Përdoruesi:Fallbackintoreality/Shquarësia (organizata dhe kompani)
Kjo faqe synon të ndihmojë vendosjen e nëse një organizatë (fitimprurëse apo diçka tjetër), apo cilido prej shërbimeve dhe produkteve, është një temë e vlefshme për një artikull përkatës në Wikipedia plotësisht të kushtuar asaj organizate, produkti apo shërbimi. Udhëzimi mbulon të gjitha shoqëritë e organizuara rreth një qëllimi duke përjashtuar institutet jofitimprurëse, fetë apo sektet fetare, dhe ekipet sportive. Nëse një udhëzim përkatës për shquarësinë e një kategorie tjetër i përket një grupi, mund të jetë e shquar nëse kalon përtej këtij udhëzimi apo atij më specifik. Për shembull, bendet (grupet muzikore) mbulohen nga WP:MUZIKA.
Vendimet me bazë në dëshmi të vërtetueshme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Komuniteti i Wikipedisë vendos për shquarësinë e një organizate për një artikull bazuar mbi dëshmitë e vërtetueshme që kjo e fundit ka tërhequr vëmendjen e burimeve të besueshme jo të lidhura me organizatën apo produktin. Shquarësia vetëm kërkon që këto burime të jenë të botuara—edhe nëse nuk janë në artikull akoma (mirëpo në shumicën e rasteve do ta përmirësonin artikullin po të përdoreshin).
Nuk ka shquarësi të mirëqenë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nuk ka asnjë kompani apo organizatë që njihet vetvetiu si e shquar. Asnjë organizatë nuk i ik këtij detyrimi, pa marrë parasysh llojit të vet, duke përfshirë edhe shkollat. Nëse organizata në fjalë ka marrë shumë pak ose aspak vëmendje nga burimet e pavarura, atëherë nuk është e shquar veç se janë organizatat tjera asisoj të shquara ose vetëm sepse ekziston. "Shquarësia" s'do me thënë "fama" apo "rëndësia". S'ka rëndësi se sa iu duket "e rëndësishme" organizata redaktorëve, sepse nuk duhet të ketë artikull vetanak në Wikipedia derisa burimet e besueshme pa lidhje me atë organizatë i kanë dhënë mbulim të bujshëm asaj.
Kur vlerësohet shquarësia e organizatave apo produkteve, ju lutemi të mbani në mend nëse kanë pasur ndikim të qartë mbi shoqëri, kulturë, zbavitje, atletikë, ekonomi, shkencë, letërsi, histori apo arsim. Organizatat e mëdhaja dhe produktet tjera kanë më shumë gjasa të kenë informata të gatshme e të vërtetueshme prej burimeve të besueshme që ofrojnë dëshmi shquarësie. Mirëpo, organizatat e vogla dhe produktet e tyre mund të jenë të shquara, ashtu siç mund të jenë individët. Standardet arbitrare nuk duhet të përdoren për të krijuar një peshë në favor të organizatave të mëdhaja apo produkteve të tyre, mirëpo edhe artikujt për kompani shumë të vogla "prej shpisë" apo kompanive lokale zakonisht janë të papranuehsme sipas WP:PROMOVIM.
Nuk ka shquarësi të trashëguar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një organizatë nuk është e shquar vetëm sepse një person i shquar apo një ngjarje e shquar u lidh me të. Një korporatë nuk është veç e shquar sepse zotëron shumë filiale të shquara. Ajo vet duhet të jetë diskutuar nëpër burime të besueshme e të pavarura për t'u konsideruar e shquar. Për shembull: Nëse një person i shquar e blen një restaurant, restauranti nuk "trashëgon" shquarësinë prej pronarit të tij. Nëse një person i shquar i bashkohet një organizate, organizata nuk "trashëgon" shquarësinë prej pjesëtarit të vet.
E njëjta shkon edhe anasjelltas.