Shko te përmbajtja

Përdoruesi:Brinilda

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fiset ilire

Në shekujt e parë të mijëvjeçarit të fundit para erës sonë ishin formuar bashkësitë fisnore ilire. Në përgjithësi ata kishin zënë vend në trojet e tyre historike. Ndër fiset më të hershme ilire që luajtën dhe një rol ku më shumë e ku më pak të rëndësishëm në ngjarjet historike të mëvonshme, për t’u përmendur janë: thesprotët, të cilët zinin ultësirën bregdetare që nga gjiri i Ambrakisë e deri tek lumi i Thiamit (Kalama), në veri të tyre vinin kaonët, vendbanimet e të cilëve arrinin deri tek malet e Llogarasë dhe gryka e lumit Drinos. Molosët banonin në pllajën pjellore të Janinës. Gjatë luginës së Vjosës në të majtë banonin amantët, ndërsa në të djathtë bylinët, kurse në rrjedhjen e sipërme të Vjosës banonin parauejtë. Në lindje të bylinëve shtrihej territori i atintanëve. Taulantët shtriheshin në zonën bregdetare nga Vjosa e deri tek lumi i Matit dhe në veri të tij, përgjatë brigjeve të Adriatikut të Mesëm, fisi i ardianëve. Në viset e Ballkanit Qendror dy ishin fiset më të mëdha dhe më të rëndësishme ilire : paionët në luginën e mesme të Vardarit, dhe dardanët që banonin në rrafshin e Kosovës, të cilët shtriheshin në veri në tokat midis degëve jugore e perëndimore të Moravës deri aty ku këto bashkohen për të formuar Moravën e Madhe. Midis fiseve të hershme të Ballkanit Veriperëndimor ndër më të fuqishmit ishin liburnët, të cilët banonin në bregdet dhe në ishujt deri tek lumi Krka, në jug të tyre vinin dalmatët, kurse në viset e Bosnjës së brendshme, autariatët. Përveç këtyre fiseve, në territorin e gjerë të Ilirisë do të shfaqen më vonë, në rrethana krejt të reja historike e politike, edhe një numër i madh bashkësish të tjera ilire, midis të cilave edhe bashkësi të tilla që do të kenë një peshë të madhe në zhvillimin e ngjarjeve politike të shtetit ilir, si enkelejtë, dasaretët etj. Përhapja e fiseve më të rëndësishme e të hershme ilire dëshmohet në burimet e autorëve antikë, të cilat në mjaft raste janë, megjithatë, të fragmentuara, madje dhe kontradiktore. Rrjedhimisht në përcaktimin e topografisë së fiseve ilire ka edhe raste të diskutueshme. Ilirët lanë të shkruar nga gjuha e tyre vetëm rreth 1000 fjalë të cilat ishin emra njerëzish, lumenjsh, fisesh, kafshësh. Fiset me te përmendura ilire janë taulantet, ardiante, dardanet, dalmatet, albanet, penestet, moloset, kaonet, tesprotet, etj. Taulantet shtriheshin ne bregdetin e Adriatikut, nga Vjosa deri ne territorin e Dyrrahyt. Ata kane luajtur rol historik ne Iliri, drejtuan shtetin e krijuar nga enkelejte. Ne zotërimet taulante u shfaqen albanet dhe parthinet. Enkelejte jetonin përreth Lyhnideve (Ohrit). Prej tyre rrjedh dinastia e pare e Mbretërisë Ilire, ne fund te shek V p.k. ne këto treva, duke u zgjatur drejt perëndimit, përmenden dasaretet, te cilët janë një fis i madh ne Iliri. Qytetet me te njohura ishin Pelioni (Selca e Poshtme, Pogradec) dhe Antipatrea (Berati). Albanet zotëronin pjesën e tokave ne verilindje te Dyrrahut, me kryqender Albanopolin (Zgerdhesh, Kruje). Ky fis u dha emrin shqiptareve gajte mesjetës se hershme ne trajtën arber. Ardianet, me kryeqendër Shkodrën, shtriheshin nga gjiri i Rizonit dhe lumit Neretva ne veri, deri ne krahinat qe dikur mbaheshin prej taulanteve. Ata sundonin Mbretërinë Ilire dhe luajtën rol te madh ne luftërat kundër perandorisë romake, e shek III-II para K.

ALBANET

Albanët, fisë Ilir nga i cili morën emrin e hershëm shqiptarët. Përmendet për të parën herë si Albanoi në shek. II -të erës sonë nga Ptolemeu i cili shtrihet në shpinë të Dyrrahut deri tek malet Kandave (malet e Polisit) në Lindje brenda trevës së banuar më parë nga fisi i parathinëve. Mendohet të jetë i njëjti fis me emrin e ri të përkthyer parthinoi=bardhinoi=albanoi. Qyteti kryesor i tyre ishe Albanopoloi. Në krahinën qëndrore të banuar prej albanëve ruhen ende toponime që lidhen me emrin e këtij fisi., si: Arbana, fashat në rrethin e Tiranës, kroi Alban në afërsi të fshatit Zgërdhesh të rrethit të Krujës etj. Në burimet historike të shek. XI Albanët përmenden nga Mihal Ataliati si dhe nga ana e Komnena si pjesmarrëse aktive e ngjarjeve. Në mesjetë njihet dhe varianti si Arban. Ka qenë emri etnik i shqiptarëve në mesjetë siç dëshmon fakti që këtë emër e morën me vete shqiptarët e mërguar në Greqi (shek. XV-XVI) në formën arvanit, në Itali (shek. XV-XVI) dhe në Dalmaci (shek. XVIII) në formën arbëresh.

ARBET

Arbët, ishin fis Ilir në Shqipërinë e Mesme. Përmenden vetëm në shek. VI para erës sonë, nga gjeografi Hekateu i Miletit ndërmjet Taulantëve në Jug dhe helidonëve në Veri. Ka mundësi që emri i tyre të lidhet e lumin Hebrus që përmendet në Veri të Dyrrahut dhe me rrënjën e emrit alb- arb- që del më pas në emërtimin e banorëve të kësaj treve.

ATINTANET

Atintanët, një ndër fiset e mëdha të Ilirisë së Jugut, banorë të Atintanisë. Shtriheshin në krahinat e sotme të Mallakastrës e të Skraparit. Në Perëndim kishin Apoloninë dhe parthinët, në Veri desaretët, në Jug lumin Aous (Vjosa) i ndante nga amanët e epirotët. Përmenden për herë të parë në burimet historike në shek. V p.e.r. si aleatë të molosëve. Patën lidhje të ngushta me aleancën Epirote ; rreth vitit 312 p.e.r. një personalitet atintan është nderuar nga shteti epirot me dekret të posaçëm të skalitur mbi gur. Disa autorë të lashtë i quajtën epirot, duke u nisur nga lidhjet me molosët e më pas me shtetin e Epirit. Më 229 paria e Atintanëve mori anën e Romës në luftën kundër shtetit ilir të Teutës. Sipas marrëveshjes romako-maqedone më 205 në Foinike Atentana iu lëshua Maqedonisë, përveç tokave të bylynëve, që mbetën si bashkësi (Koinon) më vete nën kontrollin romak. Me ndarjen administrative që bënë romakët në Maqedoni pas vitit 168 p.e.r. Atianta u përfshi në krahinën e IV maqedone. Pjesa Perëndimore e Atiantisë (Mallakastra e Skrapari) ishte më e zhvilluar nga ana ekonomike-shoqërore. Kishte një varg qytetesh, ndër të cilat më të rëndësishme ishin Bylisi e Nikaia.


DARDANET

Dardanët ishin fis Ilir që shtriheshin në mesin e Ballkanit, kryesishtë në Kosovën e sotme dhe rrethinën e saj. Dardanët ishin fisi themeues i Mbretisë së Dardanisë rreth shekullit IV p.e sonë në të cilën bënin pjesë dhe fiset e njohura Thunatët dhe Galabët. Supozohet se në përbërjen kësaj mbretërie hynin edhe fise të tjera mirëpo për to dihet shumë pak. Që nga shekulli XIX e gjer më tani jan shfaqur tri teza lidhur me etnogjenezën dardane: teza mbi përkatësinë ilire, teza mbi përkatësinë trakase dhe së voni teza mbi prejardhjen dako-meze. Që të këto tri teza, nga autorët e tyre mbështeten kryesisht mbi burimet e shkruara e të vona antike dhe mbi monumentet epigrafike të periudhës romake.[1] Ndërkaq tezën e hershme mbi etnitetin ilir të dardanëve e mbështesin një numër i konsiderueshëm studiuesish dushash të ndryshme të letërsisë, që nga shekulli XIX e gjer më sot, duke u nisur nga linguistët Tomashek, P. Kreçmer, H. Krahe, N. Jokl e N. Vuliq.

EORDEJTE

Eordejtë ishin fise ilire, banorë të krahinës Eordea, në rrjedhën e sipërme të Devolloit dhe në trevën e liqenit të Kosturit. Përmenden shpesh në kohën e luftërave romako-maqedone. Më 199 p.e.r. trojet e tyre u shkatruan nga ushtria e konsullit romak Sulpici dhe më 171 p.e.r. u përshkuan nga ushtria maqedone e Perseut. Pas pushtimit romak, Eordea u përfshi në krahinën IV maqedone. Nëpër të kalon rruga Egnatia (Via Egnatia). Qytetet kryesore ishin: Eordea Kele.

JAPODET

Japodët, ishin fise ilire që banontene në krahinat veriore të Ilirisë, në shpinë të liburnëve. Në shek. IV p.e.r. u përzien me keltët, Straboni i quan fis ilir kelt. Për një kohë të gjatë në shek. II-I p.e.r. japodët kundërshtuan me armë në dorë pushtuesit romak. Në sulmin e romakëve kundër japodëve dhe ilirëve të tjerë të Veriut më 35 të e.r. ka mbetur si shembull i madh lufta për mbrojtjen e Metulit, qytetit kryesorë të tyre. Romakët mundën ta pushtonin qytetin vetëm kur u shkatërrua i tëri dhe vranë në luftë të gjith mbrojtësit e tij. Gratë metulase me fëmijët e tyre, për të mos rënë në duart e pushtuesve, u hodhën në zjarrin që diqte qytetin. Labeatet Labeatët ishin fise ilire që banonte rreth liqenit të Shkodrës. Përmenden për herë të parë nga Livi gjatë luftës së III iliro-romake. Bënin pjesë në mbretërinë ilire të Gentit. Qytetet të tyre ishin Shkodra, që ishte edhe kryeqendra e mbretërisë Ilire, dhe Meteoni (Meduni i sotëm në Mal të Zi). Labeatët prenë monedha në emër të bashkësisë fisnore, sipas tipit të monedhave të mbretit Gent dhe me sa duket me autorizimin e tij.


PARATHINET

Parthinët ishin një fis ilir, banorë të trevës midis Bregut të Matës dhe lumit Aps (Semanit). Në perëndim kufizoheshin me toka e Dyrrahut, në Lindje me dasaretët tek malet Polis-Kamje. Përmenden që më 229 p.e.s. në këtë trevë, duke zëvendësuar emrin e taulantëve, si një bashkësi, në kuadrin e shtetit ilir. Më 229-205 p.e.r. kalojnë në varësinë e Romës, të shtetit ilir të Skerdilaidit dhe Maqedonisë. Më 205 p.e.s. ngritën krye kundër sundimit maqedon dhe u rikthyen në shtetin ilir, deri më 172 p.e.s., kur i pushtoi përfundimisht Roma. Më 48 p.e.s. dhe 39 p.e.s. ngritën krye kundër sundimit romak, por u shtypën egërsisht. Një parthin Asin Epikadi, organizoi një komplot për rrëzimin e Oktavian Augustit në Romë. Hyjnia kryesore ishte Zeusi Parthin (Jupiter Parthinus). Qytetet më të përmendura ishin Partha e Brysaka. Ndër qendrat qytetare të parthinëve duhet të kenë qenë ato ku janë rrënojat e sotme të në Zgërdhesh, Dorëz, Përsqep, Belsh, Berat e Babunjë.


PIRUSTET

Pirustët, ishin fise ilir, banorë të krahinës së sotme të Matit e të Mirëditës. Deri më 168 p.e.r. bënin pjesë në Mbretërinë Ilire dhe përmenden nga Livi ndër fiset që mbetën të pavaruara pas shkatërrimit të saj nga romakët. Pavarësinë e ruajtën edhe në vitin 54 p.e.r. kur Cezari i detyroi të paguanin një dëmshpërblim. Në vitet 6-9 morën pjesë në kryengritjen e madhe ilire kundër pushtimit romak nën udhëheqejen e Batos së Desidistëve dhe ishin ndër të fundit që u nënshtruan. Për herë të fundit përmenden në shek. II të e.r. nga Ptolemeu. Pirustët përmenden si minatorë dhe për punimin e metaleve, e sidomos të bakrit. Në një mbishkrim të shek. III të e.r. përmendet një fsaht i pirustëve, të shperngulur nga romakët në zonat minerare të Dakisë.

Se kush janë pirustët, dyshimin e parë e jep vetë përkthimi i fjalës. Studiuesit kanë parë një lidhje të drejtpërdrejtë midis pirustëve dhe dardanëve, përmes përkthimit të drejtpërdrejtë të fjalës. Pirus dhe dardhë, nga mendohet se vijnë të dy emërtimet, janë forma latine dhe ilire të së njejtës fjalë. Ptolemeu, gjeografi i njohur i shekullit II i vendos pirustët në lindje të Durrësit, domethënë përafërsisht në territoret që ne jemi mësuar t'i quajmë piruste, në krahinat e Matit dhe Mirditës, ndërsa historiani antik Straboni, duke folur për rebelimin pirust kundër Cezarit, e vendos këtë popullësi, fqinjë me panonianët, domethënë të shtyrë shumë në veri. Dihet se pirustët ishin të lidhur shumë me artin e nxjerrjes së mineraleve dhe përpunimin e metaleve. Njihen tashmë burimet e arit, argjendit dhe bakrit, që ndodheshin në territoret që më vonë u quajtën Mirditë, por vendburimet më të mëdha metalifere gjendeshin në Dardani, në territoret e Kosovës dhe të Serbisë së sotme. Nëse kemi të bëjmë me të njejtin popull, atëherë pa drojë mund të themi se jemi pasardhësit e Dardanit antik, i cili pasi udhëhoqi pellazgët (popullsi parailire) trojanë në luftë për mbrojtjen e qytetit dhe pas rënies së Trojës iku dhe u vendos në territoret që u quajtën të tijat, siç ikën të tjerë dhe themeluan Trojën e tyre në brigjet e Venecias dhe të Butrintit tonë. Në gjendjen e sotme të dijeve, në literaturën historike ndeshim fiset ilire të pirustëve dhe të dardanëve, fqinjë me njëri tjetrin, që nuk përmenden se kanë bërë luftë njëri me tjetrin, as nuk përmenden për ndonjë marrëdhënie të veçantë midis tyre. Dardanët patën mbretërinë dhe mbretërit e vet, disa prej të cilëve njihen, si dhe udhëhoqën për dhjetra vjet federatën ilire, duke dhënë dinastinë ilire të Bardhylit. Ndërsa njohuritë për pirustët janë më tepër të karakterit të materialeve arkeologjike, nuk njihet ndonjë sundimtar pirust, as roli i tyre në federatën e ilirëve, madje mund të thuhet se historia filloi të shkruajë për ta vetëm në vitin 54, kur u rebeluan kundër romakëve. Ndonëse të ndriçuar vonë prej historisë, pirustët u njohën si kampinonë të luftës dhe të xehtarisë dhe popullsi me nivel të lartë zhvillimi shoqëror.

