Përdoruesi:Axhama

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

1 1

Për lashtësinë e fshatit na vijnë në ndihmë të dhënat gjuhësore, emrat e vendeve, shumica e të cilave janë emra të mirëfillte shqip. Qafa e Qishës, lidhet me ekzistencën e një lagjeje në Qafë të Qishës. Atje ka mure shtëpish që i takojnë shekullit IX-X të erës sonë. Një grup tjetër emrash si lxuar-lxor (burim), Bërda-kodër e vogël, varre-tog me gurë të vegjël etj., lidhen me ardhjen e një popullsie me origjinë sllave, ose për të qenë më të saktë, me përfshirjen e fshatit tonë nën pushtimin administrativ të shtetit Bullgar. Të tjera emra vendesh shpjegohen me ndikimin e gjuhës turke e greke, si derven, foti, hon, perivol e shumë të tjera. Edhe toponimet Galile, Kikë, apo emrat e njerëzve Avrec-Jevrej, Rahile etj., janë me prejardhje çifute dhe pa mëdyshje duhet të lidhen me vendosjen e ndonjë familjeje çifute në shekullin XVII. Dokumenti i parë i shkruar për ekzistencën e fshatit është Defteri Osman i vitit 1431, i cili na bën të njohur se Efteran-Ifteran-Fterra, bënte pjesë në nahijen e Sopotit, kazaja e Gjirokastrës, dhe kishte në atë kohë 12 hane, familje me kryefamiljar, si dhe familje të tjera që paguanin taksa më të vogla. Në defetrin e vitit 1583, d.m.th. pas 150 vitesh, del përsëri emri i fshatit Ifteran me 24 zjarre (shtëpi) dhe më pas, sipas një burimi tjetër, me 45 zjarre (shtëpi). Në shekujt që vijojnë (shek.16 deri në shek.19) nuk kemi dokumente të shkruara, por historinë e fshatit do ta gjejmë në ngjarje historike të Labërisë e më gjerë, ku merr pjesë aktive në luftrat për liri e pavarësi. Në kryengritjen e vitit 1833-34 kundër zbatimit të Reformave të Tanzimatit, fteriotet kane qene pjesemarres me arme ne dore. Në ballë të kryengritjeve labe ishte Tafil Buzi, Zenel Gjoleka, kurse Lazo Kofina (i parë) ishte komandant i çetës së Fterrës dhe këshilltar i Zenel Gjolekës. Gjurmë të pashlyera në historinë e fshatit kanë lënë ngjarjet e viteve 1913-1916. Pa u konsoliduar shteti i porsaformuar më 28 nëntor 1912 në Vlorë, filloi lufta Ballkanike, e cila preku drejtpërdrejtë edhe Fterrën. Në maj 1913 ushtarë grekë erdhën në Fterrë e bene dhe masakra. Kjo i detyroi banorët të mërgonin ku të mundnin, shumica shkuan në Lumin e Vlorës dhe dimri i vitit 1913-1914 ka qenë një nga periudhat më të vështira. Në pranverën e 1914-tës burrat e fshatit, të organizuar në çeta, së bashku me çetat e tjera arritën të përzënë ushtarët grekë dhe u rikthyen në fshat. Rindërtuan shtëpitë e djegura. Në vjeshtë të vitit 1916, fshati ishte ripërtërirë dhe arriti të hapë shkollën fillore në gjuhën shqipe, me mësues Selim Gjonikën. Pas katër vitesh zhvillohet Lufta e Vlorës (1920). Çeta e fshatit, me mbi 40 luftëtarë, nën komandën e Xhafer Shehut, u rreshtua në luftë kundër forcave italiane dhe së bashku me gjithë luftëtarët e tjerë të Labërisë, arritën të çlirojnë Vlorën. Më 1924, fterriotët mbështesin Qeverinë e Nolit. Demokratë si Tasin Elezi, Ismail Bezhani me shokë, për përkrahjen që i dhanë qeverisë së re, internohen me vone në Krujë dhe Gjirokastër. Gjatë viteve 1925-1939 me vendosjen e Republikës e më pas të Mbretërisë, në jetën e fshatit u bënë më përcaktuese kushtet gjeografike. Ekonomia e përzier karakterizonte çdo familje - blegtori, bujqësi, frutikulturë. Po asnjë prej tyre nuk arrinte të siguronte bukën e vitit. Pati familje që zgjeruan tokën bujqësore lart ne male e kullota, duke mbjellë në Fushë të Zhulit, në Galisht, Rrëmullë e Fonicë, por rendimenti ishte shumë i ulët. Hera herës nuk arrinin të merrnin as farën. Kishte dhe pak familje që u shquan si blegtorë (Zhupajt, Gjonajt, Dhulajt) duke krijuar kope të mëdha me dhën. Kriza e viteve 1933-36, preku edhe fshatin Fterrë. Në këto kushte shumë burra të fshatit mërguan në qytet duke bërë punë krahu, por edhe për të gjetur nëpunësi, si mësues, xhandar dhe hoxhë. Disa të rinj ndoqën studimet e mesme në Normalen e Elbasanit, në Gjimnazin e Gjirokastrës e të Tiranës, etj. dhe formuan brezin e parë të intelektualëve me arsim të mesëm. Në fillim të luftës Italo-Greke, Fterra, si grykë e Kurveleshit, u bë front lufte. Ushtria greke e vendosur në Fterre bombardohej nga artileria e aviacioni italian. Në fillim ushtria greke e më pas ushtria italiane dëmtuan rëndë ekonominë e fshatit. Pasojat e Luftës së Dytë Botërore u ndien që në fillimet e saj.

