Përdoruesi:Gleddd
• Dëmtimet që shkaktojnë rrezet ultravjollcë.
Sasi të vogla të rrezeve ultravjollce janë të dobishme për shëndetin dhe luajnë një rol thelbësor në prodhimin e vitaminës D. Megjithatë, ekspozimi i tepërt ndaj tyre shoqërohet me pasoja negative shëndetësore pasi rrezet ultravjollce jane kancerogjene për njerëzit. Efektet akute të UVR përfshijnë dëmtimin e ADN-së, djegien nga dielli, reaksionet fototoksike dhe fotoalergjike dhe shtypjen e sistemit imunitar. Imunosupresioni mund të konsiderohet si një faktor rreziku për kancerin dhe mund të shkaktojë riaktivizimin e viruseve. Djegia nga dielli është shenjë e mbiekspozimit, dhe efekte anësore të ekspozimit të zgjatur ndaj rrezeve ultraviolet jane plakja e parakohshme dhe kanceri i lëkurës . Ekspozimi ndaj rrezeve ultravjollcë rrit rrezikun e sëmundjeve potencialisht verbuese të syve disa prej semundjeve qe shkaktohen, nëse nuk I mbrojme syte jane :
1.katarakti (një sëmundje e syrit ku thjerrëzat bëhen gjithnjë e më të errëta, duke rezultuar në dëmtim të shikimit dhe verberi )
2.pterygium (rritje e indit mishor që mund të mbulojë një pjesë të kornesë)
3.kanceri në dhe rreth syrit .
Ekspozimi i tepërt ndaj rrezatimit UV mund të çojë në probleme serioze shëndetësore, duke përfshirë kancerin.Kanceri i lëkurës është kanceri më i zakonshëm ne vendet qe kane prirje te kene me shume dite me diell ne vit . Dy llojet më të zakonshme të kancerit të lëkurës janë kanceri i qelizave bazale,kanceri i qelizave skuamoze,dhe kanceri I melanomes. Në mënyrë tipike, ato formohen në kokë, fytyrë, qafë, duar dhe krahë, sepse këto pjesë të trupit janë më të ekspozuara ndaj rrezatimit UV. Shumica e rasteve të melanomës, lloji më vdekjeprurës i kancerit të lëkurës, shkaktohen nga ekspozimi ndaj rrezatimit UV.
Çdokush mund të ketë efekte të dëmshme shëndetësore nga rrezatimi UV, por rreziqet rriten te njerëzit që:
• Kalojne shumë kohë në diell ose jane djegur nga dielli.
• Kane lëkurë, flokë dhe sy me ngjyrë të çelur.
• Marrin disa lloje të barnave si antibiotiket dhe perdorin disa produkte te kozmetikës te cilat mund të rrisin ndjeshmërinë e lëkurës dhe syve ndaj rrezeve ultravjollcë në të gjitha llojet e lëkurës.
• Kane një anëtar të familjes me kancer të lëkurës.
• Janë mbi 50 vjeç.