Përdoruesi:Blenda sherifi/Peshqit eshtërorë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Peshqit tjerë po ashtu kanë ndryshuar gjatë historisë së Tokës. Kështu në detet e paleozoikut kanë qenë në numër më të madh peshqit e ngjashëm me blijtë dhe morunat e sotme. Në detet e mezozoikut kanë jetuar peshqit, të cilët e kishin skeletin e brendshëm tërësisht të eshtëruar; prej tyre kanë mbetur sot vetëm dy forma (amia dhe lepidosteus) në lumenjtë dhe liqenet e Amerikës Veriore. Në ujërat e detit të kenozoikut u zhvillua grupi më i madh i peshqve — peshqit eshtërorë, te cilët në kohën tonë kapin numrin maksimal (mbi 20000 lloje).

Te peshqit eshtërorë, eshtërimi i skeletit të brendshëm është më i spikaturi, si i boshtit kurrizor dhe i brinjëve ashtu edhe i skeletit të kokës. Në këtë grup të peshqve bëjnë pjesë sardelet, rengat, troftat, mlyshat, krapat, karashat, silurët, qefulli, ngjalat, perkat, dhamboku, shkumbrija, peshqit e ndryshëm me trup të shtypur dhe shumë peshq tjerë të detit dhe të ujërave të ëmbla.=