            1

ti mbështeti fuqimisht luftën dhe u rreshtua i tëri në anën e fitimtarëve. Atë e dëshmojnë veprimtaria aktive e çetave territoriale, ku rol të veçantë luajti rinia komuniste e fshatit dhe pjesëmarrja e dhjetra partizanëve në luftën për çlirimin e vendit. Në këtë luftë heroike dhanë jetën dëshmorët Hiqmet Dusha, Turhan e Fuat Mato, Azem Çeli, Osman Memi e Shaqo Mita. Vlen te vecojme se :. Në shkurt 1943 Fterra dërgon përfaqësues në mbledhjen që u bë në Kuç e në Progonat për pajtimin e gjaqeve; më 1946, u ngrit komisioni për rindërtimin e fshatit; më 25 nëntor 1955 u inagurua hidroçentrali i fshatit; më 10 mars 1956 u krijua kooperativa bujqësore; më 16 tetor 1961 u krijua kooperativa e bashkuar Borsh-Fterrë-Çorraj. Kushtet gjeografike dhe etnografike te Kurveleshit kanë bërë që organizimi administrativ i fshatit të ndryshojë disa herë. Në vitet 30 qendra e prefekturës ishte Gjirokastra dhe nënprefektura ne Gusmar. Kjo strukturë organizative u trashëgua edhe në vitet e para pas çlirimit. Më 1949, me krijimin e qarkut të Vlorës, Fterra dhe fshatrat e Kurveleshit të Poshtëm kaluan në vartësi të Vlorës. Në fillim të viteve ‘60, përsëri ndryshon struktura administrative, Fterra dhe Çorraj kaluan në administrim të rrethit të Sarandës. Vitet 90-te janë vitet e ndryshimeve të mëdha sociale e demografike. Si pasojë një numër jo i vogël banoresh morën rrugën e emigracionit. Sot shumë punojnë e jetojnë në Greqi e Itali, kurse të tjerë në Gjermani, Austri, Amerikë e Kanada.


