Shko te përmbajtja

Përdoruesi:Gjergj Milkani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Prof. Kristo Kristidhi (1902-1979)

Dr. Kristo Kristidhi lindi në Manastir në vitin 1902, në një me tradita në këtë profesion, pasi edhe i ati ishte okulist. familje Ishte profesioni dhe dëshira e të atit që edhe i biri të ecte në gjurmët e tij. Shkollën fillore dhe qytetëse i kreu në vendlindje, kurse shkollën e mesme në Follorinë (Greqi). Kristo ndoqi studimet e larta dhe u specializua për sëmundjet e syrit në Grac të Austrisë, në klinikën e famshme të prof. Françesketit, që ishte një nga figurat më të shquara botërore të kohës në specialitetin e oftalmologjisë. Pasi u pajis me kulturë të gjerë profesionale dhe përvojë të mjaftueshme, vjen në Shqipëri në vitin 1929, kohë që shënon fillimin e përpjekjeve të tij shumëvjeçare në hedhjen e themeleve të shërbimit të okulistikës në vendin tonë. Në Austri gjatë fillimit të shek. XX u diplomuan shumë të rinj shqiptarë. Veçse, ajo që mësohej në Austri përveç profesionit,ishte edhe sjellja e hijshme, fjalët e ëmbla edhe edukata qytetare, pa të cilat çdo njeri, sado i zoti të jetë, nuk është i plotësuar në formimin e tij. Të gjithë këta intelektualë gjatë jetës së tyre dhe të gjallë të intelektualëve shqiptarë që kishin kryer studimet në në të gjitha situatat që do t'u krijoheshin treguan se ishin shembuj Austri. Ndryshonte vetëm dr. Kristo Kristidhi, që duket se të gjitha këto virtyte i kishte të lindura dhe të përforcuara në familjen e tij. 2. Veprimtaria klinike Gjatë viteve 1929-1931 dr. Kristo Kristidhi shërbeu si mjek privat në Tiranë. Shumë të vështira mbetën në kujtesën e tij vitet e para të punës. Veçse dashuria për profesionin dhe dëshira për të punuar në shërbim të fatkeqëve sfiduan vështirësitë e kohës dhe mundësuan që okulisti i ri, edhe duke qenë fare i vetëm, të hidhte bazat e shërbimit okulistik, i cili me punë dhe përpjekje u rrit dhe u profesionalizua ndër vite, duke u shndërruar në një nga shërbimet më të avancuara në spitalin civil të Tiranës, ku dr. Kristo Kristidhi u emërua përgjegjës i shërbimit të okulistikës gjatë periudhës 1931-1939. Sa të lodhshme, aq edhe motivuese ishin përpjekjet e tij për ta kthyer në art përdorimin e bisturisë e për të mos lejuar që verbimi të triumfonte mbi dritën e syrit. Dr Kristo Kristidhi, tashmë në kushte spitalore, me një pavijon ku shtroheshin të sëmurët dhe me sallën e operacionit në dipozicion, implementoi shumë metoda të reja dhe të përparuara në fushën e trajtimit të sëmundjeve të syrit me metoda kirurgjikale. Veçse më pas, në vitin 1939, pushtuesit italianë e larguan nga spitali duke e zëvendësuar me një mjek italian, për t'u rikthyer edhe një herë si mjek okulist ambulator në qytetin e Tiranës. Gjatë viteve të luftës ANÇ mjekoi luftëtarët antifashistë dhe ndihmoi në strehimin e hebrenjve të ardhur në Shqipëri për t'i shpëtuar nga kampet e shfarosjes në masë.