Përdoruesi:Hulumtues
Pamja
Qendra e Hulumtimit Progresiv - Progressive Exploring Center
QHP është organizatë jofitimprurëse e themeluar në vitin 2012. Arsyeja për themelimin e saj ka qenë si rezultat i bashkëpunimit të Sonila Kapidanit, regjisore dhe pedagoge e Fjalës Artistike, dhe Shkëlzen Berishës, ish-drejtor i Teatrit të Gjilanit, aktor, praktikues i Dramës dhe Teatrit në Edukim me përvojë pune disa vjeçare në Britaninë e Madhe. Të dy këta njerëz kanë përvojë të bujshme të punës artistike dhe edukative edhe në Kosovë e Shqipëri duke përdorur elementet edukuese dhe ndërgjegjësuese që përmban drama dhe teatri në vete. Ky gërshetim përvojash, përcjellë me nevojën që ka sot vendi për aplikimin e metodave të reja artistike dhe pedagogjike, e sidomos nga mosnjohja e përdorimit të këtyre dyjave së bashku me synim edukimin dhe zhvillimin social, ka sjellë idenë dhe përkushtimin për themelimin dhe funksionimin e kësaj organizate. Deri tani QHP ka realizuar projekte jashtëzakonisht të suksesshme duke përdorur metodologjitë: Teatri në Edukim ; Teatri Zhvillues; Drama në Edukim; Teatër Interaktiv;
Sfera e funksionimit të aktiviteteve të QHP si qëllime kryesore ka marrë përsipër promovimin e vlerave demokratike dhe humane të shoqërisë duke përdorur përvoja moderne në fushën e edukimit dhe kulturës, organizimin e aktiviteteve me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të shoqërisë, zhvillimin e aktiviteteve me karakter edukativ, arsimor dhe promovues për të ndihmuar shoqërinë në pjesëmarrje aktive qytetarie, ndërmarrjen e veprimeve që ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes së edukimit dhe artit duke aplikuar forma artistike dhe edukative në rritjen e ndërgjegjësimit social.