Përdoruesi:Fallbackintoreality/Nuk jemi CV
Kjo është një ese. Ajo përmban këshillat ose mendimet e një ose më shumë kontribuesve të Wikipedisë. Kjo faqe nuk është artikull enciklopedik, as njëra prej politikave apo udhëzimeve të Wikipedisë, meqë nuk është shqyrtuar hollësisht nga komuniteti. Disa ese përfaqësojnë norma të përbashkëta; të tjerat vetëm pikëpamje joshumicë. |
Curriculum vitae (latinisht: rrjedha e jetës), ose thjesht CV, është një përmbledhje e karrierës, kualifikimeve, dhe arsimit të një personi. Redaktorët fillestarë shpeshherë e bëjnë gabimin e renditjeve të të gjitha arritjeve të një subjekti në format CV-je. Për qëllimet e Wikipedisë, duhet të theksohet që Wikipedia nuk është CV, dhe se CV-ja dhe biografia nuk janë e njëjta gjë. Të dyjat luajnë role shumë të ndryshme: CV-ja përdoret për t'u prezantuar punëdhënësve potencialë për aplikim në një pozitë pune dhe është dokument zakonisht privat, kurse biografia i prezantohet publikut të gjerë për qëllime historike që të marrin vesh më shumë rreth personit në përgjithësi. CV-ja strukturohet shpeshherë në mënyrë listore, kurse biografia është më shumë prozë. Biografitë mund të përmbajnë edhe detaje rreth jetës personale, duke përfshirë jetën martesore, marrëdhëniet me persona tjerë, detaje rreth identitetit dhe rrënjëve historike të një personi, dhe shumë të tjera. Vlen të përmendet që është shumë e mundshme për t'u shkruar detaje negative rreth një personi, sadopak që subjekti nuk ka dëshirë, meqë kanë rëndësi dhe shquarësi ndaj historisë së tyre.
Tendencë për ta bërë këtë gabim janë zakonisht ata që veç kanë konflikt interesi me një subjekt—më së shumti familjarët e tyre. Momentin që duket që një shkrim është tepër pozitiv dhe do t'ia shfaqje një punëdhënësi, mirë është që t'i futet me shuplakë një {{Ngjan me CV}} që të korrigjohet tout suite.