Pirustët përballë Çezarit Për herë të parë pirustët përmenden në burimet historike si një tribu ilire që u rebelua dhe sulmoi territoret romake, në kohën kur Cezari ishte në fushatën e Galisë. Zbulime të tilla nuk janë të vetme. Kështu ndodhi edhe me tribunë Belgea, që i ka dhënë emrin Belgjikës së sotme. Falë kronikanëve, historianëve, apo dijetarëve të tjerë shumë ngjarje lufte, emra tribushë, personazhe, tradita kulturore, e tjerë kanë mbijetuar në shekuj. Pirustët nuk përmenden në dy luftërat e mëparshme romake, madje edhe kur mbreti Gent me familjen udhëtonte i lidhur me zinxhirë të artë drejt Romës në qershor të vitit 168, ata ndiheshin të lirë ; në territoret e tyre nuk zbatoheshin dekretet perandorake, flisnin gjuhën e tyre, visheshin sipas mënyrës së tyre, u faleshin perëndive autoktone, vazhdonin të kryenin si më parë ritet e lindjes, martesës dhe të vdekjes, me një fjalë procesi i romanizimit ndër ata ishte i papërfillshëm. Kur Cezari ishte i angazhuar me fushatë ushtarake në Gali, pirustët u rebeluan, shfrytëzuan rastin dhe pushtuan territoret fqinjë ; kërcënuan drejtpërdrejt edhe Romën. Shkallën e rrezikut pirust mund ta zbulojmë në mënyrë të tërthortë. Aq shumë u shqetësua Cezari nga kjo, sa ndërpreu fushatën galike dhe u nis menjëherë për në Romë. Atje ai urdhëroi ndërtimin e një numri të madh anijesh luftë, sa më shumë të ishte e mundur, si dhe riparimin e të gjithë anijeve të vjetra, që të ishin të mjaftueshme për ushtrinë e tij, përfshirë edhe kalorësinë. Por nuk u ndal me kaq, duke urdhëruar mobilizimin edhe në bregun tjetër, ku rekrutët duhet të grumbulloheshin në pika të veçanta. Kështu me një ushtri shumë të madhe, Sunduesi i Romës u shfaq përpara pirustëve të rebeluar. Në këtë situatë pirustët u tërhoqën, dërguan përfaqësuesit e tyre tek Cezari dhe i deklaruan atij se “çfarë ka ndodhur kanë qenë veprime të veçuara dhe se ata merrnin përsipër të paguanin të gjitha dëmshpërblimet”. Me lirimin e robërve të kapur dhe riparimin e të gjitha dëmeve, që njerëzit e Cezarit i llogaritën në vend, mori fund pavarësia piruste, të paktën formalisht edhe ky fis u quajt i nënshtruar ndaj Romës. Në harkun kohor të dyzet vjetëve asgjë e re me rëndësi nuk ndodhi. Ky interval qetësie u shërbeu ilirëve për të bashkuar forcat, sepse ata e kuptuan se të veçuar nuk mund të përballeshin me ushtrinë e fuqishme romake. Lufta e tretë iliro-romake Kryengritja më e madhe e ilirëve, por edhe njëra ndër kryengritjet më të mëdha kundër Romës është konsideruar ajo që shpërtheu në vitet 6-9 të erës sonë, ku fiset ilire u bashkuan, formuan një ushtri të madhe prej dyqindmijë trupash, pushtuan krejt territoret bregdetare deri në Apolloni dhe u bënë kërcënim për vetë Romën. Historianët përmendin veçanërisht në atë luftë panonianët dhe breukët, që udhëhiqeshin nga dy Batot, bashkëkomandantë të kryengritjes, por edhe pirustët, që rezistuan më gjatë së bashku me ardianët, edhe tre vjet pas përfundimit zyrtar të luftës. Qëndresa piruste pati pasojat e njohura: vrasjet, djegjet dhe shkatërrimet qenë shumë të mëdha. Popullsia u zvogëlua mjaft, në atë masë sa pushtuesi vendosi popullsi të tjera në brendësi të territoreve të mbetura shkret. Megjjithatë procesi i romanizimit në territoret piruste, në territoret e Matit dhe Mirditës së sotme, u ndie shumë pak. Edhe më tej, siç duket, ata vazhduan të jetonin „të lirë“, kundrejt detyrimit për të zbatuar ligjet e shtetit romak. Për lirinë e tyre flasin gjetjet arkeologjikë, ndonëse mbeten ende shumë gërmime arkeologjike për t'u bërë në të ardhmen, në të ashtuquajturat qyteza, që janë të shpërndara andej këtej nëpër Mirditë. "Mirdita" tjetër. Pirustët kanë lënë si gjurmë të vetën qytetin Perash (Pirust) në Malin e Zi. Por trashëgimia më e madhe piruste ndodhet në rrëzë të maleve Apusene, në Transilvani, ku ata u dërguan për të punuar në minierat e arit, prej perandorit Trajan, pas pushtimit prej tij të Dakisë në vitet 101-106 . Gërmimet arkeologjike, që kanë filluar para katër viteve, kanë zbuluar materiale shumë interesante, jo vetëm për jetën e tyre atje, në proçesin e detyruar dhe të sforcuar të romanizimit, por edhe për vendin e origjinës, për mënyrën e tyre të jetesës, nivelin kulturor, mitet dhe zakonet piruste, e tjerë. Duke qenë vend i pirustëve par exellence dhe duke pretenduar se kemi monopolin e trashëgimisë prej tyre, megjithatë një territor tjetër, i largët dhe i huaj më shumë se ne, po shfaq thesaret e treshëgimisë piruste me tërë vlerën dhe origjinalitetin e vet. Nisur nga rrënojat e ndërtesave dhe nga minierat e arit, Alburnus Maior, qyteti ku u vendosën ilirët është quajtur El Dorado e kohës së vjetër. Qyteti në fjalë ishtë një unitet i integruar i disa vendbanimeve të quajtura „Vicus“ dhe Castellum“. Me „vicus“ romakët kuptonin një paralagje qyteti që ishte e urbanizuar, por që ishte e dallueshme nga pjesa tjetër e tij, ndërsa „castellum“ ishin vendbanime më të vogla dhe me urbanizim më të paktë. (Quae est Alburnus Maior, Vicus Pirustarum),-Këtu është Alburnus Major, Vicus Pirustarum, është një mbishkrim në latinisht i zbuluar atje, i cili më shumë se kujdo në këtë botë duhet të na tingëllojë ne në vesh. Në fakt Alburnusi i Madh, siç quhet në shqip përbëhej nga popullsi të ndryshme, shumica e të cilit ishte ilire si Pirustae, Baridustae, Sardeates, Ansi, Maniates, që janë lokalizuar edhe në vendet e tyre të origjinës. Ilirët sollën me vete organizimin e tyre shoqëror origjinal në „Vicus“ dhe „Castellum“ me Vicus Pirustarum, Castellum Baridustarum, Castellum Avieretium. Zbulimet arkeologjike, veçanërisht 25 „Ëax Tablets“, ku gjenden të shkruara pjesë nga ligjet romake të kohës, njëfarë rex metalica, me anë të cilës rregulloheshin kontratat e punës në minierë, statusi i punëtorëve dhe kushtet e punës në miniera. Tabelat u gjetën në mes të viteve 1786-1855 dhe u publikuan prej historianit gjerman Theodor Mommsen si burim shumë i rëndësishëm për të drejtën romake. Kjo dëshmon se ilirët ishin dërguar atje më shumë në rolin e punëtorëve specialistë dhe se ata ishin qytetarë të lirë, statusi i të cilëve ishte i llogaritur me ligje. Sipërfaqja e banimit ka një shtrirje prej disa qindra hektarë dhe mban brenda saj thesare të kulturës me ndërtesa publike, banjo, varreza, tempuj, hyjni, rrugë të shtruara, që të çonin për në galeri, të cilat në total kapin 65 kilometër gjatësi, e tjerë. Në përqindjen e onomastikës ilire në Daki, një masë e konsiderueshme prej 62% i përket Alburnusit dhe këtu masa më e madhe është piruste, siç mendohet se janë edhe pjesa kryesore e tempujve, varrezave, e tjerë. Por kërkimet janë ende në fazën fillestare. Thesaret e Alburnusit. Alburnus Major, (Rosa Montana) e sotme, është themeluar si vendbanim në vitin 131 para erës së re, si vendburim mineralesh të çmuara dhe për të gjithë kohën e ekzistencës së tij nuk ka pushuar funksionin si minierë. Shfrytëzimin më të madh e pati në shekullin e dytë, që përkon me periudhën e vajtjes atje të ilirëve. Në shekujt III-XIV shfrytëzimi i mineraleve pati ulje të ndjeshme, për t'u rritur shumë pastaj në kohën e Perandoreshës së Austro-Hungarisë, Maria-Tereza dhe së fundi në vitet shtatëdhjetë të shekullit të kaluar, nën regjimin komunist. Alburnusi ka filluar të tregojë thesaret e tij. Gjithçka nisi në vitin 2001, kur nga arkeologët rumunë dhe të huaj nisi puna e gërmimeve në një territor që përfshin fillimisht 400 ha, për të vazhduar me 700 ha të tjera. Deri në atë kohë qyteti i vjetër ishte trazuar vetëm njëherë nga ekipi i arkeologut Ëalker Vollmann në vitin 1983. Në vitin 2002 u zbuluan tre ndërtesa me sipërfaqe të përgjithëshme 0,8 ha dhe disa tempuj të fisit ilir Sardeates, të zbuluara në pikën Habad, ku janë gjetur dhjetra statuja hyjnishë. Ndërsa në kodrën Carponi është gjetur një ndërtesë e madhe me lartësi 2 metra dhe disa objekte, që mendohet se i përkisnin fiseve ilire Ansium dhe Maniates. Mbishkrimet e gjetura janë material jashtëzakonisht i vlefshëm. Mjaftojmë të kujtojmë se ende nuk është bërë rindërtimi i panteonit ilir, nuk njihen emrat e hyjnive ilire dhe megjithë punën e ilirologëve, mitologjia ilire duket se do ende kohë që të dalë në dritë të diellit në kuptimin e plotë të fjalës. Materiali onomastik, mjaft i vlefshëm dhe që pasurohet pas çdo kërkimi na ka dhënë emërtimet e hyjnive të ilirëve të Alburnusit. Apollo Pirunenus, Aptus Delm(ata), Die Artani, Maelanens, Na(u)o, ku e para është padyshim hyjnia e pirustëve Pirunenus me atributet e Apollonit të romakëve bëjnë një plotësim në studimet mitologjike ilire. Në proçesin e përpjekjeve të tyre për romanizimin e rajoneve të pushtuara romakët u treguan tolerantë, duke lejuar që përveç hyjnive shtetërore (romake), të adhuroheshin edhe hyjnitë private (vendase). Rezultat i këtij konceptimi është fryma e tolerancës, që ekzistonte në atë shtet gjigand, që jetoi për dhjetra shekuj. Prandaj gërmimet e mëtejshme arkeologjike në Alburnus do të na japin të dhëna të reja dhe do të zbulojnë edhe më thesare të pirustëve, që do të jenë kontribut i paraardhësve tanë në qytetërimin ilir. Në lidhje me zbulimet e deritanishme arkeologjike janë botuar katër libra: vëllimi i parë me 526 faqe u kushtohet gërmimeve të kryera në vitet 200-2001; vëllimi i dytë një varreze rrethore, vëllimi i tretë nekropolit dhe vëllimi i katërt galerive. Qyteti antik Alburnus Major është konsideruar si vend me rëndësi arkeologjike për mbarë Evropën, një vendburim mineral, që vazhdon të shfrytëzohet pas dymijë vjetësh dhe që fsheh në vetvete shumë thesare të kulturës së Lashtësisë. Qeveria rumune, vetëm për gërmimet arkeologjike që po kryhen ka dhënë një fond prej 4 milion dollarë, më shumë se shuma e parave të përdorura për këtë qëllim për dyqind vjet rrjesht të marrë së bashku. Atje në „Mirditën dhe Matin tjetër“ po kryhen gërmimet arkeologjike ndër më të mëdha të Kontinentit tonë, ndërkohë që autoritetet rumune po mendojnë për ta propozuar këtë qytet antik për të hyrë në fondin e trashëgimisë botërore të njerëzimit. Meqenëse deri tani gërmimet arkeologjike, vetëm sa e kanë gërvishur qytetin e vjetër, në të ardhmen priten surpriza të tjera për kulturën rumune dhe evropiane, por veçanërisht për kulturën tonë kombëtare, sepse Alburnusi i Madh është përë së gjithash qytet ilir. Qytetet e humbura piruste. Aty ku ka patur zejtari kanë qenë kushtet për ‚u bërë edhe urbanizimi. Që para pushtimit romak duhen kërkuar qytetet ilire në truallin e xehtarëve pirustë. Arkeologët dhe historianët këtu vendosin qytetin Damastion, i cili përveçse në Mirditë, ende nuk dihet me siguri se ku ndodhet, ndërkohë që dhjetra vendbanime të lashta që ne i emi emërtuar me emrin kolektiv „qyteza“ presin të hapin „arkivat e tyre“. Pas pushtimit, romakët ndërtuan shumë civitas (qytete) në territoret e zaptuara. Këto ishin qendra të njësive territoriale, ku qëndronte administrata shtetërore. Në provincën e Dalmacisë, ku bënin pjesë edhe territoret e pirustëve nga romakët qenë ngritur 60 civitas. Ndërkohë minierat e arit, argjendit administroheshin nga përfaqësues të shtetit në nivel qëndror, apo dhe provincial. Iliriku e ka patur një funksionar të tillë që quhej „Procurator“, -Kujdestar i minierave të arit. Me kalimin e kohës mënyra e organizimit ka ndryshuar dhe këto miniera gjenden edhe nën përkujdesjen e drejtpërdrejtë të guvernatorëve të provincave të Dalmacisë dhe Panonisë. Kjo do të thotë që ruajtja e metaleve të çmuara nga vjedhjet e mundshme ishte problem shtetëror, prandaj pranë minierave të arit, argjendit, e tjerë ka patur edhe ruajtës shtetëror, në rastin më të mirë ushtarë, në numër sipas nevojave dhe madhësisë së vendburimeve, por që kanë ndikuar në formimin e „civitas romanus“, qyteteve romake pranë vendburimeve metalore, si një bashkësi e mineralnxjerrësve dhe mineralruajtësve. Nga ana tjetër në kushtet e luftërave të vazhdueshme kundër barbarëve u pa e domosdoshme të ndërtoheshin vendbanime të fortifikuara, që do të shërbenin për forcat ushtarake, por edhe popullsinë civile. Në të dy rastet qytetet, apo qytezat siç i quajmë ne sot, janë pikëtakimet tona të ardhëshme me pirustët, në atë gjendje që mund të ishin në shekullin II, IV, apo VI të erës sonë. Një takim me të kaluarën tonë që na jep më shumë horizont, ndoshta edhe më shumë histori edhe krenari për vendlindjen.

