Përdoruesi:Gurien/sandbox
Diplomuar për stomatologji në Fakultetin e Stomatologjisë, Universiteti i Tiranës në vitin 2003. Nga viti
2003-2006 specializohet në Kirurgji Orale dhe Implantologji me DDS, BwKh Berlin (Spitali Universitar i
Charite) dhe OMF Kirurgji, BwKh Amberg (Spitali Universitar i Friedrich-Alexander- Universität Erlangen-
Nürnberg) Gjermani, BwzKh Koblenz (Spitali Universitar i Universitetit Johannes Gutenberg-Mainz)
Gjermani. Nga viti 2007, pedagog dhe lektor i kirurgjisë orale; kirurgjisë OMF; anestezisë orale dhe
implantologjisë në Departamentin e Stomatologjisë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore të Albanian
University. Nga viti 2009-2015 shef i katedrës së kirurgjisë OMF në Departamentin e Stomatologjisë,
Fakulteti i Shkencave Mjekësore të Albanian University.
Nga viti 2010 Master dhe më vonë PHD në implantologji orale në Fakultetin e Stomatologjisë, Universiteti i
Tiranës me temë “Patologjitë orale dhe sistemike që ndikojnë në osteointegrimin e implanteve, një studim
krahasues i disa sistemeve implantare të përdorura në Shqipëri”. Folës brenda dhe jashtë Shqipërisë në
evente të rëndësishme. Autor dhe bashkautor i shumë artikujve në revista shqiptare dhe ndërkombëtare në
lidhje me kirurgjinë orale dhe maksilofaciale, ortodoncinë, endodontinë dhe implantologjinë. Anëtar bordi
editorial i disa revistave shkencore. Organizator i kurseve në graftim, implantologji në nivele të ndryshme,

ortodonti e përshpejtuar dhe endodonti. Mban praktikën private në klinikën “DemiraqiDental” në Tiranë,
Shqipëri. Drejtues teknik i qendrës ekzaminuese dentare Grafi Dentare Skanner 3D Galeria.
Shpikësi i materialit graftues “Sticky Tooth”, Bashkë-shpikës i qasjes Baruti-Demiraqi, një teknikë e
zgjerimit PAOO me protokoll graftimi të indeve të forta dhe të buta. Anëtar i Shoqatës Evropiane për
Osteointegrim (EAO), Federatës Botërore të Stomatologjisë (FDI), Shoqatës së Evropës Jugore, Afrikës së
Veriut, Lindjes së Mesme të Implantologjisë dhe Stomatologjisë Moderne (SENAME), Shoqatës
Stomatologjike Ballkanike (BASS), Anëtar dhe Ekspert i Akademisë Ndërkombëtare të Ekstraktimit (IEA)
dhe Institutit Global të Implantologjisë (GII), i shpallur 100 doktorët më të mirë në Stomatologji në 2020
nga Instituti Global Summits (GSI) dhe më vonë Kryetar i Komitetit Shkencor të GSI, aktualisht Regjent i
Institutit Global Summits (GSI), anëtar i Komitetit të Ambasadorëve Ndërkombëtarë të Akademisë së
Kirurgjisë Orale (AOS), Anëtar dhe President shqiptar i Akademisë Ndërkombëtare të Implantoprotezës dhe
Osteokoneksionit (IAIO), Anëtar i Akademisë Ndërkombëtare të Estetikës Dentare - të Fytyrës (IADFE),
Profesor në Doktoraturë në Administrim Biznesi në Shkollën Universale të Shëndetit të Universitetit të
Kalifornisë, Opinion Leader i disa firmave stomatologjike etj.
Fushat kryesore të interesit përfshijnë kirurgjinë orale dhe maksilofaciale, implantologji, ortodonci e
përshpejtuar, rigjenerim i drejtuar, kirurgji endodontike, faktorë rritjeje, profile emergjence në implantologji
dhe kështu me radhë.