POPULLSIA

Fterra është fshat i vjetër. Në dokumentet që njihen deri sot, përmendet në vitin 1431 si fshat i nahies së Sopotit me 12 hane (familje të mëdha e në gjendje relativisht të mirë ekonomike). Në fillimet e këtij shekulli familjet e fshatit kanë varijuar nga 80 deri në 100 familje. Në dhjetor 1944 Fterra kishte gjithsej 134 familje, nga të cilat 116 banonin në fshat, 10 banonin jashtë fshatit dhe 8 banonin jashtë Shqipërisë. Në vitin 2004 fteriotët kanë arritur në rreth 500 familje dhe mbi 2300 frymë. Në keto 50 vjetët e fundit ka rritje të theksuar natyrore, por ka edhe lëvizje e largime, sidomos nga fshati në qytet. Ndër shkaqet kryesore të largimit nga fshati, mund të permendim : a) fshati nuk ka kushte të favorshme për zhvillimin e ekonomisë, veçanërisht të bujqësisë; b) fteriotët, duke njohur edhe kurbetin, kanë aspiruar gjithënjë për një jetë më të mirë; c) arsimimi ka qenë një përparësi e gjithe edukimit të bashkëfshatarëve dhe mbas mbarimit të shkollave ata kanë punuar në vende të ndryshme brenda e jashtë Shqipërisë; ç) sedra, në kuptimin e mirë të fjalës, ka bërë që shumë bashkëfshatarë, duke ndjekur shembellin e atyre që jetonin më mirë, të ngulmojnë për të ndjekur rrugën e tyre. Një ndihmese të vacantë për këtë dhanë edhe bijtë e fshatit, që tërhoqën shumë bashkëfshatarë, në kurbet nga fundi i shekullit të kaluar e në fillim të këtij shekulli, si dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë në vitet pas çlirimit Para çfirimit për fteriotët kishte dy lloj "kurbeti", njëri larg Shqipërisë, kryesisht në Turqi, tjetri jashtë Fterrës, në qytete të ndryshme, me nëpunësi e punë të tjera që servirte koha. Të tillë ishin rreth 30 kryefamiljarë, midis të tyre edhe mjaft intelektualë, që kanë luajtur një rol të rendësishëm në rritjen e nivelit të arsimit, të kulturës e te menyrës së jetës . Karakteristika e asaj periudhe ishte që burrat shkonin ku të gjenin punë dhe familjet jetonin në fshat. Pas çlirimit, sidomos pas viteve '50, ata qe ishin në qytete filluan të marrin edhe familjet. Shumë familje që ikën nga fshati ne vitet '50 shkuan në Kombinatin e Tekstilit neë Tiranë, ku jetojnë edhe sot. Në Fterrë në vitin 1945 jetonin 116 familje, 102 familje në vitin 1960, 109 familje në vitin 1980, 114 familje në vitin 1990 dhe 50 familje në vitin 2004 Jashtë Fterrs përqëndrimet më të mëdha të familjeve fteriote kane qenë e janë neë Tiranë, ku në vitin 2004 banojnë rreth 40 përqind e tyre, në Sarandë rreth 20 përqind, po dhe në Vlorë, Durrës , Shkoder etj. Pas vitit 1960, kur Fterra kaloi administrativisht në rrethin e Sarandës, shkuan aty shumë familje. Nga 3-4 familje që kishte në fillim të viteve ’50, aritën në rreth 25 në ’60-tën e më 2004 rreth 80. Nga familjet që jetojnë sot në Fterrë, vetëm 30 prej tyre janë aktive, kurse të tjerat janë të moshuar. Kurbeti ka qenë plagë e vjetër e Fterrës, si ai i hershmi, aq më tepër ai i riu. Një numër jo i vogël fteriotësh kanë emigruar në Turqi shumë heret, (përqendruar më tepër në Stamboll e Izmir). Ka të dhëna që kurbeti ka filluar nga fundi i vitit 1700, por ka shumë mundësi të jetë më i hershëm. Disa bashkëfshatarë shkuan në shkollat turke dhe atje jetuan e punuan në punëra të ndryshme, deri edhe personalitete te Universitetit Perandorak. Megjithëse nuk ka shifra të sakta, nga të dhenat e grumbullura del se në Turqi jetojnë mbi 50 familje me origjinë nga Fterra. Pjesa me e madhe e tryre janë asimiluar , kanë ndërruar mbiemrat dhe nuk dinë gjuhën shqipe. Ndër fiset që kanë patur më shumë në kurbet në atë kohë janë Xhama, Hizmo, Mërkuri, Korkuti, Zani e të tjerë. Mbas vitit 1991, kur u hapën kufijtë, mjaft familje fteriote si dhe shumë individë të vacantë, emigruan jashtë vendit, sidomos në Greqi e Itali. Ka fteriotë me gjithë familjet e tyre që kanë shkuar e jetojnë përgjithmonë edhe në Amerikë, Kanada, Gjermani, Austri, etj. Gjithë familjet fteriote që janë në emigraeion sot, janë rreth 100 me rreth 450 frymë. Nga këto më shumë se gjysmat janë në Greqi. Në Amerikë dhe Kanada pas vitit 1991 jetojnë mbi 70 fteriotë. Familja fteriote karakterizohet nga familja e re në moshë e në peërmbajtje. Sot janë të rralla rastet me dy kurorë brenda në një familje. Keështu ka qenë tradita edhe më parë: rriteshin fëmijet dhe krijonin familjet e tyre. Në vitin 2004 rreth 70 përqind e familjeve janë me 4-5 frymë, vetëm 7 familje janë me mbi 7 frymë, kurse familjet me një frymë përbejnë më pak se 2 përqind të të gjitha familjeve fteriote. Fterra ka gjithesej 38 fise (mbiemra familjesh): Abazi, Avreci, Bezhani, Braho, Brinja, Çallo, Çeli, Dauti, Dhuli, Dusha, Elezi, Gëdo, Gjoni, Haderi, Hadushi, Haxhiu, Hizmo, Kofina, Korkuti, Kurupi, Lona, Maçi, Malo, Mato, Mehmeti, Memi, Mërkuri, Mero, Mita, Ruko, Sadikaj, Shehu, Shkurti, Xhaferi, Xhama, Zani, Zeneli, Zhupa. Më shumë familje ka nga fiset Shkurti, Brinja, Gjoni, Mehmeti, Bezhani e pastaj me radhë Hizmo, Dauti, Mita, etj. Sot ne Fterrë nuk banon asnjë familje me mbiemrat Bezhani, Braho, Çallo, Çeli, Dusha, Elezi, Gëdo, Haderi, Korkuti, Mato, Memi, Mërkuri, Mita, Ruko, Sadikaj, Shehu, Xhama dhe Zeneli. Disa nga familjet fteriote, për shkak se nuk kanë lënë trashëgimtarë meshkuj, gradualisht janë fikur. Kështu mund të përmendim Kondi, Çipa, Gjonika, Trako, Seferi, Goxhi, Coci, Luçi, etj.


