Përdoruesi:Fjollabeqiraj/Lluis Kompanisi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Lluis Kompanis
Lluis Companys.jpg
Të dhënat personale
Lindi më: 21 qershor 1882
Lindi në: Tarros, Urgell
Vdiq më: 15 tetor 1940
Vdiq në: Montjuic, Barcelonë
Kombësia: Spanjoll
Profesioni: Politikan


Bank note from the Generalitat de Catalunya, 1936.
Death sentence of Lluís Companys

Lluis Kompanis Lluis Companys i Jover (21 qershor 1882 – 15 tetor 1940) ishte presidenti i 123-të i Katalunisë, nga viti 1934 dhe gjatë Luftës Civile Spanjolle.

Ai ishte avokat dhe udhëheqës i Republikës së Majtë të Katalunisë (ERC). I mërguar pas luftës, ai u kap dhe u dorëzua nga policia sekrete naziste, Gestapoja, te diktatori spanjoll Franko, i cili e ekzekutoi atë me pushkatim në vitin 1940. Kompanis ishte i vetmi president demokratik i zgjedhur me vota në histori të Evropës që u ekzekutua[1][2] dhe 72 vjet më vonë këshilli i luftës që e ekzekutoi atë është ende në fuqi. [3]

Biografia[redakto | përpunoni burim]

I lindur më 21 qershor 1882, në Tarros, në një familje fshatare me rrënjë aristokrate, ai ishte djali i dytë nga dhjetë djemtë e familjes. Prindërit e tij ishin Josep Companys dhe Maris Lluisa de Jover.[4] Pasi mori titullin e tij në juridik në Universitetin e Barcelonës, Kompanis iu kyç jetës politike. Në vitin 1906, si rezultat i djegies së gaztave katalunase Cu-Cut! Dhe La Veu de Catalunya nga ushtria, dhe pas kalimit të Ley de Jurisdicciones (Ligjit të Juridiksionit), me ç’rast mbajti fjalim kundër Spanjës dhe simboleve të saj i cilësoi si vepër penale, ai mori pjesë në krijimin e Solidaritat Catalana.

Më vonë, ai u lidh me jetëshkurtën Unio Federal Nacionalista Republicana, ku ishte president i sektorit për të rinj. Ai u hetua për aktivitet e mëdha rinore dhe u burgos 15 herë, duke u klasifikuar si “person i rrezkishëm” në regjistrimet e policisë, pas Javës Tragjike në Barcelonë.

Së bashku me Françesk Lajertin, Kompanis përfaqësoi pjesën e punës së anës së majtë në Partit Republicà Català (Partia Republikane Katalunase), për të cilën ai u zgjodh këshilltar i Barcelonës në vitin 1916. Në nëntor të vitit 1920, ai ishte arrestuar së bashku me Salvador Seguin (i njohur edhe si El Noi del Sucre), Martí Barrera, Josep Viadiu dhe sindikalistë të tjerë dhe u internuan në Castell de la Mola në MahonMinorka. Pak pas kësaj, Lajreti u vra kur po përgatiste mbrojtjen e tij.

Pavarësisht nga internimi i tij, në vitin 1920 në zgjedhjet legjislative, Kompanis u zgjodh deputet i Sabadellit, duke marrë vendin e Lajretit, i cili duhej ta merrte këtë karrige para se të vritej. Kjo i dha atij imunitetin parlamentar, e cila e siguroi atë nga burgu.

Kompanis ishte njëri nga themeluesit e Unió de Rabassaires në vitin 1922, për të cilën ai punoi si avokat dhe drejtor i magazinës La Terra gjatë viteve të regjimit të familjes Primo de Rivera.

I internuar përsëri, atij iu pamundësua marrja pjesë në Conferencia de Izquierdas (Konferencën e të Majtëve) e mbajtuar më 12 mars dhe 19 mars 1931, nga e cila lindi partia politike ERC. Sidoqoftë, ai u zgjodh anëtar ekzekutiv i asaj partie, duke përfaqësuar Partinë Republikane Katalunase. Falë marrëveshjes në mes të Lëvizjes Spanjolle të punës dhe Lëvzizjes Spanjolle për bashkim, zgjedhja e Kompanisit në këtë pozitë, i dha ERC-së prestigj të madh në opinion publik majtist, ndërsa para kësaj, ajo konsiderohej si parti e vogël borgjeze.

Vendi ku u ekzekutua

Shpallja e Shtetit Kalanuas[redakto | përpunoni burim]

Më 6 tetor 1934, Kompanis udhëhoqi Catalan Nationalist në kryengritje kundër qeveritarëve, qendërorve dhe djathtistëve republikanë, dhe e shpalli Shtetin Katalunas (Estat Catala),[5] aksion për të cilin u arrestua dhe u dënua me 30 vjet burg.[6] Gjithsesi, pas zgjedhjeve të vitit 1936 dhe fitores së koalicionit majtiste Fronti Popullor, ai u lirua nga qeveria e re.

Lufta Civile[redakto | përpunoni burim]

Pak pasi filloi Lufta Spanjolle Civile, në qershor të vitit 1936, Kompanis përkrahu Republikën e Dytë Spanjolle kundër rebeleve frankosit dhe ishte i rëndësishëm në bashkëpunimin në mes të Central Committee of Anti-Fascist Militias, e cila u mbështet nga qeveria e tij katalunase dhe nga Partia e Punëtorëve të Bashkimit Marksist, parti komuniste revolucionare kundër-staliniste, dhe Konfederata Kombëtare e Punës (CNT), bashkim i sindikatave anarkiste.[7]

Gjatë luftë, Kompanis u përpoq për të ruajtur unitetin e koalicioni politik të tij, por pas konsulli i Bashkimit Sovjetik, Vladimir Antonov-Ovseyenko, kërcëoni se vendi i tij do t’i ndalë ndihmat dhënë Katalunisë, ai e shkarkoi Andres Ninin nga posti i tij i Ministrit të Drejtësisë në dhjetor të vitit 1936.

Mërgimi dhe ekzekutimi[redakto | përpunoni burim]

I mëguar në Francë në vitin 1939 pas Luftës Civile, Kompanis kaloi disa mundësi për ta lënë Francën sepse djali i tij, Lluisi, pati disa probleme serioze shëndetësore në një klinikë në Paris.[8] Ai u arrestua në La Beule-les-Pins afër Nantes më 13 gusht 1940 dhe u internua në Burgun La Sante. Pastaj ai u ekstradua nga nazistët gjerman te qeveria spanjolle në Madrid në fillim të shtatorit të vitit 1940 dhe u burgos në bodrumet e selisë së Dirección General de Seguridad (Sigurimit të Shtetit) në Real Casa de Correos në Puerta del Sol. Ai u mbajt atje për pesë jave, mbajtur në vetmi të plotë, i torturuar dhe i rrahur, derisa figura të larta të regjimit të Frankos e vizituan burgun e tij, e ngacmuan dhe i dhanë monedha ose kore të forta në vend të bukës.[8][9] Pas gjyqit të luftës që zgjati më pak se një orë, në mungesë të garancive ligjore ku ai u akuzua për “rebelim ushtarak”, Kompanis u ekzekutua në Kështjellën Montjuïc[10] në Barcelonë në orën 6:30 të mëngjesit më 15 tetor 1940. Pasi refuzoi t’ia mbulonin syte, ai u vendos para tytave të pushkëve të Rojeve Civile dhe ata gjuajtën. Ai bërtiti “Per Catalunya!” (Për Kataluninë!).[11] Kompanis u varros në Varrezën Montjuïc afër kështjellës. Shkaku i vdekjes u dha si “hemorragji traumatike e brendshme”. [12]

Trashëgimia kulturore[redakto | përpunoni burim]

Monument a Lluís Companys-2

Stadiumi kryesor ku u mbajtën Lojërat Olimpike Verore 1922, e vendosur në Montjuic, është emëruar për nderë të tij. Në vitin 1998, një monument i Kompanisit u vendos afër Harkut të Triumfit, në Shëtitoren Lluis Kompanis, në Barcelonë. Një shok i Kompanisit, Conxita Julià, portretizohet pranë imazhit të Kompanisit në monument.


References[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ (katalonisht) "La befa al president Companys continua" Retrieved 17 June 2013.
  2. ^ Eaude, Michael (Dec 6, 2007). Catalonia: A Cultural History. New York: Oxford University Press. f. 10.  9780199886883. Marrë më 17 June 2013. 
  3. ^ Europa Press (15 October 2010). "Artur Mas reclama anular el juicio de Companys para su completa restitución". La Vanguardia. Marrë më 25 March 2014. 
  4. ^ Finestres, Jordi (October 2012). "Lluís Companys. El president màrtir" (në Catalan) (121). Barcelona: Sàpiens: 46–49.  Shiko vlerat e datave në: |accessdate= (ndihmë); |access-date= ka nevojë për |url= (ndihmë)
  5. ^ Preston, Paul. The Spanish Civil War. Reaction, revolution & revenge. Harper Perennial. London. 2006. p.78
  6. ^ Beevor, Antony. The battle for Spain. The Spanish Civil War 1936–1939. Penguin Books. 2006. London. p.30
  7. ^ Preston, Paul. The Spanish Civil War. Reaction, revolution & revenge. Harper Perennial. London. 2006. pp.253–254
  8. ^ a b Preston, Paul. (2012). The Spanish Holocaust. Harper Press. London p. 493
  9. ^ Juliá, Santos; Casanova, Julián; Solé i Sabaté, Josep Maria; Villarroya; Moreno, Francisco. Victimas de la guerra civil. Ediciones Temas de Hoy. 1999. Madrid. p. 331
  10. ^ Gary McDonogh, Gary (2009) Iberian Worlds. Taylor & Francis At Google Books. Retrieved 17 June 2013.
  11. ^ Burns, Jimmy (2000). Barca: a people's passion. Bloomsbury. f. 126. 
  12. ^ Preston, Paul. (2012). The Spanish Holocaust. Harper Press. London p.493

External links[redakto | përpunoni burim]

Stampa:S-offStampa:S-ppo
Parardhësi 
Francesc Macià
President of the Generalitat de Catalunya
Acting until January 1, 1934
in exile from January 23, 1939 to October 15, 1940

1933–1940
Pasardhësi 
Josep Irla
In exile
Parardhësi 
New title
President of the Parliament of Catalonia
1932–1933
Pasardhësi 
Joan Casanovas i Maristany
Parardhësi 
Francesc Macià,
in 1931
Acting President of the Catalan Republic
1934
Pasardhësi 
Himself, as President of the Generalitat de Catalunya
Parardhësi 
José Giral
Minister of Marine of Spain
1933
Pasardhësi 
Vicente Iranzo Enguita
Parardhësi 
Francesc Macià
President of ERC
1933–1934
Pasardhësi 
Carles Pi i Sunyer
Parardhësi 
Carles Pi i Sunyer
President of ERC
1936–1940
Pasardhësi 
Vacant,
next in 1993, Heribert Barrera i Costa