ARBERESHET

Arbëreshët (Shqiptarët e Italisë) janë një pakicë etnike shqiptare që jeton në Itali, që nga shekulli XV dhe XVI. Ata jetojnë kryesisht në rajonet e Abrucit, Bazilikatës, Kampaniës, Molizes, Pulias, veçanërisht në Kalabri dhe Sicili. Janë emërtuar si arbëreshë, pasi në kohën kur u larguan nga Shqipëria, ajo quhej Arbëri. Arbëreshët u vendosën në Itali në shekujt e pesëmbëdhjetë dhe tëmbëdhjetë, pas vdekjes së heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe pushtimit gradual të Shqipërisë dhe të gjithë Perandorisë Bizantine nga turqit osmane. Njihen shtatë eksode të mëdha që nisin që nga koha menjëherë pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, deri nga fundi i shek. XVIII (1780-1790). Ngulimet e fundit të arbëreshëve janë në Italinë Veriore, si në Provincën e Pavias dhe të Piaçencës, po ashtu një grup i madh i'u drejtua rajonit qendror të Molizes dhe një tjetër grup në drejtim të rajonit jugor të Bazilikatës.


Tabelat dygjuhëshe në italisht dhe në shqip, në Hora e Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi) Në Itali sot numërohen mbi 260.000 njerëz që flasin gjuhën arbërore. Qytetet ku banojnë arbëreshët mbajnë dy emra, një në shqip dhe tjetrin italisht, ky i fundit përdorur sidomos nga të huajt. Arbëreshët nuk e kanë harruar vendin e të parëve dhe ruajnë të gjalla, tradidat e tyre të pasura si gjuhën, veshjet dhe ritet e doket që kishin në mëmëdhe. Një nga veçoritë që karakterizon këtë popull, është që përveç gjuhës dhe traditave, ruajtën me heroizëm edhe ritet fetare, ku edhe sot e kësaj ditë ata vazhdojnë ritin bizantin. Gjatë shekujve arbëreshët kanë arritur të ruajnë dhe zhvillojnë identitetin e tyre, në sajë të këmbënguljes së tyre dhe vlerave kulturore të ushtruara kryesisht nga dy komunitete fetare të Kishës Arbëreshe Bizantine-Ortodokse, bazuar në Kalabri, "Kolegji Korsini" (1732) pastaj "Kolegji Shën Adriani", i Shën Benedhitit në 1794, dhe në Sicili në "Seminarin Shqiptar" të Palermos (1735), që u transferua në Horën e Arbëreshëvet në 1945. Shumica e pesëdhjetë komuniteteve arbëreshë ruajnë fenë krishtere ortodokse. Ata i përkasin dy dioqezave: Ungra për Arbëreshët e Italisë jugore dhe Hora e Arbëreshëvet për Arbëreshët e Siçilisë, si dhe Manastirit të Grotaferratës në Romë i lidhur historikisht me komunitetin arbëresh. Eparkit bizantine, me murgjit dhe priftërinjtë e tyre, me nga një bashkësi shqipfolësë në Itali, janë pjesa më e rëndësishme për të ruajtur dhe për të mbajtur traditat etnike, gjuhësore, fetare, tradicionale dhe identitetin e pakicës etnike shqiptare.

HISTORIA

Të nxitur nga dashuria për atdheun e të parëve dhe nën ndikimin e interesit që shfaqte në gjysmën e parë të shek. XIX shkenca gjuhësore evropiane për gjuhën shqipe, intelektualët arbëreshë filluan të merreshin me studimin e historisë, të folklorit dhe të gjuhës së këtyre kolonive, si dhe në përgjithësi me historinë e mëmëdheut të tyre të dikurshëm. Në kohën kur filluan të bëheshin hapat e parë të gjuhësisë krahasuese dhe u zbuluan lidhjet gjenealogjike të një vargu gjuhësh, studiuesi arbëresh. Në kolonitë arbëreshe, sidomos të Kalabrisë dhe të Sicilisë në Itali, filluan të dukeshin shenjat e para të një lëvizjeje në përkrahje të çështjes kombëtare shqiptare. Ngjarjet që po zhvilloheshin në këtë kohë në Shqipëri, kryengritjet e njëpasnjëshme, përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë për arsimin dhe kulturën kombëtare tërhoqën vëmendjen e një vargu intelektualësh të dalë nga gjiri i kolonive arbëreshe. Intelektualët arbëreshë ndiqnin me vëmendje ngjarjet që po zhvilloheshin në vitet 30-40 të shek. XIX në Shqipëri. Veprat e tyre jo vetëm u bënin jehonë këtyre ngjarjeve, por edhe, duke evokuar të kaluarën, ngrinin probleme të rëndësishme, si ato të luftës së armatosur për liri, të bashkimit të popullit shqiptar etj.

ARDIANET

Ardiejtë (Ardianët) fis ilir, banorë të krahinës Ardia në veriperëndim të Shkodrës rreth gjirit të Rizonit e deri te lumi Narenta (Neretva). Përmenden në shek. IV p.e.r. lidhur me shfrytëzimin e bujqëve (300 000 prospelatë) të varur ekonomikisht nga pronarët e tokave dhe më pas si detarë të aftë. Në shek. III p.e.r. luftuan kundër dyndjes kelte. U përfshinë në mbretërinë ilire deri më 168 p.e.r., kur me shkatrrimine e saj nga Roma dolën më vete. U pushtuan nga romakët më 135 p.e.r. dhe ngritën krye 44-43 e 35-33, prandaj Roma i shpërnguli me forcë nga bregdeti në brendësi, në vise të ashpra. Përmenden nga Straboni në shek. I e.r si pakica të vogla.