HARTA E FTERRËS

TË DHËNAT KRYESORE : 1. Shtrirja gjatësore Veri Perëndim - Jugë Lindje  Gjatësia maksimale rreth 11 km  Gjerësia maksimale rreth 4,4 km  Gjerësia mesatare rreth 3,56 km 2. Sipërfaqja gjithësej 39,56 km2 3. Kuota më e ulët mbi nivelin e detit është Përroi Langadhës 130 m. 4. Kuota më e lartë mbi nivelin e detit është Maja e Lëpjetës 1596 m. 5. Burime në kuotën më të lartë me nivelin e detit janë Ngurrëza 400m dhe Ixori 385 m. Në luginën e Galishtit është Kroi i Hundës së Drerit 1230 m. 6. Gjatësia e rrugës automobilistike (brenda kufirit të fshatit) është 9,5 km

TOPONIMET KRYESORE NË FTERRË


BURIMET E KROJET Burimi i Ixorit Burimi i Ngurrëzës Burimi i Ujit të Pak Burimi i Gjezhdanicës Burimi i Konde Burimi i Lone Burimi i Langadhës Burimi i Lugut te Thellë Burimi i Dedecit Burimi i Gurrës Burimi i Hejazit Kroi i Çetës Kroi i Çerricës Kroi i Mertilagjes Kroi i Gjishtires Kroi i Mustos Kroi i Bedrinit Kroi i Gërthit Kroi i Dardhave Kroi i Moqilave Kroi i Moçalit te Avdiut Kroi i Moçalit te Çokës Kroi i Shelqit Kroi i Gërbenit Kroi i Hauzeve Kroi i Poriut Kroi i Kretës Kroi i Qytezës Kroi i Vidhezës Kroi i Xhame Kroi i Grykës së Lale Kroi i Sheshit te Madh Kroi i Rrëzë se Shkallës Kroi i Mere Kroi i Gëde Kroi i Çike Kroi i Asllane Kroi i Hundës se Drërit Kroi Qafës se Rrëmullës Kroi i Krënërit (Lugu) Kroi i Përroit të Zi Kroi i Brodanit QAFAT FTERRËS

Qafa e Shethanasit Qafa e Hamuriqes Qafa e Qishës Qafa e Pirgut Qafa e Pjetre Qafa e Veize Qafa e Fonicës Qafa e Kopecit Qafa e Gjokaçes Qafa e Martezës Qafa e Rrëmullës Qafa e Gargullit Qafa e Arqisë Qafa e Lëpjetës Qafa eHejazit Qafa e Drërit Qafa e Peshtanilit Qafa e Zhuphasanes Qafa e Kumarovës Qafa e Mehmete Qafa e Lleshe Qafa e Arrës

