodhej prane fabrikes.

Ndrron jete larg familjes ne Ankara (Turqi) me 03.02.1958.