DALMATET

Dalmatët një ndër fiset e mëdha e të njohura ilire, banorë të pjesës Verilindore të Ilirisë. Që nga periudha më e lashtë e deri në shek. II p.e.r. trevat e tyre shtrihesin në brendësi, prapa vargamalit Dinarik në pllajat e Duvnos, Livnos e Gllamoçit, në Bosnjën e sotme Perëndimore. Pasi krijuan federatën e tyre, u zgjeruan drejt brigjeve të Adriatikut. Por nuk arritën të bëheshin fuqi detare dhe nuk i vunë nën zotërim ishujt e beregdetit të Dalamcisë. Qytezat e tyre të fortifikuara përkasin periudhës së parë të hekurit. Kryeqendra e tyre u bë Delmini. Dalamatët ishin njëri ndër fiset ilire që i bënin qëndresë pushtimit romak dhe kanë zhvilluar një varg luftërash të përgjakshme e kryengritjesh kundër romakëve në vitet 156-155, 119-117, 51-46, 39-37 p.e.r. Lufta e tyre më e madhe kundër pushtuesve romak lidhet me Kryengritjen Ilire të viteve 6-9 e.r Dalmatët ishin të përmendur për blegtorinë dhe kishin të zhvilluar zejtarinë të lidhur me të.Emri i Dalmatëve lidhet me emrin e kryeqendrës së tyre Delminium (të vjetër Delmion)në fushë ne Duvanjit.Që të dy emrat lidhen me fjalën shqipe delme, sepse Dalmatët ishin blegtorë. Viset e tyre ishin të pasura me pyje e xeherore dhe shquheshin për punimin e drurit. Mbeturinat e rendit fisnor u ruajtën deri vonë te Dalmatët, me këtë shpjegohet pohimi i Strabonit se ata nuk pranonin monedha , u merrnin fiseve të nënshtruara drithë e bagëti si haraç dhe tokën e ndanin njëherë në 8 vjetë.

DASRETET

Dasaretët, një nga fiset e mëdha të Ilirisë Jugore, banorë të krahinës Dasaretia, që përfshinte pjesën perëndimore të liqenit Ohrit, fushën e Korçës, krahinën e Kolonjës, Gorën, Oparin, Mokrën, Devollin dhe Beratin. Në shek. IV p.e.r. emri dasaret del në këtë truall në vend të enkelejve. Bëjnë pjesë në mbretërinë Ilire. Vendi i tyre Dasaretia dhe qyteti më i fortë i kësaj krahine, Pelioni, përmenden në kohën e kryengritjes së mbretit ilir, Klitit kundër Aleksandrit të Madh të Maqedonisë. Në kohën e luftërave iliro-romake dhe maqedono-romake dasaretët kaluan herë në varësin maqedone e herë atë të mbretërisë ilire deri sa ranë përfundimisht, në vitin 168 p.e.r. nën sundimin romak. Në vitin 148 p.e.r., Dasaretia u përfshi në provincën romake të Maqedonisë, si një bashkësi (koinon) më vete, me qendër qytetin Lyhnid (Ohri). Në kohën e Dioklecianit, shek. III të e.r. u përfshi nën provincën e Epirit të ri. Qytetet tjera të dasaretëve ishin edhe Antipatrea (Berati), Kodrioni (Irmaj), si dhe Krysondiona, Gertundi, Keraka, Sationa, Bojoja, Bantia, Orgesa, Knidi (ende të palokalizuara).

ENKELEJTE

Enkelejtë, fis ilir, banorë të trevës së liqenit Lihnid (i Ohrit). Qyteti Enkelana, vendi i të cilit ende nuk është përcaktuar, duhet të lidhet me këtë fis. Burimet historike i quajnë njëkohësisht enkelejtët edhe si banorë pran gjirit të Rizonit (në grykën e Kotorit). Përmenden në shek. VI-V p.e.r. lidhur me ngjarjet historike si strehimi i Kadmit e Harmonisë që vijnë këtu nga Teba, dhe grabitja e tempullit të Delfit në shek. VI p.e.r. Nuk përmenden më në shek. IV p.e.r., kur në vendin e tyre në ngjarjet e kohës e zënë dasaretët. Në historiografi u është dhënë një rol më i madh ngase dëshmohet prej të dhënave historike. Enkelejtët shquheshin si peshkatarë e konzervues të zotë të peshkut.

JAPYGET

Japygët janë fis ilir, i shpërngulur rreth fillimit të mijëvejeçarit të fundit të p.e.r. në italinë e Jugut. U vendosën në fillim në Gadishullin e Garganos, pastaj në Pulia (Kalabria antike) dhe u ngulën përfundimisht në jug të saj, në hyrjen e ngushticës së Otrantos. Autorët antik emrin e japygëve e kanë përdorur si emërtim përmbledhës për një varg popullsish: mesapët, salentinët, kalabrët, pericezët dhe daunët, që banonin në Pulia. Shpesh emri i japygëve është ngatërruar me mesapët që u vendosën në këtë krahinë më vonë se japygët, por shpejt morën epërsi mbi ta.


Coin portraying Hercules from Oria, Roman age, the most ancient Iapygian city. Iapyges apo edhe Iapygians sic njihen kjo popullsi Indo-European e cila patibaniar ne taken e Italise (modern Apulia) perpara se te asimilohej nga Romaket.

MESAPET

Mesapët janë fis Ilir i shpërngulur rreth fillimit të mijëvjeçarit të fundit p.e.r. në Italin e jugut dhe i vendosur në Apolia dhe Kalabrinë antike.

HISTORIA

Njoftimet e para historike të sigurta për ta lidhen me luftërat e zhvilluara prej tyre kundër tarentasve nga fillimi i shek. V deri më 335 p.e.r., kur pas ndërhyrjes së Alaksadër Molosit që ishte thirrur për ndihmë nga tarentasit , i lanë më njëanë grindjet me këta të fundit për të përballuar gjendjen e krijuar nga rreziku samnit. Në luftën I e II samnite mesapët u renditën në anën e romakëve, ndërsa gjat luftës së III më 299 p.e.r. të shqetësuar nga forca gjithnjë në rritje e Romës, u ndanë nga romakët e u hodhën kundër tyre. Në luftë kundër romës ata, së bashku me lukanët, samnitët e tarentasit, iu drejtuan për ndihmë Pirros dhe qenë të parët që pritën dhe ndihmuan forcat e tij kur ata zbarkuan në brigjet e Italisë në vitin 280 p.e.r. Edhe pse të mundur më vonë nga Roma dhe të detyruar të merrnin pjesë në konfederatën e kryesuar prej saj, mesapët shpeshherë ngrinin krye duke e kundërshtuar me forcë procesin e romanizmit që filloi të thellohej sidomos në fillim të shek. I p.e.r. Gjuha e mesapëve ishte mesapishtja. Ata kanë lënë një numër mbishkrimesh, studimi i të cilave ka rëndësi për njohjen e ilirishtes.