MAJAT E FTERRËS

Dhe kuota mbi nivelin e detit ml Maja e Bërdës- 439 Maja e Lekes- 415 Maja e Varrit- 350 Maja e Gragullit- 1215 Maja e Martezës- 1161 Maja e Balashit- 1275 Maja e Gjokaçes- 1255 Maja e Lajthisë- 1418 Maja e Fonicës- 1428 Maja e Lazre- 1162 Maja e Gjothanasës- 1341 Maja e Gjeshnikoshit- 1478 Maja e Peshtanlit- 771 Maja e Lëpjetës- 1596 Maja e Thomalleshit- 1353

ARAT E FTERRËS Arat e Fonicës Arat e Zhulit Arat e Kopecir Arat e Gjokaçes Arat e Martezës Arat e Rrëmullës Arat e Qafës Arrës Arat e Sheshit Cfitit Arat e Hejazit Arat e Murrizes Arat e Hanisë Arat e Lukshtave Arat e Rrahut Arat e Gurrës Arat e Sheshit Xhanit Arat Gropat eGolemit Arat e Gjozenikut Arat e Kanacelezës Arat e Alikos Arat e Sheshit Madh Arat e Vidhezës Arat e Quteces Arat e Arqisë Arat me Avlli Arat e Kretës Arat e Kushtbabës Arat e Lugut Fterrës Arat e Qerimit Arat e Langadhës Arat e Gjovizhdes Arat e Bërdës Arat e Dardhave Arat e Vreshtave Arat e Gomarezës Arat e Sheshezës Arat e Mortovicës Arat e Gjolige Arat e Gjoplakës Arat e Gjolagje Arat e Gjilazrit Arat e Gjinalisë Arat e Gjipogave Arat e Gjezhdanicës Arat e Gjishtires Arat e Kumarovës Arat e Ngurrëzës Arat e Dëllënjës Arat e Argëlifdhezës Arat e Lalucës Arat e Konjilleshit Arat e Lumrave Arat e Lugut të Thellë Arat e Çerricës Arat e Korjepes Arat e Skomoranjet Arat e Xhingës Arat e Kikës Arat e Janjerit Arat e Hupit

HUNDAT Hunda e Zabelit Hunda e Miut Hunda e Lalucës Hunda e Gurrës Hunda e Gjozenikut Hunda e Madhe Hunda e haske Hunda e Drërit

HARCAT Harca e Poge Harca e Hupit Harca e Purriut Harca e Ushakthit

BRIGJET Bregu i Korjepes Bregu i Pogës Bregu i Plepes Bregu i Lleshe Bregu i Mesëm Bregu i Madh Bregu i Gjilazrit

SHPELLAT Shpella e Kazhanit Shpella e Buçke Shpella e soroit Shpella e Guvave Shpella e gjolekës Shpella e Zane

LUNENJTË E PËRRENJTË Lumi i Fterrës Lumi i Gjezhdanicës Lumi i Dukhilës Përroi i Langadhës Përroi i Lugut Përroi i Xhingës Përroi i Lugut Thellë Përroi i Gjoplakës Përroi i Gomarëzës Përroi i Brodanit Përroi i Gurrës Përroi i Lëpushës Përoi i Rrëmullës Përroi i Progrit Përroi i Kancelzës Përroi i Kanës Përroi i Hasibesë Përroi i Kopilit Përroi i Zi

GURËT E LËMENJTË Guri i Dardhës Guri i Çokës Guri i Cjapit Guri i Gjiknovës Guri i Shqipes Gurët e Lon Gurët e Rarë Gurët e Hatos Lëmi i Leke Lëmi i Tërhoit Lëmi i Lugut Lëmi i Ri Lëmi i Hatos Lëmi i Avrece

TË NDRYSHME Dërrasa e Lugutk Dërrasa e Mullirit Shtegu i Mënkshit Shtegu i Dhimës Shegu i Ponxhes Buza e Poriut Buza e Kurprit Shkëmbi i Kuq Shkëmbi i Hamzos Shkëmbi i Leke Gropa e Bufit Honi i Zane Honi i Janjerit Honi i Hupit


A 1 BUJQËSIA

Si veprimtari mbi tokën, bujqësia është dega kryesore e prodhimit, që siguron të ardhurat kryesore për familjet në Fterrë.

             1etar i Komisionit Shtetëror të Kontrollit të Figurave, anëtar i Gjykatës së Kasacionit, shkrimtar, avokat.

2 1 bi