Shko te përmbajtja

Përdoruesi:Erlaak123/sandbox

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fshati Mejë gjindet rreth 2.5km larg qytetit të Gjakovës, i banuar nga 285 banorë aktualisht. Terreni është kryesisht fushor ku shtrihet edhe lumi i Erenikut. Deri në Mejë mund të shkoni përmes autobusit apo edhe me biçikletë ngase distanca është e shkurtër.

Një nga ngjarjet më të dhimbshme për fshatin Mejë ndodhi gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999. Më 27 prill të atij viti, forcat serbe kryen Masakrën e Mejës, ku u ndanë nga familjet dhe u vranë qindra burra dhe djem shqiptarë të paarmatosur që po largoheshin nga zonat e luftës. Ky krim është cilësohet si një nga masakrat më të mëdha të luftës së Kosovës dhe vazhdon të kujtohet çdo vit nga familjarët dhe institucionet.

Ekonomia e fshatit Mejë bazohet kryesisht në bujqësi dhe blegtori. Shumë familje kanë edhe kopshtari dhe pemëtari në oborret e tyre. Përveq kësaj, një pjesë e të ardhurave vjen nga emigrantët që jetojnë jashtë vendit dhe ndihmojnë familjet.