Përdoruesi:Gjnk.shkolla/sandbox
Batushë është një vendbanim në komunën e Gjakovës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Botushë. Në vitin 2024, fshati kishte 584 banorë.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Batusha është një vendbanim, i cili shtrihet në veriprendim të qytetit të Gjakovës, rrëzë Bjeshkëve të Nemuna, në dy brigjet e lumit Gusha dhe në rrjedhën e epërme të lumit Erenik. Fshati ndodhet në Gash të Malësisë së Gjakovës rrezë Bjeshkëve të nemuna. Është një vendbanim i lashtë, fshati Batushë është përmendur në Defterin Osman të vitit 1485, atëherë kishte 35 shtëpi.
Fshati administrativisht i takon Komunës së Gjakovës. Është 23 km larg nga Gjakova dhe 3 km nga Juniku.
Si shkohet deri në Batushë?
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për të shkuar deri në fshatin Batushë, ju mund të përdorni linjën Gjakovë-Junik. Nëse përdorni ndonjë mjet privat të transportit, udhëtimi është më praktik t’i vizitoni pikat më të skajshme dhe kompleksin memorial në Koshare.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ne fshatin Batushë gjendet edhe shenja e Shejh Bardhit perball rruges se Buqezve,eshte edhe tyrbja tek Dant.Po ashtu në fshatin Batushë eshte vllazeria e lashte Buqeze-Gjokaj-Vata qe perben numrin me te madhe te popullsis se ketij Fshati, simbol i liris ka qen Heroi Jashar Salihu , si dhe simbol eshte edhe lulja Jerina qe trrengon lashtsin nder vite te fshatit qe rrethohet nga "Bjeshket e Neumna" Tek Bjeshket ka shum bukuri si gurrat e bardha gurrat e zeza, Gumuri, Kërsh i Gjokit.
Gjatë luftës 1998-1999 fshati ka pësuar dëmtime të mëdha në njerëz dhe të mira materiale, 159 nga gjithsejt 179 shtëpi ka qenë të shkatëruara plotësisht. Shkolla është në Batushë por sepse është afër qendres të Molliqit e kan quajtur në Molliq. Një filëm i gjiruar në Batushë në vitet e 90' është "Njeriu prej dheut"
TURIZËM KULTUROR
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kulla e Brahim Metës është monumenti kryesor i trashëgimisë kulturore brenda fshatit. Monumenti paraqet kulë tipike shqiptare, të stilit të kulave dukagjinase. Poashtu mulliri i vjetër i fshatit është një monument që ka mbijetuar rreth 200 vite dhe në një zonë si monumentet kjo paraqet nga më kyçe të ndërlidhjes së njeriut me natyrën.
Ekoturizëm
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Koshare, ju mund të vizitoni shtëpi të vogla (stane) të cilat janë të destinuara kryesisht për veprimtari të lidhura me bujqësi. Aty hasën veprimtari bujqësore si bletaria dhe blegtoria.
Një mundësi e mirë për të bërë një kombinim mes aktiviteteve do të jetë ngjitja në lokacionin Qafë e Padeshit. Shtegu përfshin një ecje prej 2 km, në një shteg përgjatë malit. Shtegu është i lehtë dhe sugjerohet edhe për fillestarë. Ndërsa sugjerohet që në rast që nuk e njihni terrenin, të mos largoheni nga shtegu kryesor. Përpos ecjes ju mund të keni mundësi që të shihni një nga pjesët më të rëndësishme të kujtesës së luftës që është rrënojat e bazës ushtarake të ish-armatës jugosllave.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- vendndodhja
|
Komuna e Gjakovës | ||
|---|---|---|
| Gjakova | ||
| Fshatrat | Babaj i Bokës · Bardhaniqi · Bardhasani · Batusha · Beci · Berjahu · Bishtazhini · Biteshi · Brekoci · Brovina · Cërmjani · Dallashaj · Damjani · Deva · Doblibara · Dobrixha · Dobroshi · Doli · Dujaka · Duzhnja · Firaja · Firza · Fshaj · Gërçina · Gërgoci · Godeni · Guska · Hereçi · Jabllanica · Jahoci · Janoshi · Kodralia · Korenica · Kosharja · Kralani · Kusari · Kushaveci · Lipoveci · Lugbunari · Llugaxhia · Madanaj · Marmulli · Meja · Meqa · Moglica · Molliqi · Morina · Neci · Nivokazi · Novosella e Epërme · Novosella e Poshtme · Orizja · Osek Hyla · Osek Pasha · Pacaj · Palabardha · Pjetërshani · Plançori · Ponosheci · Popoci · Qerimi · Qerreti · Raça · Radoniqi · Rakoci · Rakovina · Ramoci · Rashkoci · Rogova · Rracaj · Rrezina · Rrypaj · Skivjani · Smaqi · Smolica · Sopoti · Stublla · Sheremeti · Shishmani · Trakaniqi · Ujzi · Vogova · Vraniqi · Zylfaj · Zhabeli · Zhdredha · Zhubi | |
| Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
Referoni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit][1]