PAIONET

Paionët ishin një grup fisesh ilire që banonin në luginën e sipërme të Aksiosit (Vardari) dhe degëve të tij, duke u shtrirë në Lindje deri te lugina e Srymonit (Struma) në kufi me fise trake në Perëndim në kufi me dardanët, penestët dhe dasaretët e Ilirisë. Përmenden për të parën herë nga Homeri si aleatë të trojanëve kundër akejve. Në fillim të shek. V p.e.r. u pushtuan nga persët dhe dy fise të tyre me urdhër të Darit u shërngulën në Azi. Në gjysmën e parë të shek. IV paionët kishin krijuar mbretërinë e tyre , një ndër sundimtarët e të cilit ishte Agisi. Që nga kjo periudhë historia e paionëve është e lidhur me përpjekjet e vazhdueshme të shtetit maqedon për t'i nënshtruar. Kjo u arrit gjatë sundimit të Filipit II dhe sidomos të Aleksandrit të Madh. Megjithatë duke njohur qeverisjen e Maqedonisë, paionët vazhdonin të sundoheshin formalisht nga mbretëria e tyre. Vetëm pas nënshtrimit të plotë nga ana e Lismakut nuk bëhet më fjalë për mbretër paionë. Paspushtimit romak Paionia u nda midis krahinave II dhe III, nga të katër provincat autonome të Maqedonisë të krijuar nga pushtuesit. Me riorganizimin administartiv të perandorisë e në kohën e Dioklecianit, Paionia së bashku me Pelagoninë formonin një krahinë të veçantë të quajtur Maqedonia II ose Salutaris. Demosteni thoshte për ta se "nuk janë mësuar të binden".

PENESET


Penestët ishin fise ilir, banorë të krahinës Penestia në luginën e sipërme të Drinit të Zi e rreth saj. Përmenden për herë të parë më 170-169 p.e.r. dhe luajnë një rol të rëndësishëm në luftën III romako-maqedone. Treva e penestëve përfshihej në mbretërinë ilire. Më 169 p.e.r. Perseu për t'u lidhur me mbretërinë ilire, hyri në tokat e Penestëve, pushtoi qytetet e tyre dhe dëboi këndej garnizonet romake. Në trojet e penestëve kishte 14 qytete e kështjella, prej të cilave njihen me emrin Uskana, që ishte edhe kryeqendra e krahinës, Oeneu dhe Draudaku. Pas vitit 168 p.e.r. emri i penestëve e i qyteteve të tyre nuk përmenden më. Historia Banonin në luginën e Drinit të Zi e përreth saj. Përmenden për herë të parë në vitet 170-169 p.K. Luajtën rol të rëndësishëm në Luftën e Tretë Ilire- romake. Përfshiheshin në Mbretërinë Ardiane. Kishin 14 qytete e kështjella, ndër të cilat përmendën Uskana, Oeneu, Draudaku etj. Meqenëse pranuan garnizone romake në qendrat e tyre,maqedonasit ua shkretuan vendin. taulantet Taulantët, ishin fise Ilire, banorë të ultësirës bregdetare nga Auloni (Vlora) deri në Dyrrah. Përmenden si fqinjë të Dyrrahut që nga shek. VI p.e.r. me qendrat e tyre Adria dhe Sesaret. Rreth vitit 430 p.e.r. shtrijnë përkohësisht sundimin e tyre edhe mbi Dyrrahun. Në shek IV u paraqitën si një bashkësi më vete në përbërjen e mbretërisë ilire: në vitin 335 p.e.r. morën pjesë në luftën e Peilonit kundër Aleksandrit të Maqedonisë. Pas kësaj mbreti i tyre Glaukia u vu në krye të mbretërisë ilire, si themekues i një dinastie të re, duke pasur klitin, përfaqsuesin e fundit të dinastisë së Bardhylit. Gjatë luftërave të mbretërisë ilire kundër Romës emri i Taulantëve nuk përfillet në burimet. Në tokat e tyre përmendet një fis tjetër , ai i parathinëve. Për herë të fundit taulantët shfaqen në kryengritjen kundër perandorit bizantin Honorit, i cili i shtypi me anë të mercenarëve Got. Një tjetër fis me emrin taulant ka banuar në jug të lumit Narenat (Neretva), si fqinjë me dalmatët dhe pyrejt. U pushtuan nga Roma më 168 dhe bënë kryengritje më 35. p.e.r.

Shqiptaret

Shqiptarët janë një grup etnik dhe komb autokton me vendbanim në Shqipëri dhe shtetet përreth. Ata flasin gjuhën shqipe dhe e kanë origjinën në territoret antike të Ilirisë dhe Epirit në Ballkanin perëndimor (Evropë). Shqiptarët janë rreth 11 milion njerëz[Cito burimet], megjithëse sot më shumë se gjysma e shqiptarëve jeton jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, ndërkohë që pjesa dërrmuese e tyre jeton në Ballkan. Ka komunitete historike shqiptarë në Itali (Arbëreshët), Greqi (Arvanitët), Mali i Zi, Ukrainë, Serbi, Turqi, Egjipt, Bullgari, Bosnja, Kroacia, Rumania, Sllovenia, Republika e Maqedonisë, dhe më shumë kohët e fundit në Evropë në Austria, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Suedia, Zvicra, dhe në Amerikë në Argjentina, Brazili, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.

Në kuptimin shoqëror Shqiptar është një person me prejardhje nga trojet e Shqipërisë dhe Kosovës se sotme, por edhe atyre të minoriteteve në zonën e Ballkanit, meqenëse e ndjen veten se i takon këtij kombi ose populli. Shoqëria shqiptare dallohet nga aftësia e shprehjes në gjuhën Shqipe dhe lidhet nga vazhdimësia e traditave të larmëta dhe të historisë të personave të saj, që nga lashtësia e deri në periudhën e sotme. Konkretisht, kjo shoqëri nuk bën dallime fetare dhe politike, apo klasifikime të tjera që nuk vijnë vetvetiu nga gjaku (gjenet) dhe gjuha Shqipe.