Përdoruesi:Historijani
Letra e lexuar nga Hyrije Hana për familjen Berisha me rastin e rivarrimit të eshtërave të vllëzerve Berisha në fshatin Berishë, më 17/05/2003, e cila fillon kështu:
Të dashur motra dhe vllëzer kaluan shumë vjet që kur në kushtet e rënda të pushtimit mizor sërbo-malazeze, dashëm që ta bëjm këtë ceremoni nderimi për djemt trima dhe atëdhetar të Berishajve, që me mendjen, guximin , trimërin, dhe gjakun e tyre u bënë pishtar për ndriçimin e rrugës së liris. Janë këto rrethana të reja në të cilat po e bëjnë atë që që për vite ja kemi pasur borxh familjes së Berishajve. Për Rifat Berishën dhe familjen e tij ruaj shumë kujtime përveç që na bashkoi ideali na lidhi përgjithmon edhe fati i njejt tragjik i të dy familjeve tona, dhe i tërë Kosovës. Edhe pse UDB-ja vazhdimisht dhe me të gjitha format më të egra dhe mizore bënte presion mbi ne, nuk hoqëm as nga idealet dhe ndam dhembjen dhe kafshatën e fundit. Me një ndjenj të veçant sidomos e kujtoj takimin e fundit me Rifatin disa ditë pas vrasjes së vllaut tim Xheladin Hanës në qendër të Prishtinës u takova rastësisht me Rifatin ishin shok pjesëmarrës që të dytë të konferencës së Bujanit. Në rrethana të reja të ndjekjes të përgjithshme të shqiptarve ata nuk i kishin ndërprer takimet dhe shpesh u takoshin thuajse ilegalisht,unë e dija mirë që dhembja e tij për Xheladinin ishte e madhe e dija se edhe ai ndiqej nga UDB-ja, takimi qe fare i shkurtër por edhe sot mirë më tingllojn në vesh fjalët që mi tha Hyrije tha besën e shqiptarit po ta jap se së shpejti do ta nxerri gjakun Xheladinit u dam u dam ashtu shpejt e shpejt, kisha frigë mos po binte në sy që u takua me mua. Vetëm 6 muaj më vonë edhe Rifati bashkë me 3 vllëzrit vritet po nga ajo dorë e kriminelve gjakatar që e vran edhe Xheladinin , dhe shumë shumë patriot të tjerë anë e mbanë Kosovës, të gjithë ishin burra trima që mbi çdo gjë vunë idealin e atdheut, sepse pa liri nuk ka as familje as jetë. Rifati me vllëzrit e tij e deshën Kosovën, nderin dhe lirin e saj, po e deshën, e deshën ma shumë se jetën e tyre, kjo sakrific e tyre ky heroizëm ishte trashigimi e hershme që brezat jua lan njëri tjetrit kështu edhe sot edhe nesër dashuria për Kosovën e lirë.Për përparimin dhe mbarsin e saj do të nxjerr nga gjiri i popullit trim , shum trima që nuk ka penges që do tëjau ndal rrugën .Jo më pak krenare ka qenë edhe qendresa e tërë familjes Berisha .Edhe atëher por edhe sot të gjithë ne me një respekt të veqant kujtoj prindrit e Rifatit , nënën Hasimen 70 vjeqare e cila më thoshte a moj bijë ata e paguan vetën shumë fishë kanë cërk bollë e isha kanë me vy e bëhet një mahallë prej tyre. Unë asaj kurrë nuk ja pash lotë në sy , vrasja e Rifatit për tërë familjen Berisha solli nji karval mundimesh, burgosen Tahir Berishën 80 vjeqar, burgosen të gjitha gratë, i prijashtuan nga shkolla të gjithë fëmijet edhe nga shkollat fillore. Kjo qëndres e familjes Berisha ishte dhe është pjesë e pa darë e tërë jetës së popullit që gjatë gjithë shekujve qëndroji si shkëmb taman si shkëmb i pa thyeshëm. Duke i rivarrosur sot këtu në fshatin e tyre Rifatin me vëllëzrit e tij, duke ua ngritur lapidaret dhe respektin e madhë që populli ka për ta, siq po ngriten sot anë e kënd Kosovës lapidare për bijët e shtrejt të këti vendi që dhanë jetën për lirin e tyre, për lirin e këtij trualli. Jemi të ndërgjeshëm se sa shumë gjak shumë gjak dhe shumë sakrifica me shekuj kemi bërë për atëdheun, për këtë tokë, për lirin, lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit.