Shko te përmbajtja

Përdoruesi:Elsa1115

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Parku Kombëtar i Lurës

Sipërfaqja: 202,4 km²

Krijuar: 21 nëntor 1966

Qyteti i afërt: Peshkopia

Vendndodhja: në malësinë e Lurës

Rrethi: i Dibrës

Parku Kombëtar i Lurës shtrihet në malësinë e Lurës dhe zë një sipërfaqe prej rreth 1300 ha.

Territori i parkut të Lurës është shumë i thyer nga një radhë përrenjsh malorë ku më të njohurit janë Seta, Uraka, Malla e Lurës. Parku shtrihet përreth malit Kurona e Lurës (2121 m). Pylli i Lurës përbëhet nga drurë gjethore e halore. Përhapjen më të madhe e ka ahu, që formon pyje të dendura me një shtrirje deri në lartësinë 1600–1700 m. Mbi ahun rritet rrobulli, pisha e zezë, pisha e bardhë. Mbi lartësinë 1700 m rritet arneni i zi dhe arneni i bardhë.

Karakteristika gjeografike

Liqenet e Lurës janë liqene akullnajore. Malet e Lurës kane drejtim veri-jug. Malet e Lurës ngrihen ne 2250 m.

Ariu i murmë është kafsha grabitqare gjitarë më e madhe e vendit dhe që gjendet në Lurë (arrin 2 metra gjatësi,1 metër lartësi dhe ka një peshë prej 180–200 kg).

Rrëqebulli është kafshë grabitqare deri në 1 metër gjatësi, me gëzof shumë të bukur lara-lara dhe të kushtueshëm. Ai gjendet në Lure. Zardafi është kafshë grabitqare e ngjashme me shqarthin, por me trup më të madh dhe gezof të çmueshëm dhe ngjyrë kafe të thellë. Gjendet me shumicë në Lur.

Kaprolli ose sorkadhja, është një gjitar ripërtypës dythundrak i familjes së drerëve, me trup elegant 60–70 cm të lartë, deri 130 cm i gjatë dhe me një peshë 15–25 kg. Mashkulli ka brirë të degëzuar kurse femra nuk ka brirë, gjendet në Lur.

Gjeli i egër është shpendi më i madh i familjes së fazanëve por mjaft i rrallë. Jeton në gjithë zonat kodrinore e malore të Evropës, po ashtu dhe në Lurë.

Liqenet e Lurës

Liqenet e Lurës në parkun të Lurës ka një sipërfaqe prej 1.280 hektarë dhe ndodhet ne pjesën lindore te malit masiv te quajtur “Kurora e Lurës”.

Me 14 liqenet e tij akullnajore krijon një ambient piktoresk dhe tërheqës në një lartësi nga 1.350-1.720 m, por që njihet me shtatë Liqenet e Lurës.

Midis këtyre Liqeneve më të mëdhenj, janë: Liqeni i Madh, 32 hektarë, liqeni i Pishave 13 hektarë, liqeni i Zi 8 hektarë dhe liqeni i Luleve 4 hektarë. Ne dimër këto liqene janë të mbuluara nga akulli, ndërsa në vere mbretëron me lule Liqeni i Luleve.

Në pjesën veriore, përshkruhet rruga që vjen nga Peshkopia, Dibër ku Lura është pjesë e saj.

E, në veri-pretendim qarkullon një rrugë që vjen mes malit, që fillon nga kepi i Skënderbeut në Mat, shtrihet për gjatë Mas Dejës e që vazhdon në Fushë-Pela, ku qaset me malin e Runjës e për karshi se mburojë ka malin e Dejës, një nga malet më të larta në malet e mesme.

Këtu hasesh me liqenin e luleve për të vazhduar rrugëtimin nga një liqen në tjetrin dhe mbërritur në të kullat e Lurës.

Por ka edhe një shteg tjetër që vjen nga Mirdita, drejt thellësisë së Kurbneshit e pastaj në futur mes malesh drejt Lurës.